Ju jeni këtu:
Shtëpiza » FIKHU-KODI LIGJOR I FAMILJES MUSLIMANE » MARTESA » GRATË E NDALUARA PËR MARTESË » TË NDALUARAT PËRJETËSISHT PËR MARTESË
Numri i fetvasë: 128 CILI PERSON QUHET MAHREM I NJË GRUAJE
Kategoria: TË NDALUARAT PËRJETËSISHT PËR MARTESË
CILI PERSON QUHET MAHREM I NJË GRUAJE
Pyetje: CILI PERSON QUHET MAHREM I NJË GRUAJE
A mund të na sqaroni se çfarë nënkuptohet me termin juridik islam “burra që janë mahrem” të një gruajë dhe se cilët janë ata?
Përgjigjja: CILI PERSON QUHET MAHREM I NJË GRUAJE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Kuptimi gjuhësor i fjalës arabe “mahrem” është: “diçka e ndaluar apo tabu”. Kurse si term juridik, kriteri me të cilin e përkufizojnë dijetarët muslimanë mahremin është: “Mashkulli i rritur, i arsyeshëm dhe i besueshëm, i cili e ka përjetësisht të ndaluar që të martohet me një grua të caktuar, për arsye të një shkaku të ligjshëm dhe sepse ky ndalim është prej të drejtave (përfitimeve) themelore ligjore të saj”.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 69 MAHREMËT-VESHJA E GRUAS NË PRANI TË TYRE
Kategoria: VESHJA E GRUAS
MAHREMËT-VESHJA E GRUAS NË PRANI TË TYRE
Pyetje: MAHREMËT-VESHJA E GRUAS NË PRANI TË TYRE
Kush janë ata burra që konsiderohen mahrem të një gruaje (të ndaluar përjetësisht të martohen me atë) dhe si duhet të jetë veshja e gruas muslimane në prani të tyre. Po në prani të burrave të tjerë veç këtyre si duhet të jetë veshja e gruas muslimane?
Përgjigjja: MAHREMËT-VESHJA E GRUAS NË PRANI TË TYRE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Kuptimi gjuhësor i fjalës arabe “mahrem” është: “diçka e ndaluar apo tabu”; kurse juridikisht dijetarët muslimanë e përkufizojnë “mahremin” si: “Mashkull i rritur (në moshën e pjekurisë ose pranë saj), i arsyeshëm (pa të meta mendore) dhe i besueshëm, i cili e ka përjetësisht të ndaluar që të martohet me një grua të caktuar, për arsye të një shkaku të ligjshëm dhe sepse ky ndalim është prej të drejtave (përfitimeve) themelore ligjore të saj”.
Lexoni më tepër