Numri i fetvasë: 257 EHLU BEJTI-FAMILJARËT E PROFETIT
Kategoria: VIRTYTET-MERITAT E PROFETIT
3 659 shfletues/klikues EHLU BEJTI-FAMILJARËT E PROFETIT
Pyetje: EHLU BEJTI-FAMILJARËT E PROFETIT
Kush janë Ehlu Bejti (Familjarët e Profetit), cila është pozita e tyre dhe a i quan feja jonë ata të shenjtë, apo ajo që duhet është që ne t’i duam ata dhe t’i ndjekim në veprat e tyre të devotshme, jo t’i shenjtërojmë (hyjnizojmë)?
Përgjigjja: EHLU BEJTI-FAMILJARËT E PROFETIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Shenjtërimi në kuptimin e madhërimit kategorik, kulminant dhe të kompletuar, i përket vetëm Allahut, pasi vetëm Atij i takojnë në vetvete cilësitë dhe atributet e madhështisë, lartmadhërisë dhe kompletimit.Lexoni më tepër
Sa më sipër vlen për engjëjt dhe profetët, e për më tepër edhe për Ehlu Bejtin (familjarët e Profetit), kurse më tej në lidhje me këtë çështje thuhet:
Së pari: Përkufizimi i Ehlu (Alu) Bejti / Familjarëve të Profetit1
Ehlu / Alu Bejti, quhen familjarët e Profetit (Paqja qoftë mbi të!) të cilëve nuk u lejohet të marrin prej sadakasë (lëmoshës) së obliguar2, porse ata si farefis i Profetit (Paqja qoftë mbi të!) përfitojnë prej pjesës së 1/5-stës së Plaçkës së Luftës3 (të zënë me ose pa luftime)4, ku më konkretisht hyjnë:
(a) bashkëshortet e Profetit (Paqja qoftë mbi të!);
(b) pasardhësit e Profetit (Paqja qoftë mbi të!), ku hyjnë5:
(së pari) shtatë fëmijët e Profetit (Paqja qoftë mbi të!);Lexoni më tepër
(së dyti) fëmijët e bijave të Profetit (Paqja qoftë mbi të!);Lexoni më tepër
(c) çdo musliman dhe muslimane nga breznitë (pasardhësit) e bijve të dy fiseve Benu Hashim dhe Benu El-Mutalib (pasi pasardhësit e bijave siç dihet përcaktohen tek etërit e këtyre pasardhësve);Lexoni më tepër
(d) meulatë7 (të çliruarit nga vetë pronari ose etërit e pronarit) e dy fiseve Benu Hashim dhe Benu El-Mutalib.Lexoni më tepër
Së dyti: Pozita e Ehlu (Alu) Bejtit / Familjarëve të Profetit në Islam
Ehlu Bejti gëzojnë pozitën dhe madhërimin e veçantë që u ka dhënë atyre Allahu i Lartësuar, përmes teksteve kuranore dhe atyre profetike. Dashuria e tyre përbën një prej adhurimeve me të cilat muslimani afrohet tek Allahu i Madhëruar. Në një sërë transmetimesh profetike porositemi që t’i duam, garantojmë dhe mbrojmë Ehlu Bejtin, të mos i lëndojmë ata a bëjmë keq atyre, si dhe t’u japim madhërimin që u takon brenda kufijve të lejuar sheriatik (ligjor islam), pa shpërfillje por edhe pa teprim.Lexoni më tepër
Së treti: Shenjtërimi/Hyjnizimi i Ehlu (Alu) Bejti / Familjarëve të Profetit
Ehlu Bejti janë veç njerëz që s’kanë në dorë të sjellin dobi a të largojnë dëm, madje vetë të Dërguarin e Allahut (Paqja qoftë mbi të!) Zoti i tij e urdhëron që këtë fakt ta deklaroj qartë ndër njerëz, duke thënë: “Thuaj: ‘Unë nuk mundem t’ju largoj ndonjë dëm e as t’ju sjell ndonjë dobi’”16 dhe: “ Thuaj: “Unë nuk kam fuqi t’i bëj vetes as dëm, as dobi, përveç asaj që dëshiron Allahu”17; kësisoj kjo përfshin për më tepër këdo tjetër veç Profetit (Paqja qoftë mbi të!).
Edhe pse dashuria për Ehlu Bejtin është një adhurim i ligjëruar, teprimi në të përbën një sjellje të devijuar e të pabazë, prandaj muslimani duhet të tregohet i vëmendshëm që të mos bjerë në dashurinë e tepruar të tyre, ku kanë rënë disa të devijuar që i ngritën Ehlu Bejtin mbi pozitën ku i vendosi Allahu dhe madje arritën deri aty sa i adhuruan ata krahas Allahut.
Së këtejmi nuk është e udhës (nuk lipset) që Ehlu Bejti të cilësohen me epitetin “i shenjtë”, gjithmonë nëse me këtë nënkuptohet kuptimi “i dëlirë / i bekuar / i madhëruar”, kurse cilësimi i tyre me epitetin “i shenjtë” nën pretendimin se ata zotërojnë ndonjë cilësi hyjnore që është e veçantë për Allahun e Madhëruar, përbën padyshim rënie në idhujtari dhe mosbesim.Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. EHLU BEJTI-FAMILJARËT E PROFETIT
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ EHLU BEJTI-FAMILJARËT E PROFETIT
EHLU BEJTI-FAMILJARËT E PROFETIT
- Shih: islamweb, islamweb, islamqa, islamway dhe islamqa. ↩
- Shih: islamweb. ↩
- Plaçkë lufte: Paratë, kapitalet, armët, mjetet, plaçkat, pronat dhe ngjashëm, të fituara (zëna) nga muslimanët në luftrat (luftimet) e tyre me jomuslimanët, të cilat tuboheshin pas lufte nën kujdesin e komandës dhe pastaj 4/5-sta e tyre u ndahej luftëtarëve muslimanë pjesëmarrës në këtë luftë, ku këmbësorit i jepej një pjesë dhe kalorësit dy ose tre pjesë (për shkak të kontributit të tij më të shumtë / një pjesë për kalorësin dhe pjesa tjetër për kalin e tij); ndërsa 1/5-sta e kësaj plaçke lufte i takonte thesarit të shtetit islam, i cili e përdorte atë për interesat e përgjithshme të muslimanëve, për jetimët, të varfrit, shtegtarin (udhëtarin) e mbetur në rrugë (pa të hollat e nevojshme për t’u kthyer në vendin e tij) dhe ngjashëm (shih: islamqa, islammessage dhe islamweb). ↩
- Shih: islamweb. ↩
- Shih: islamqa, islamweb, islamweb, islamstory, islamweb dhe islamweb. ↩
- Shih: AbdulMuhsin Ibn Hamd El-Abad El-Bedër, Fadlu Ehli Bejt Ue Uluë Mekenetihim, f. 6, AbdulGani Ed-Dekër, El-Imam Esh-Shafi’i, Fakihu Es-Suneti El-Ekber, Silsiletu Ealemi El-Muslimin, f. 33-35, islamweb, islamqa dhe islamqa. ↩
- Meula: Rob i çliruar prej arabëve ose joarabëve, edhe nëse çlirimi i tij ka qenë nga etërit e kahershëm të personit (shih: islamway). Çlirimi i robit i jep ish-padronit të tij statusin e quajtur “El-Uela”, që e mundëson ish-padronin të jetë prej shtresës së fundit të trashëgimtarëve të këtij personi, kurse ky rob i çliruar quhet “Meule i ish padronit të tij” (shih: islamweb dhe almeshkat) dhe nuk trashëgon prej çliruesit të tij përveçse (sipas disa dijetarëve muslimanë) nëse nuk mbetet asnjë prej trashëgimtarëve të çliruesit të tij. ↩
- Shih: islamqa. ↩
- Esh-Shura: 23. ↩
- Muslimi 2408. ↩
- El-Bukhari 3712. ↩
- Nëse personi nuk di arabisht dhe do që t’i lexojë tekstet e përmendjeve dhe lutjeve në arabisht, që kemi sjellë të transliteruara (të shkruara me gërma latine), ai obligohet që për leximin e tyre të ketë parasysh sa më poshtë:
● Shkronja “Ă”, lexohet “a” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;
● Shkronja “Ŭ”, lexohet “u” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;
● Shkronja “Ĭ”, lexohet “i” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;
● Shkronja “Ȟ”, lexohet “h” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;
● Shkronja “Ď”, lexohet “d” e fortë që del nga tingulli që përftohet nga vendosja e majës së gjuhës në zonën ku bashkohet qiellza me pjesën e brendshme të dhëmbëve të nofullës së sipërme, tingull ky që del shoqëruar me fryrjen e dy faqeve;
● Shkronja “Ť”, lexohet “t” e fortë që del nga tingulli që përftohet nga vendosja e majës së gjuhës në zonën ku bashkohet qiellza me pjesën e brendshme të dhëmbëve të nofullës së sipërme, tingull ky që del shoqëruar me një fryrje të lehtë të dy mollëzave të faqes;
● Shkronja “ĎȞ”, lexohet “dh” e fortë që del nga tingulli që përftohet nga vendosja e majës së gjuhës në zonën ku bashkohet qiellza me pjesën e brendshme të dhëmbëve të nofullës së sipërme, tingull ky që del shoqëruar me një fryrje të lehtë të dy mollëzave të faqes;
● Shkronja “Š”, lexohet “s” e fortë që del shoqëruar me fryrjen e dy mollëzave të faqes;
● Shkronja “Ǩ”, lexohet “k” e fortë që del nga zona e gjysmës së poshtme të brendisë së gojës;
● Shkronja “KH”, lexohet afërsisht si tingulli që del gjatë gargarës, nga zona e gjysmës së poshtme të brendisë së gojës;
● Përsëritja e shkronjës, shpreh faktin se ajo duhet zgjatur pa ndërprerje; për shembull: “AA” duhet zgjatur duke mos u lexuar ndarazi “A”, “A”; por duke u lexuar një “A” e vetme e zgjatur rreth 2 sekonda… kjo vlen për të gjitha rastet kur shkronja vjen e përsëritur… e njëjta gjë duhet marrë në konsideratë edhe për të gjitha rastet kur shkronjat e njëjta vijnë të ndara me vijë mesi me njëra-tjetrën; për shembull: “LL-LL”. ↩
- Salavati: Në rekatin e fundit të çdo namazi, pas sexhdes së dytë, krahas Et-Tehijatit (teshehudit) thuhet edhe salavati (thënia): “ALL-LLAAHUM-ME ŠAL-LI ĂLEE MUȞAM-MEDIN UE ĂLEE EELI MUȞAM-MEDIN KEMAA ŠAL-LEJTE ĂLEE IBRAAHIIME UE ĂLEE EELI IBRAAHIIME, IN-NEKE ȞAMIIDUN MEXHIID; UE BAARIK ĂLEE MUȞAM-MEDIN UE ĂLEE EELI MUȞAM-MEDIN KEMAA BAAREKTE ĂLEE IBRAAHIIME UE ĂLEE EELI IBRAAHIIME, IN-NEKE ȞAMIIDUN MEXHIID / O Allah! Mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu sikurse e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij. Me të vërtetë, Ti je i lavdëruar dhe i madhëruar. Dhe bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu sikurse e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij. Me të vërtetë, Ti je i lavdëruar dhe i madhëruar)”. ↩
- Teshehudi: Pozicion i namazit pas sexhdes së dytë të rekatit të dytë / të fundit të namazit, ku thuhet Tehijati (teshehudi): “ET-TEȞIJ-JEETU LIL-LAAHI UEŤ-ŤAJ-JIBEETU, ES-SELAAMU ĂLEJKE EJ-JUHEN-NEBIJ-JU UE RAȞMETULL-LLAAHI UE BEREKEETUHU, ES-SELAAMU ĂLEJNEE UE ĂLEE ĬBAADIL-LAAHIŠ-ŠAALIȞIIN, ESH-HEDU EN LAA ILAAHE IL-LALL-LLAAH, UE ESH-HEDU EN-NE MUȞAM-MEDEN ĂBDUHU UE RESUULUH / Përshëndetjet (madhërimet) i takojnë Allahut si dhe adhurimet (lutjet) dhe fjalët e mira. Paqja qoftë mbi ty, o Profet si dhe mëshira e Allahut dhe begatitë e Tij. Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë të Allahut. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar të meritueshëm përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij)”. ↩
- Ehlus-Sunneh Uel Xhema’ah: Termi Ehlu Sunneti ose Ehlus-Sunneh Uel Xhema’ah (Ithtarët e Praktikës Profetike të Unifikuar në të), përdorur së pari nga Ibn Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe termi Sunnitët, janë sinonime që kanë të bëjnë me metodologjinë (mënyrën) islame të jetesës dhe përbëjnë antonimin e bidatit (risisë në fenë islame) ku ranë sektet e devijuara që e përkatësuan veten e tyre tek Islami (si: khauarixhët, shi’itët dhe kaderitë) në fundin e epokës së sahabëve / shokëve të Profetit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe të tjera sekte pas kësaj. Termi Ehlu Sunneti ose Ehlus-Sunneh nënkupton ithtarët ose pasuesit parimorë burimorë të Kuranit dhe Traditës / Praktikës Profetike, të cilët iu përmbajtën këtyre parimeve sipas kuptimit të tre gjeneratave të para erudite (shkencore) islame, kurse shtojca (Uel Xhema’ah) shpreh përqafimin e parimit të mbështetjes së komunitetit musliman të unifikuar sipas Sunnetit, inkurajimin e unitetit të këtij komuniteti, si dhe largimin prej përçarjes e rebelimit në dëm të komunitetit musliman të udhëhequr nga një qeverisës legjitim. ↩
- El-Xhin: 21. ↩
- Junus: 49. ↩