SHENJTËRIMI I PROFETËVE-EVLIJAVE

Numri i fetvasë: 256 SHENJTËRIMI I PROFETËVE-EVLIJAVE

Kategoria: VIRTYTET-MERITAT E PROFETIT

1 927 shfletues/klikues SHENJTËRIMI I PROFETËVE-EVLIJAVE


 Pyetje: SHENJTËRIMI I PROFETËVE-EVLIJAVE


Feja jonë na mëson ta duam Allahun, të Derguarin e Tij (Paqja qoftë mbi të!) dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij. A e quan feja jonë Muhamedin (Paqja qoftë mbi të!) të shenjtë? Unë e di se ajo që duhet është që ne ta duam dhe ndjekim atë në çfarë ka vepruar dhe jo ta bëjmë të shenjtë (hyjnizojmë)?


Përgjigjja: SHENJTËRIMI I PROFETËVE-EVLIJAVE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Me fjalën “TEǨDIIS / shenjtërim” nënkuptohet “TEǍĎȞIIM-i / madhërimi” dhe zakonisht kur kjo fjalë flitet për krijesat, ajo përdoret për kë/çfarë kalon cakun ligjor (kufirin e lejuar). Porse fjala “TEǨDIIS / shenjtërim” bart edhe kuptimet: dëlirje / pastrim (i të cilësuarit me këtë fjalë) nga të metat / mangësitë dhe të qenët i bekuar.Lexoni më tepër

Dihet fakti se shenjtërimi në kuptimin e madhërimit kategorik, kulminant dhe të kompletuar, i përket vetëm Allahut, Një të Vetëm e të Pashoq, duke qenë se vetëm Atij i takojnë cilësitë dhe atributet e madhështisë, lartmadhërisë dhe kompletimit. Vetëm Ai e meriton shenjtërimin apo madhërimin më madhështor dhe tërësor, pasi Ai është i lavdëruar në vetvete për gjithçka.

Ndërsa, tejtërkujt/gjëje veç Tij, i takon të madhërohet vetëm me dy kushte:

Kushti i parë: të madhërohet varësisht pozitës dhe vendit që gëzon te Allahu;

Kushti i dytë: të madhërohet në atë formë që e ka ligjëruar Allahu.

Kurse çdo madhërim që del jashtë kësaj, konsiderohet madhërim i ndaluar, të cilin nuk e ka lejuar Allahu.

Bazuar në sa u tha, madhërimi i njerëzve bëhet vetëm në varësi të pajtimit të tyre me ligjin e Allahut, prej ku rrjedhin edhe dy llojet e madhërimit në vijim:

Së pari: Madhërimi i lejuar prej Allahut, që është brenda kufijve ligjor islam;

Së dyti: Madhërimi i ndaluar prej Allahut, i ashtuquajtur shenjtërim, i cili e kapërcen lejimin (ligjin).

Së këtejmi, i shenjtë në vetvete është vetëm Allahu, pasi vetëm Atij, Një të Vetëm e të Pashoq i takon shenjtërimi, që përbën kushtimin e madhërimit kategorik kulminant, të plotë e kompletuar, tërësor e përmbushur, më madhështor e përlartësuar. Ky shenjtërim / madhërim kategorik nuk është i denjë për askënd/asgjë veç Allahut dhe nuk i përshkruhet askujt/asgjëje veç Tij.2

Kësisoj, kuptohet se në rastet e veçanta kur tekstet sheriatike (ligjore islame) përmendin artikulimin (fjalën) i shenjtë / i madhëruar, për krijesën (kryesisht profetët, engjëjt, vendet, kohët apo tubimet), me këtë nuk nënkuptohet shenjtëria e tyre në vetevete, por nënkuptohet: dëlirja / pastrimi i këtyre krijesave të veçanta nga cenët (të metat / mangësitë e rangut të krijesës) në shprehi të vlerësimit të çështjes së tyre, bekimi i tyre, moscenimi i ligjeve të veçanta që kanë të bëjnë me to, pozita e veçantë që ata/ato gëzojnë te Allahu i Madhëruar dhe merita e tyre që të madhërohen në një formë legjitime fikse të ligjëruar nga Allahu; gjëra këto që kurrsesi nuk bëhen si adhurim ndaj këtyre krijesave, por që faktikisht bëhen krejtësisht si adhurim ndaj Allahut të Madhëruar.

Në këtë kuptim lejohet të thuhet: “Profeti, shpirti (engjëlli Xhebrail), Xhamia, Ramazani, Vendi etj. i shenjtë, pra: i pastër / i dëlirë / i madhëruar / i bekuar / i pacenueshëm.”Lexoni më tepër

Sa më sipër vlen për më tepër edhe lidhur me Ehlu Bejtin (familjarët e Profetit) dhe evlijatë (besimtarët muslimanë të devotshëm) mbarë.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. SHENJTËRIMI I PROFETËVE-EVLIJAVE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ SHENJTËRIMI I PROFETËVE-EVLIJAVE

SHENJTËRIMI I PROFETËVE-EVLIJAVE

  1. Shih: Fjalori Elektronik Shpjegues i Gjuhës Shqipe, artikulli “shenjt…”.
  2. Shih: dorar,  islamqa, islamweb dhe islamweb.
  3. El-Bukhari 3261 dhe Ibn Haxher – Fet’hu El-Baari v. 12, f. 149.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.