Numri i fetvasë: 246 BËRJA E LUTJEVE KURANORE NË SEXHDE
Kategoria: SEXHDJA DHE NGRITJA PREJ SAJ
7 319 shfletues/klikues BËRJA E LUTJEVE KURANORE NË SEXHDE
Pyetje: BËRJA E LUTJEVE KURANORE NË SEXHDE
Nëse në namaz, teksa jam në sexhde, them ndonjë ajet kuranor, si p.sh. lutjen e profetit Junus (Paqja qoftë mbi të!)?, a lejohet kjo gjë?,- sepse lexova diku se nuk lejohet që në sexhde të thuash ajete kuranore.
Përgjigjja: BËRJA E LUTJEVE KURANORE NË SEXHDE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Nuk ka dyshim se sexhdja1 (gjunjëzimi) përbën një nga adhurimet më të mëdha në të cilin ligjërohet bërja e duasë (lutjes).Lexoni më tepër
Ndërkaq, sa i përket leximit në sexhde të Kuranit në përgjithësi dhe lutjeve të ardhura në Kuran në veçanti, thuhet4 sa vijon:
Së pari: Leximi i Kuranit në ruku5 dhe në sexhde është mekruh6
Juristët muslimanë ndajnë njëzëri mendimin se këndimi i ajeteve kuranore në ruku apo sexhde (por edhe jashtë gjendjes së kijamit / qëndrimit në këmbë në namaz7 në përgjithësi, me nijetin e këndimit të Kuranit, është mekruh (i papëlqyeshëm), me kuptimin që ky veprim nuk e prish namazin dhe lënia e tij është e shpërblyeshme.Lexoni më tepër
Së dyti: Lejohet leximi në sexhde i lutjeve të ardhura në Kuran
Sa i përket thënies në sexhde të ajeteve kuranor që janë lutje në vetvete, nëse ato thuhen në sexhde me nijetin (qëllimin) e lutjes dhe jo atë të leximit të Kuranit, e tillë gjë nuk përbën aspak problem, pasi ndalimi ka ardhur vetëm për leximin e Kuranit (siç u sqarua më sipër).
Së treti: Lejohet bërja në sexhde e lutjes së profetit JunusLexoni më tepër
Duke qenë se lutja e profetit Junus (Paqja qoftë mbi të!), bën pjesë tek lutjet kuranore dhe profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) ka nxitur për bërjen e kësaj lutje në përgjithësi, ka preferuar lutjet lakonike (përmbledhëse) në përgjithësi (ku hyjnë edhe lutjet e të gjthë profetëve, Paqja qoftë mbi të gjithë ata!) dhe ka nxitur bërjen e lutjeve në sexhde në veçanti; së këtejmi bërja e lutjes në fjalë të profetit Junus (Paqja qoftë mbi të!) në sexhde është e lejuar (siç u cek edhe në pikën e dytë të këtij shqyrtimi).10
Gjithsesi, duhet bërë kujdes të mos mjaftohemi që në krejt sexhden të bëjmë vetëm këtë lutje (apo ngjashëm me të prej lutjeve të ardhura në Kuran), porse duhet ditur se në sexhde bëhen së pari përmendjet (tesbihet) përkatëse të sexhdes dhe pas tyre mund të bëhen edhe lutjet në fjalë.Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. BËRJA E LUTJEVE KURANORE NË SEXHDE
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ BËRJA E LUTJEVE KURANORE NË SEXHDE
BËRJA E LUTJEVE KURANORE NË SEXHDE
- Sexhde: Gjunjëzimi në namaz, pozicioni i njohur i faljes së namazit, në të cilin vendosen përdhe shtatë gjymtyrët kyçe të trupit: balli e hunda, dy duart, dy gjunjët dhe dy majat e këmbëve (gishtat e tyre). ↩
- Muslimi 482. ↩
- Muslimi 479. ↩
- Shih: islamweb, islamweb dhe islamqa. ↩
- Ruku: Përkulja në namaz, pozicion i njohur i faljes së namazit, në të cilin pas qëndrimit në këmbë falësi i namazit përkulet duke e mbajtur gjysmën e sipërme të trupit paralel me tokën dhe pastaj e drejton atë sërish. ↩
- Mekruh: Veprim lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij nuk ndëshkohet. ↩
- Kijami: Qëndrimi në këmbë, pozicioni i njohur i faljes së namazit, që fillon me tekbirin (thënien “ALL-LLAAHU EKBER / Allahu është më i Madhi) fillestar (tekbirin e hyrjes në namaz) dhe mbaron me leximin e Kuranit. ↩
- Muslimi 479. ↩
- Muslimi 480. ↩
- Shih: elmeshkat dhe alshareaf. ↩