RRETH MBYLLJES SË SYVE NË NAMAZ

Numri i fetvasë: 245 RRETH MBYLLJES SË SYVE NË NAMAZ

Kategoria: VEPRIMET E PAPËLQYESHME TË NAMAZIT

2 984 shfletues/klikues RRETH MBYLLJES SË SYVE NË NAMAZ


 Pyetje: RRETH MBYLLJES SË SYVE NË NAMAZ


Në namaz në përgjithësi dhe kur jemi në sexhde në veçanti, a bën t’i mbajmë sytë mbyllur apo jo?


Përgjigjja: RRETH MBYLLJES SË SYVE NË NAMAZ


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Dijetarët ndajnë thuajse njëzëri mendimin (që është mbështetur nga medh’hebi hanefi, maliki, hanbeli dhe një pjesë e medh’hebit shafi’i), se mbyllja e panevojshme e syve në namaz, është mekruh1 (e papëlqyeshme); ndër të tjera sepse prej traditës profetike është që shikimi të hidhet në vendin ku bëhet sexhdja, apo edhe për arsyen se çdo gjymtyrë, përfshirë edhe sytë, lipset të ketë hisen e saj në kryerjen e adhurimit.

Me sa mësipër nënkuptohet se mbyllja e panevojshme e syve në namaz nuk e prish namazin, por nëse një gjë e tillë bëhet pa qenë nevoja për të,  përbën një veprim mekruh (të papëlqyeshëm).

Ndërsa kur mbyllja e syve bëhet në namaz për të arritur një përulësi më të mirë, për të ndaluar vesvesevet (ngacmimet djallëzore në namaz) dhe ngjashëm, në këtë rast ajo nuk konsiderohet më e papëlqyeshme. Pra papëlqyeshmëria e mbylljes së syve në namaz bie, nëse kjo bëhet për një nevojë apo arsye në interes të përqendrimit dhe përulësisë në namaz, si p. sh.: kur personi i mbyll sytë në namaz ngaqë i frikësohet një pamje të caktuar që mund ta shpërqëndrojë dhe cenojë përulësinë në namaz.

Imami Iz Ibn Abduselami e konsideron të kontekstit të nevojës dhe arsyes lejuese edhe rastin kur mbyllja e syve në namaz e bën namazfalësin më të përulur në namazin e tij. Ndërsa Ibn El-Kajimi shkon më tej në këtë kontekst, duke u shprehur se ka raste kur mbyllja e syve në namaz bëhet më parësore se hapja e tyre, sidomos kur sytë mbyllen për ndonjë arsye si zbukurimet dhe dekoret tërheqëse të pranishme në vendfalje, që e pengojnë përqendrimin, përkushtimin a përulësinë në namaz. Ai thotë se mendimi më në qasje me kërkesat e jurisprudencës islame dhe bazat e saj për mbylljen e syve në këtë rast, është pëqlyeshmëria2 dhe jo papëlqyeshmëria.3

Allahu e di më mirë. RRETH MBYLLJES SË SYVE NË NAMAZ

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ RRETH MBYLLJES SË SYVE NË NAMAZ

RRETH MBYLLJES SË SYVE NË NAMAZ

  1. Mekruh: Veprim lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij nuk ndëshkohet.
  2. Veprim i pëlqyeshëm apo mustehab: Veprim kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.
  3. Shih: islamweb dhe islamqa.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë: