Numri i fetvasë: 326 PËRMENDJE-LUTJE NË TËRMETE-KATASTROFA
Kategoria: PËRMENDJET E REALITETEVE UNIVERSALE
2 900 shfletues/klikues PËRMENDJE-LUTJE NË TËRMETE-KATASTROFA
Pyetje: PËRMENDJE-LUTJE NË TËRMETE-KATASTROFA
A mund të na tregoni disa nga përmendjet dhe lutjet islame që pëlqehen të bëhen nga muslimani/a në rast tërmeti dhe katastrofash të tjera?
Përgjigjja: PËRMENDJE-LUTJE NË TËRMETE-KATASTROFA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!Lexoni më tepër
Duke qenë se tërmetet (dhe dukuritë e tjera të kësaj natyre) bëjnë pjesë në shenjat hyjnore frikësuese dhe çështja e tyre është e ngjashme me çështjen e eklipsit, së këtejmi juristët muslimanë janë të mendimit se, për rastin kur bëhemi dëshmitarë të këtyre shenjave, pëlqehen kryesisht përmendjet dhe lutjet sikurse në rastin e eklipsit4, si vijon5:
Së pari: Përmendjet që pëlqehet të bëhen gjatë shenjave hyjnore frikësuese6
a. Tesbihu7 (ET-TESBIȞ) me trajtat e tij përkatëse që largojnë ndëshkimin8;
b. Tekbiri9 (ET-TEKBIIR) bazuar në kijasin / arsyetimin analogjik (krahasimor) të pëlqyeshmërisë së thënies së tij (tekbirit) kur bëhemi dëshmitar të rënies së zjarrit10 por edhe gjatë eklipsit;
c. Salavati11 (kërkimi i mëshirës së Allahut) për Profetin (Paqja qoftë mbi të!), që siç dihet largon çdo bela dhe eleminon çdo të keqe, pasi ai (salavati) hyn në të gjithë etikat / rregullat e kësobotshme dhe të amshimit12.Lexoni më tepër
Së dyti: Lutjet që pëlqehet të bëhen gjatë shenjave hyjnore frikësuese
Duke qenë se tërmeti i takon situatave të shqetësimit, frikës, brengosjes dhe vështirësisë, është e pëlqyer që muslimani të lutet gjatë tij me lutjet autentike profetike të bëra në këto situata, si vijon:
a. Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “‘Lutja e të brengosurit është: ‘ALL-LLAAHUM-ME RAȞMETEKE ERXHUU, FELAA TEKILNII ILEE NEFSII ŤARFETE ÂJN, UE EŜLIȞ LI SHEËNII KUL-LEHU, LAA ILAAHE IL-LEE ENTE / O Allah, Mëshirën Tënde shpresoj, mos më lër të mbështetem në veten time as sa pulitja (hapja-mbyllja) e syrit, ma rregullo të gjithë çështjen time, nuk ka hyjni (të adhuruar) veç Teje!”13
b. Kur Profetin (Paqja qoftë mbi të!) e brengoste / shqetësonte diçka ai thoshte: “JAA ȞAJ-JU JAA ǨAJ-JUUMU BI RAȞMETIKE ESTEGIITHU / O i Gjallë, o Mbajtësi i gjithçkaje; falë mëshirës Tënde kërkoj ndihmë!”14
c. Lutja e Profetit Junus (Paqja qoftë mbi të!): “LAA ILAAȞE IL-LEE ENTE SŬBȞAANEKE IN-NII KŬNTŬ MINEDȞ-DȞAALIMIIN / S’ka zot (të adhuruar) tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!15“16; për të cilën Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë se, nuk ka musliman që ta lus me të Zotin e tij për diçka, përveçse Ai do t’i përgjigjet.Lexoni më tepër
d. Nga Esmaja e bija e Umejsit (Allahu qoftë e kënaqur me të!) vjen se ajo ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) më ka thënë: ‘A s’po do që të të mësoj disa fjalë që t’i thuash gjatë brengosjes – ose në brengosje,- tha: ‘ALL-LLAAHU, ALL-LLAAHU RAB-BII, LAA USHRIKU BIHI SHEJ-EN / Allahu, Allahu është Zoti im, nuk i shoqëroj (nuk i bëj shok) Atij gjë.'”17Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. PËRMENDJE-LUTJE NË TËRMETE-KATASTROFA
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ PËRMENDJE-LUTJE NË TËRMETE-KATASTROFA
PËRMENDJE-LUTJE NË TËRMETE-KATASTROFA
- El-Bukhariu 1059, Muslimi 912. ↩
- Ibn Rexheb, Fet’hu El-Bari, v. 2, f. 635 dhe v. 9, f. 250. ↩
- Ibn Alan, El-Futuhat Er-Rabanije, v. 4, f, 251. ↩
- Shih: NJOHURI BAZË RRETH DY EKLIPSEVE. ↩
- Shih: alukah. ↩
- Nëse personi nuk di arabisht dhe do që t’i lexojë tekstet e përmendjeve dhe lutjeve në arabisht, që kemi sjellë të transliteruara (të shkruara me gërma latine), ai obligohet që për leximin e tyre të ketë parasysh sa më poshtë:
● Shkronja “Ă”, lexohet “a” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;
● Shkronja “Ŭ”, lexohet “u” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;
● Shkronja “Ĭ”, lexohet “i” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;
● Shkronja “Ȟ”, lexohet “h” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;
● Shkronja “Ď”, lexohet “d” e fortë që del nga tingulli që përftohet nga vendosja e majës së gjuhës në zonën ku bashkohet qiellza me pjesën e brendshme të dhëmbëve të nofullës së sipërme, tingull ky që del shoqëruar me fryrjen e dy faqeve;
● Shkronja “Ť”, lexohet “t” e fortë që del nga tingulli që përftohet nga vendosja e majës së gjuhës në zonën ku bashkohet qiellza me pjesën e brendshme të dhëmbëve të nofullës së sipërme, tingull ky që del shoqëruar me një fryrje të lehtë të dy mollëzave të faqes;
● Shkronja “ĎȞ”, lexohet “dh” e fortë që del nga tingulli që përftohet nga vendosja e majës së gjuhës në zonën ku bashkohet qiellza me pjesën e brendshme të dhëmbëve të nofullës së sipërme, tingull ky që del shoqëruar me një fryrje të lehtë të dy mollëzave të faqes;
● Shkronja “Š”, lexohet “s” e fortë që del shoqëruar me fryrjen e dy mollëzave të faqes;
● Shkronja “Ǩ”, lexohet “k” e fortë që del nga zona e gjysmës së poshtme të brendisë së gojës;
● Shkronja “KH”, lexohet afërsisht si tingulli që del gjatë gargarës, nga zona e gjysmës së poshtme të brendisë së gojës;
● Përsëritja e shkronjës, shpreh faktin se ajo duhet zgjatur pa ndërprerje; për shembull: “AA” duhet zgjatur duke mos u lexuar ndarazi “A”, “A”; por duke u lexuar një “A” e vetme e zgjatur rreth 2 sekonda… kjo vlen për të gjitha rastet kur shkronja vjen e përsëritur… e njëjta gjë duhet marrë në konsideratë edhe për të gjitha rastet kur shkronjat e njëjta vijnë të ndara me vijë mesi me njëra-tjetrën; për shembull: “LL-LL”. ↩
- ET-TESBIȞ: Thënia “SUBȞAAN ALL-LLAAHI / I Lartmadhëruar dhe i Patëmetë është Allahu”. ↩
- Shih tek pika (c) e ardhur në këtë trajtesë tek “Së dyti: Lutjet që pëlqehet të bëhen gjatë shenjave hyjnore frikësuese”. ↩
- ET-TEKBIR: Thënia “ALL-LLAAHU EKBER / Allahu është më i Madhi”. ↩
- Transmetimi profetik ku mbështetet pëlqyeshmëria e thënies së tekbirit (thënies “ALL-LLAAHU EKBER / Allahu është më i Madhi”) kur bëhemi dëshmitar të rënies së zjarrit, është një transmetim i dobët / jo i besueshëm; shih: El-Albani, El-Kelem Et-Tajib, f. 221. ↩
- Salavati: Lutje e Allahut që ta mëshirojë Profetin Muhamed (Paqja qoftë mbi të!). ↩
- Shih: islamqa. ↩
- Transmeton Ebu Daudi 5090 dhe En-Nesai – në Amelu El-Jeumi Ue El-Lejle – 651, hadithi është hasen / i besueshëm. ↩
- Et-Termidhi 3522 dhe Ibn Es-Sine 332; ky transmetim është i dobët, por falë dëshmive jashtë tij (shih: El-Hakim v. 1, nr. 509) Albani – në El-Kelem Et-Tajib, f. 72 – thotë se ky hadithi është i gradës “hasen / i besueshëm”. ↩
- Kuran, El Enbija: 87. ↩
- Transmeton Et-Termidhi 3500, Ahmedi v. 1, nr. 170, El-Hakim v. 2, nr. 383; El-Hakim dhe Edh-Dhehebi kanë thënë se ky hadith ësht sahih / i vërtetë dhe të njëjtën ka thënë edhe Albani – në El-Kelem Et-Tajib, f. 74 -. ↩
- Transmeton Ebu Daudi 1525 Ibn Maxhe 3882, Ahmedi v. 6, nr. 369; Albani – në El-Kelem Et-Tajib, f. 73 – thotë se ky hadithi është i gradës “hasen / i besueshëm”. ↩