Numri i fetvasë: 278 TEKBIRI I LIRË-I KUFIZUAR NË DHUL HIXHE
Kategoria: ETIKË-VIRTYT-GOJËTARI
2 233 shfletues/klikues TEKBIRI I LIRË-I KUFIZUAR NË DHUL HIXHE
Pyetje: TEKBIRI I LIRË-I KUFIZUAR NË DHUL HIXHE
Cili është kuptimi i tekbirit të kufizuar dhe atij të lirë që thuhen në Dhul Hixhe (Bajram) dhe a mund të na jepni disa njohuri kryesore në lidhje me këto tekbire?
Përgjigjja: TEKBIRI I LIRË-I KUFIZUAR NË DHUL HIXHE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me këtë çështje thuhet sa vijon1:
Së pari: Tekbiri i pakufizuar / i lirë (ET-TEKBIIRU EL-MUŤLAǨ)
Lidhur me formën e tekbirit të pakufizuar vlen të thuhet po ajo që thuhet (në vijim) për tekbirin e kufizuar (ET-TEKBIIRU EL-MUǨAJ-JED).
Ndërkaq, tekbiri i pakufizuar (bazuar në një nga mendimet e medh’hebit hanbeli dhe disa juristëve bashkëkohorë) është i pëlqyeshëm që të thuhet në dhjetëditëshin e parë të Dhul Hixhes dhe në Ditët e Teshrikut (tre ditë pas ditës së Kurban Bajramit, pra 11-13 Dhul Hixhe) dhe po kështu (bazuar në mendimin e thuajse të gjithë juristëve muslimanë) tekbiri i pakufizuar pëlqehet të thuhet edhe në ditën e Fitër Bajramit, duke filluar nga perëndimi i diellit të natës së Fitër Bajramit dhe mbaron kur imami të dalë për t’u falur në faltoren e Namazit të Fitër Bajramit ose mbaron me faljen e këtij namazi.Lexoni më tepër
Së dyti: Tekbiri2 i kufizuar (ET-TEKBIIRU EL-MUǨAJ-JED)
a. Forma e tekbirit të kufizuar
Forma tekstuale (në arabisht / e transliteruar me shkronja latine) e tekbirit të kufizuar është: “ALL-LLAAHU EKBER, ALL-LLAAHU EKBER, LAA ILAAHE IL-LELL-LLAAH, ALL-LLAAHU EKBER, ALLAHU EKBER, UE LIL-LAAHIL-ȞAMD / Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi dhe Allahut i takon falënderimi absolut.”Lexoni më tepër
b. Koha e thënies së tekbirit të kufizuar
Tekbiri i kufizuar është i veçantë për Festën e Bajramit të Kurbanit (thuhet në ditën e Kurbanit të Bajramit, në ditën para tij dhe në tre ditë pas tij), por (mbështetur në mendimin e katër medh’hebeve) ai nuk thuhet për festën e Bajramit të Fitrit.Lexoni më tepër
c. Dispozita e tekbirit të kufizuar5
Thuajse të gjithë dijetarët muslimanë janë të mendimit se tekbiri i kufizuar është i ligjëruar (bazuar në transmetimet e ardhura nga sahabët / shokët e Profetit) dhe shumica e juristëve muslimanë janë të mendimit se ky tekbir nuk është obligim.
Së treti: Bërja në grup i tekbirit të pakufizuar dhe atij të kufizuar6
Juristët muslimanë përmendin se tekbiri i pakufizuar dhe ai i kufizuar lejohet që të bëhen në grup, bazuar në transmetimet e sakta7 ku përmendet se këto tekbire të kërkuara veçanërisht në Dhjetëditëshin e Parë të Dhul Hixhes dhe në Ditët e Teshrikut, janë bërë në mënyrë kolektive, me kuptimin se ka pasur grupe njerëzish që kanë bërë tekbir kolektiv të njëzëshëm. Gjithsesi, sa në fjalë tregon thjesht lejimin që tekbiret në fjalë të bëhen njëzëri në grup, teksa si rregull juridik, më e mira dhe më kompletuara është që sa në fjalë të bëhet individualisht.
Allahu e di më mirë. TEKBIRI I LIRË-I KUFIZUAR NË DHUL HIXHE
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ TEKBIRI I LIRË-I KUFIZUAR NË DHUL HIXHE
TEKBIRI I LIRË-I KUFIZUAR NË DHUL HIXHE
- Shih: islamweb, dorar, dorar dhe islamqa. ↩
- Tekbir: Madhërimi i Zotit, përmes trajtave të përmendjes së Zotit ku vjen e veçuar ose bashkëngjitur thënia “ALL-LLAAHU EKBER / Allahu është më i Madhi”. ↩
- Pra ky tekbir fillon e thuhet nga mëngjesi i ditës së Arafatit (pas faljes së namazit farz të sabahut / mëngjesit të kësaj dite, që i takon të jetë një ditë para Bajramit të Kurbanit) dhe zgjat deri në ikindinë e ditës 13 Dhul Hixhe (pra thuhet për herë të fundit pas faljes së namazit farz të iqindisë / pasdites së kësaj dite, që i takon të jetë dita e tretë pas Bajramit të Kurbanit). ↩
- Selami në namaz: Mbyllja e namazit me “ES-SELAAMU ĂLEJKUM / Paqja qoftë mbi ju”, duke e kthyer kokën anash. ↩
- Shih: islamport. ↩
- Shih: islamweb dhe islamweb. ↩
- Shih: El-Bukhari 969 dhe 970, El-Bejhaki 6348 dhe 6489; Albani – në Iruau El-Galil 651 – thotë se hadithi është sahih / i vërtetë. ↩