Numri i fetvasë: 66 AGJËRIMI NË MUAJIN REXHEB-DISPOZITA
Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR
10 848 shfletues/klikues AGJËRIMI NË MUAJIN REXHEB-DISPOZITA
Pyetje: AGJËRIMI NË MUAJIN REXHEB-DISPOZITA
Cila është dispozita për agjërimin në muajin Rexheb?
Përgjigjja: AGJËRIMI NË MUAJIN REXHEB-DISPOZITA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me agjërimin e veçuar të muajit Rexheb1 apo të diç prej tij, nuk është se ka ndonjë transmetim autentik. Bazuar në sa më sipër, nuk lejohet që në muajin Rexheb të agjërohen ditë të veçanta prej tij, përfshirë edhe ditën (e enjte) që vjen para natës së njohur si Nata e Regaibit2 dhe ditën e Israsë dhe Miraxhit3, sepse një agjërim i tillë nuk bazohet në argumente sheriatike (ligjore islame). Ndërkohë, në muajin Rexheb (si në çdo muaj tjetër), lejohet pa asnjë problem agjërimi vullnetar i ditës së hënë, të enjte dhe tre ditëve përkatëse që vijnë pas secilës prej tre netëve të bardha të muajit hënor4.
Në krahun tjetër Rexhebi është një nga katër muajt e shenjtë5 dhe tre medh’hebe (medh’hebi maliki, shafi’i dhe hanbeli) janë të mendimit se muajt e shenjtë është mendub6 (e pëlqyeshme) që të agjërohen plotësisht.
Bazuar në konsiderimin e muajit Rexheb prej muajve të shenjtë në Islam, juristët muslimanë kanë dhënë mendimet në vijim mbi dispozitën e agjërimit të tij7:
Mendimi i parë: Shumica e juristëve muslimanë janë të mendimit se agjërimi i plotë i muajit Rexheb krahas agjërimit të plotë të muajve të tjerë të shenjtë, është mustehab8 (i pëlqyeshëm);
Mendimi i dytë: Të katër medh’hebet janë të një mendimi, se agjërimi i paplotë i Rexhebit, është mustehab (i pëlqyeshëm);
Mendimi i tretë: Në rastin kur agjërohet vetëm muaji Rexheb i plotë dhe nuk agjërohen bashkë me të muajt e tjerë të shenjtë, shumica e juristëve (përfshirë medh’hebin hanefi) janë të mendimit, se e tillë gjë është mustehab (e pëlqyeshme) dhe ky është edhe mendimi më parësor;
Mendimi i katërt: Medh’hebi hanbeli është i mendimit se agjërimi i plotë i Rexhebit, i pashoqëruar me agjërimin e plotë të muajve të tjerë të shenjtë veç tij, është mekruh9 (i papëlqyeshëm), përveçse nëse lihet pa agjëruar qoftë edhe një ditë e vetme prej muajit Rexheb ose agjërohet krahas tij një tjetër muaj [i shenjtë i plotë] i atij viti.
Allahu e di më mirë. AGJËRIMI NË MUAJIN REXHEB-DISPOZITA
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ AGJËRIMI NË MUAJIN REXHEB-DISPOZITA
AGJËRIMI NË MUAJIN REXHEB-DISPOZITA
- Muaji Rexheb: Muaji i shtatë i kalendarit hënor, pas të cilit vjen muaji Shaban dhe Ramazan. ↩
- Nata e Regaibit: Nata e xhumasë së parë të muajit Rexhep (që lidh ditën e enjte dhe të premte). ↩
- Israja dhe Miraxhi: Ngjarja mrekulli (me të njëjtin emër), që sipas disa mendimeve historike i ka ndodhur Profetit (Paqja qoftë mbi të!) në natën e 27-të të muajit Rexheb. ↩
- Netët e bardha: Emërtohen kështu netët 13-të, 14-të dhe 15-të të muajit hënor (që korrespondojnë me tre ditët kur hëna është në ciklin e saj të mbushjes). ↩
- Muajt e shenjtë: Me këtë emërtim quhen katër muajt: Rexheb (që vjen i veçuar), Dhul Ka’de, Dhul Hixhe dhe Muharrem (tre të fundit vijnë varg) të kalendarit hixhri (hënor / islam), të cilët janë quajtur kësisoj sepse gëzojnë dispozita të veçanta pacenueshmërie. ↩
- Mendub: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe është më parësore se moskryerja, por kjo e fundit (moskryerja) nuk ndëshkohet. ↩
- Shih: islamweb dhe islamport ↩
- Mustehab: Veprim i pëlqyer, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet. ↩
- Mekruh: Veprim i papëlqyer, lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij nuk ndëshkohet. ↩