Numri i fetvasë: 65 BLERJA E SALLAMIT ETJ. NGA ÇDO DYQAN
Kategoria: RREGULLAT-KUSHTET PËR MISHIN E THERUR
2 801 shfletues/klikues BLERJA E SALLAMIT ETJ. NGA ÇDO DYQAN
Pyetje: BLERJA E SALLAMIT ETJ. NGA ÇDO DYQAN
Nëse ti shkon në një dyqan dhe e pyet shitësin a është sallami apo qoftet me mish derri dhe ai të thotë se nuk janë me mish derri; a lejohet në këtë rast të blehen dhe hahen ato?
Përgjigjja: BLERJA E SALLAMIT ETJ. NGA ÇDO DYQAN
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Vetë fakti i bërjes së kësaj pyetjeje, tregon qartë se ju nuk do të pranonit kurrsesi të fusnit me vetëdije në barkun tuaj ushqim të ndaluar dhe rrjedhimisht të dëmshëm. Porse vetëdija mbi diçka presupozon që gjërat të qartësohen krejtësisht, prandaj unë do të thoja se nuk ka kuptim që të pyetet një person që shet produkte mishi të dyshimta (që nuk dihet a janë apo jo mish hallall apo therur në mënyrën hallall), nëse personi që pyetet nuk është njeri i besueshëm. Përndryshe janë të shumta rastet e abuzimit prej shitësave dhe me produktet e mishit të paketuar, konservuar apo më gjerë. Prandaj, duhet që sallamërat, qoftet apo produktet e tjera të mishit, të blihen vetëm nëse vërtetohet drjetpërsëdrejti ose nga burime të besueshme se ato janë hallall (të lejuara sipas islamit).
Pë më tepër, shumë prej dijetarëve muslimanë janë të mendimit se “si rregull, produktet e mishit janë të ndaluara derisa të vërtetohet lejimi (ligjor islam) i tyre, prandaj nëse në mishin e therur gjenden njëkohësisht një arsye lejuese dhe një tjetër ndaluese, pëparësinë e merr ndalimi”.1 Më konkretisht juristët muslimanë theksojnë se thjesht shkrimi ose jo mbi një produkt, se ai është ose jo hallall, nuk konsiderohet kriter për lejimin e ngrënies ose mosngrënies së tij. Në fakt morali (përfundimi logjik) ka të bëjë me gjendjen në vetvete të këtij produkti, jo me atë jashtë tij (në amballazhimin e tij apo ngjashëm).
Por argumentet sheriatike (ligjore islame), tregojnë se për t’u vërtetuar nëse lloji i therjes ka qenë apo jo sipas rregullave islame, nuk kushtëzohet siguria, por mjafton që treguesi i jashtëm apo popullariteti i lejueshmërisë, të ketë më shumë epërsi se ai i ndalimit. Gjithsesi, kur dyshimi ka të bëjë drejtpërdrejt me llojin e mishit (pra kur nuk dihet me siguri nëse produktet e mishit ose substancat e përziera me të, janë apo jo prej bagëtive dhe substancave të lejuara sheriatikisht), prania e treguesve të tërthortë të shumtë mbi mosqenien hallall të produkteve të caktuara të mishit (apo ngjashëm) të një vendi, fabrike apo dyqani të caktuar, dikton ndalimin e blerjes dhe përdorimit të këtyre produkteve.Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. BLERJA E SALLAMIT ETJ. NGA ÇDO DYQAN
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ BLERJA E SALLAMIT ETJ. NGA ÇDO DYQAN
BLERJA E SALLAMIT ETJ. NGA ÇDO DYQAN
- Shih: Ibn Dakik El-I’d, Ihkemu El-Ehkem, v. 2. f. 286. ↩