Numri i fetvasë: 280 DISPOZITA TË MUAJVE TË SHENJTË
Kategoria: MIRËSITË E DITËVE-MUAJVE-KOHËVE
4 092 shfletues/klikues DISPOZITA TË MUAJVE TË SHENJTË
Pyetje: DISPOZITA TË MUAJVE TË SHENJTË
Cilat janë dispozitat kryesore në lidhje me muajt e shenjtë?
Përgjigjja: DISPOZITA TË MUAJVE TË SHENJTË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Dispozitat kryesore të muajve të shenjtë janë1:Lexoni më tepër
a. Dispozita e madhërimit të muajve të shenjtë2
Muajt e shenjtë kanë qenë të madhëruar në ligjin hyjnor të ndjekur nga Ibrahimi dhe (djali i tij) Ismaili (Paqja qoftë mbi të dy!) dhe madhërimi i tyre vazhdoi në gjeneratat pasardhëse të tyre, ashtu që arabët i madhëronin këto muaj dhe e ndalonin luftën në to. Me ardhjen e fesë islame, do të miratohej në vijimësi madhërimi i këtyre muajve dhe të tillë kanë mbetur ato në Islam, ndaj muslimani lipset t’i afrohet Allahut të Lartësuar duke bërë në këto muaj sa të mundet agjërim vullnetar dhe vepra të tjera të mira të ligjëruara, si dhe duke u larguar nga çfarë ka ndaluar Allahu i Madhëruar.
b. Dispozita e ndalimit të nisjes së luftës në muajt e shenjtë3
Në kohën paraislame lufta në muajt e shenjtë ishte e ndaluar ndër arabët. Edhe në fillim të Islamit, nisja e luftës në muajt e shenjtë ishte e ndaluar, por pastaj kjo dispozitë u shfuqizua (sipas një mendimi të fuqishëm të juristëve muslimanë që përbën mendimin e shumicës, teksa një tjetër mendim i konsiderueshëm është se dispozita e nisjes së luftës në muajt e shenjtë nuk është shfuqizuar) dhe këto muaj u bënë njëjtë si muajt e tjerë sa i përket luftës.4Lexoni më tepër
c. Veprat e mira dhe mëkatet e bëra në këto muaj shumohen6
Janë disa dijetarët muslimanë që kanë theksuar se me shenjtërinë e muajve të shenjtë nënkuptohet që muslimani: të angazhohet në kryerjen e sa më shumë veprave të mira në këto muaj, pasi shpërblimi për to në muajt e shenjtë është më i madh sesa jashtë tyre, si dhe të angazhohet të bëj kujdes të mbrojë shenjtërinë (dispozitat islame ndaluese) lidhur me muajt e shenjtë, pasi padrejtësia dhe e keqja në to është më e ndëshkueshme sesa jashtë tyre7.Lexoni më tepër
d. Pëlqehet agjërimi në muajt e shenjtë10
Pëlqyeshmëria e agjërimit të plotë të gjithë muajve të shenjtë së bashku (ose veçuar) përbën mendimin më të fuqishëm të mbështetur nga shumica e juristëve muslimanë. Ndërkaq, juristë të tjerë mendojnë se më e mira është që agjëruesi i muajve të shenjtë të mos e agjërojë asnjërin prej tyre tërësisht dhe se agjërimi në vetvete (veçmas) i muajve të shenjtë pëlqehet vetëm për muajin Muharrem.Lexoni më tepër
e. Lejohet gjuatia në muajt e shenjtë11
Gjuetia e shpendëve ose kafshëve të lejuara, nuk ka problem që të ushtrohet në çdo vend dhe kohë, përfshirë edhe muajt e shenjtë; pra nuk ka asnjë lidhje mes muajve të shenjtë dhe ndalimit të gjuetisë. Në fakt, ndalimi i gjuetisë ka të bëjë me dy kritere (norma): (së pari) gjuetia ndalohet kur personi është në gjendjen e ihramit12 të haxhit ose umras (gjendjen rituale të pelegrinazhit të madhe ose të vogël) dhe (së dyti) gjuetia ndalohet, pavarësish nëse gjuetari është ose jo në gjendjen e Ihramit (gjendjen rituale të pelegrinazhit), nëse gjahu gjendet në kufijtë e territoreve të shenjta (të madhëruara / të pacenueshme), të cilat janë territoret përkatëse në Meke dhe Medine.Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. DISPOZITA TË MUAJVE TË SHENJTË
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ DISPOZITA TË MUAJVE TË SHENJTË
DISPOZITA TË MUAJVE TË SHENJTË
- Shih: alukah. ↩
- Shih: islamweb. ↩
- Shih: islamweb, islamweb dhe alukah. ↩
- Sa në fjalë është bazuar në thënien kuranore: “Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë. Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj! Megjithatë, luftoni të gjithë kundër idhujtarëve, ashtu si luftojnë ata të gjithë kundër jush. Ta dini se Allahu është me ata që ruhen nga gjynahet.” (Et-Teube: 36.). ↩
- Shih: islamweb. ↩
- Shih: islamweb. ↩
- Ky mendim i këtyre dijetarëve muslimanë, bazohet në ajetin kuranor: “Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë. Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj!” (Et-Teube: 36). ↩
- Shih: islamqa. ↩
- El-Enam: 160. ↩
- Shih: islamweb, islamport, saaid dhe islamweb ↩
- Shih: islamqa dhe islamweb. ↩
- Ihrami: Bërja e nijetit (vendimit) të hyrjes në një gjendje rituale dhe vijimi në këtë gjendje, në këtë rast në atë të pelegrinazhit të madh (haxhit) ose të vogël (umras). ↩