GJUETIA E PESHKUT NË DITËN E SHTUNË

Numri i fetvasë: 45 GJUETIA E PESHKUT NË DITËN E SHTUNË

Kategoria: DISPOZITAT E GJUETISË

1 979 shfletues/klikues GJUETIA E PESHKUT NË DITËN E SHTUNË


 Pyetje: GJUETIA E PESHKUT NË DITËN E SHTUNË


Thënia kuranore ku përmendet se Allahu e ka ndaluar gjuajtjen e peshqeve ditën e shtunë, a vlen edhe për kohën tonë, apo ajo ka qenë vetëm për gjeneratat e kaluara?


 Përgjigjja: GJUETIA E PESHKUT NË DITËN E SHTUNË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në pyetjen tuaj bëhet fjalë për thënien kuranore në vijim: “Pyeti ata [hebrenjtë] për qytetin që gjendej në bregdet dhe për çfarë i gjeti banorët e tij kur thyen urdhëresën e Sabatit (së shtunës)! Atë ditë u vinin peshqit me shumicë, ndërsa ditëve tjera që nuk i kremtonin, nuk u vinin. Kështu, Ne i vumë në provë, sepse bënin punë të mbrapshta.1

Kjo thënie flet mbi hebrenjtë, feja e të cilëve e ndalon në mënyrë absolute punën në ditën e shtunë, qoftë edhe për të siguruar ushqim. Më konkretisht Sabati është dita e shtunë, gjatë së cilës Allahu ua ndaloi hebrenjve të peshkonin, si sprovë dhe ndëshkim për gjynahet e tyre. Në qytetin në fjalë, që, sipas disa komentuesve, është qyteti i Eilatit në Gjirin e Akabasë, ndodhte që peshqit i afroheshin bregdetit me shumicë ditën e shtunë, kurse ditëve të tjera qëndronin larg dhe në thellësitë e detit, duke e bërë të vështirë punën e peshkatarëve. Kjo ishte një provë nga Allahu, për të verifikuar bindjen ndaj urdhrave të Tij.

Në fenë islame nuk ekziston ndonjë urdhër hyjnor për ndalimin e gjuetisë së peshqve (peshkimin), as në ditën e shtunë dhe as në ndonjë ditë tjetër të vitit apo territor të caktuar të tokës.

Po kështu dijetarët theksojnë se nëse qëllimi bazë i gjuetisë së peshkut apo ngjashëm, është i lejuar (pra gjahu i kapur ka për t’u përdorur për t’u ngrënë, shitur dhe ngjashëm), në këtë rast ky gjah nuk ka problem që të kapet për të kaluar kohën, për piknik etj.

Allahu e di më mirë. GJUETIA E PESHKUT NË DITËN E SHTUNË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ GJUETIA E PESHKUT NË DITËN E SHTUNË

GJUETIA E PESHKUT NË DITËN E SHTUNË

  1. El-Araf: 163.
GJUETIA PËR USHTRIM APO ZBAVITJE
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.