GJUETIA PËR USHTRIM APO ZBAVITJE

Numri i fetvasë: 46 GJUETIA PËR USHTRIM APO ZBAVITJE

Kategoria: BAZAT DHE KUSHTET E GJUETISË

1 178 shfletues/klikues GJUETIA PËR USHTRIM APO ZBAVITJE


 Pyetje: GJUETIA PËR USHTRIM APO ZBAVITJE


A lejohet gjuetia për zbavitje ose për t’u ushtruar dhe bërë qitje?


 Përgjigjja: GJUETIA PËR USHTRIM APO ZBAVITJE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Si rregull gjuetia e kafshëve të lejuara që jetojnë në tokë në gjendje të egër, është e lejuar dhe përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm rastet në vijim:

a. kur personi që është në gjendjen rituale të haxhit apo umres;

b. kur gjahu (pëllumbat, lepujt etj.) gjendet në Haremin1 e Mekës apo Medinës;Lexoni më tepër

c. kur gjuetia nuk bëhet për një qëllim legjitim (të lejuar nga ligji islam: si ngrënia e gjahut, shitja apo dhurimi i tij dhe disa dijetarë kanë lejuar që qëllimi të jetë edhe për mësimin/ushtrimin e gjuetisë), por bëhet thjesht për zbavitje, vetëm e vetëm për ta vrarë gjahun apo thënë me fjalë të tjera nëse gjahu shpërdorohet.

Në rastin kur bihet në vërejtjen e pikës (c) dijetarët kanë thënë se ngrënia e këtij gjahu nuk lejohet dhe gjuetari ngarkohet me mëkat e duhet të pendohet, sepse parimisht lëndimi, torturimi, vrasja dhe shpërdorimi i i kafshëve nuk lejohen, bazuar në tekste autentike sheriatike (ligjore islame). Ky rregull vlen për të gjitha kafshët me shpirt dhe përjashtim këtu bëjnë: kafshë që janë përmendur në thënien profetike: “Pesë të shthurur (kafshë të dëmshme) vriten në gjendje të lirë dhe në gjendje ihrami4: gjarpri, korbi me pendë të bardha (në shpinë apo në bark dhe ai që ushqehet me kërma), miu, qeni grabitqar dhe qifti (skifteri)5 dhe ato që janë përmendur në tekste të tjera profetike, sipas sqarimit përkatës të juristëve muslimanë. Këtyre llojeve i bashkëngjitet çdo kafshë që i sjell dëme të konsiderueshme njerëzve, nëse prej tyre nuk mund të shpëtohet përveçse duke i vrarë; por edhe në këtë rast ato duhen vrarë me qëllimin e likuidimit fizik të tyre dhe jo të bëhen objektiv qitjeje për zbavitje ose për t’i torturuar.

Në përfundim, përgjigjja për pyetjen e shtruar e shprehur shkurtimitsh është se, të gjithë juristët muslimanë janë të mendimit se gjuetia e kafshëve të lejuara që jetojnë në tokë në gjendje të egër nuk përbën asnjë problem nëse: bëhet me qëllim të lejuar (si: ngrënia, fitimi/shitja, dhurata apo dobi të tjera të ngjashme të lejuara), nëse personi nuk është në gjendjen e ritualit të haxhit apo të umras dhe nëse gjahu nuk i përket territorit të Haremit të Mekës apo Medinës.

Allahu e di më mirë. GJUETIA PËR USHTRIM APO ZBAVITJE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ GJUETIA PËR USHTRIM APO ZBAVITJE

GJUETIA PËR USHTRIM APO ZBAVITJE

  1. Harem: Territor që gëzon dekret të veçantë sheriatik (ligjor islam) shenjtërie a paprekshmërie.
  2. El-Maide: 96.
  3. Muajt e shenjtë: Me këtë emërtim quhen katër muajt: Rexheb, Dhul Ka’de, Dhul Hixhe (të cilët janë varg) dhe Muharrem (që vjen i veçuar nga katërshja) të kalendarit hixhri (hënor / islam), të cilët janë quajtur kësisoj sepse gëzojnë dispozita të veçanta pacenueshmërie.
  4. Ihrami: Bërja e nijetit (vendimit) të hyrjes në një gjendje rituale dhe vijimi në këtë gjendje, në këtë rast në atë të pelegrinazhit të madh (haxhit) ose të vogël (umras).
  5. El-Bukhari 3136, Muslimi 1198.
DISPOZITA TË MUAJVE TË SHENJTË
GJUETIA E PESHKUT NË DITËN E SHTUNË
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.