Numri i fetvasë: 46 GJUETIA PËR USHTRIM APO ZBAVITJE
Kategoria: BAZAT DHE KUSHTET E GJUETISË
GJUETIA PËR USHTRIM APO ZBAVITJE
Pyetje: GJUETIA PËR USHTRIM APO ZBAVITJE
A lejohet gjuetia për zbavitje ose për t’u ushtruar dhe bërë qitje?
Përgjigjja: GJUETIA PËR USHTRIM APO ZBAVITJE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Si rregull gjuetia e kafshëve të lejuara që jetojnë në tokë në gjendje të egër, është e lejuar dhe përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm rastet në vijim:
a. kur personi që është në gjendjen rituale të haxhit apo umres;
b. kur gjahu (pëllumbat, lepujt etj.) gjendet në Haremin1 e Mekës apo Medinës;