Numri i fetvasë: 408 MUAJI DHUL KIADEH-NJOHURI KRYESORE
Kategoria: MIRËSITË E DITËVE-MUAJVE-KOHËVE
883 shfletues/klikues MUAJI DHUL KIADEH-NJOHURI KRYESORE
Pyetje: MUAJI DHUL KIADEH-NJOHURI KRYESORE
Cili është kuptimi i muajit hënor Dhul Kiadeh dhe cilat janë disa nga vlerat e tij?
Përgjigjja: MUAJI DHUL KIADEH-NJOHURI KRYESORE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Domethënia e muajit Dhul Kiadeh
Dhul Kiadeh (DHUL-ǨIĂDEH quhet ndryshe DHUL-ǨAĂDEH) ka kuptimin “ulje” dhe është quajtur kështu sepse arabët e kohës paraislame e madhëronin këtë muaj, ndaj dhe i ulnin armët në të apo ndalonin luftërat, ose edhe sepse ata ndalonin shtegtimet.Lexoni më tepër
Së dyti: Vlerat kryesore të muajit Dhul Kiadeh
a. Muaji Dhul Kiadeh është nga muajt e shenjtë në Islam.Lexoni më tepër
b. Gjithashtu ky muaj është nga muajt e caktuar (ditur) të haxhit, gjë mbi të cilën hidhet dritë në thënien kuranore: “Koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar…”1; më konkretisht këto muaj janë: Sheual, Dhul Kiadeh dhe Dhul Hixhe (dhjetë ditët e para të tij) dhe këtu synohet se Ihrami (nijeti / vendimi për hyrjen në gjendjen rituale të pelegrinazhit) mund të bëhet që në ditën e parë të Sheualit, por për të vijuar veprat rituale të haxhit duhet pritur dita e tetë e Dhul Hixhes.2
c. Ndërkaq muaji Dhul Kiadeh përbën mesin e muajve të haxhit në të cilin Profeti (Paqja qoftë mbi të!) i ka kryer të katër umrat3 (pelegrinazhet e vogla) që ka bërë4, e padyshim që Allahu i Lartësuar zgjodhi për umrat e Profetit të Tij (Paqja qoftë mbi të!) më të mirën dhe më të denjën kohë, së këtejmi vjen pëlqyeshmëria e kryerjes së umras në këtë muaj, ku një nga mendimet e fuqishme të dijetarëve është se umra në këtë muaj është më e mirë se ajo në Ramazan, teksa mendimi i shumicës së juristëve muslimanë është se umra në Ramazan është më e mirë se ajo në Dhul Kiadeh5.
d. Po kështu thuhet se 30 ditët që Allahu ia premtoi Musait (Paqja qoftë mbi të!) i takojnë muajit Dhul Kiadeh, sikurse në thënien kuranore: “Ne i premtuam Musait se do t’i flisnim pas tridhjetë netësh, të cilat ia shtuam edhe me dhjetë të tjera, kështu që takimi me Zotin e tij u bë pas dyzet netësh”6; shumica e komentuesve të Kuranit janë të mendimit se Musai (Paqja qoftë mbi të!) priti të gjithë muajin Dhul Kiadeh (tridhjetë ditët e tij) që të takohej me Zotin, pastaj iu shtuan dhjetë net të tjera nga Zoti, për t’u përmbushur takimi i Musait (Paqja qoftë mbi të!) me Zotin e tij pas dyzetë ditësh (në 10 Dhul Hixhe/Ditën e Kurbanit), gjatë të cilave Musai (Paqja qoftë mbi të!) e adhuroi Allahun në pritje të zbritjes së Shpalljes (pikërisht në përfundimin e kësaj kohe të caktuar nga Allahu i Madhëruar, u bë Teklimi/Të Folurit Hyjnor me Kelimin/Folësin me Zotin, Musain, i cili e dëgjoi fjalën e Zotit pa ndërmjetësim dhe pa e parë Atë)7.
Allahu e di më mirë. MUAJI DHUL KIADEH-NJOHURI KRYESORE
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ MUAJI DHUL KIADEH-NJOHURI KRYESORE
MUAJI DHUL KIADEH-NJOHURI KRYESORE
Poshtëshënim:
- Kuran, El-Bekare: 197.
- Shih: islamweb dhe dorar.
- Umra: Pelegrinazhi i vogël; vizita e thjeshtë e Qabesë, gjatë dhe jashtë haxhit, më specifikisht adhurimi i Allahut, duke hyrë në gjendjen e ihramit (vendimit të nisjes së pelegrinazhit), bërë tavafin (rrotullimin) rreth Qabesë 7 herë, sa’jin (endjen) midis Safasë dhe Mervasë 7 herë dhe më pas rruajtjen ose shkurtimin e flokëve.
- Shih: islamqa, islamweb, islamstory dhe ahlalhdeeth.
- Shih: almosleh dhe saaid.
- Kuran, El-Araf: 142.
- Shih: almunajjid dhe tafsirapp.