Numri i fetvasë: 409 KUR DITA E ARAFATIT BIE TË PREMTEN-VLERA
Kategoria: HAXHI DHE UMRA
881 shfletues/klikues KUR DITA E ARAFATIT BIE TË PREMTEN-VLERA
Pyetje: KUR DITA E ARAFATIT BIE TË PREMTEN-VLERA
A ka ndonjë vlerë apo veçori lidhur me ardhjen e (ditës së) Arafatit në ditën e premte (xhuma)? A është e vërtetë se nëse dita e Arafatit është (bie) ditën e xhuma dhe kësisoj qëllon për namazin e xhumasë, haxhi i këtillë është i barasvlershëm me shumë haxhe?
Përgjigjja: KUR DITA E ARAFATIT BIE TË PREMTEN-VLERA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me vlerën (dobinë) e ardhjes së ditës së Arafatit në ditën e xhuma, juristët muslimanë thonë1:
Së pari: Transmetimet e ardhura në këtë kontekst janë të pavërteta
Duhet ditur se nuk ka haxh më të madh se haxhi; në “Tuhfetu El-Ehuedhij Sherhu Xhami’i Et-Tirmidhi2” autori (El-Mubarekfuri) thotë: “Vërejtje: Në masën e popullatës muslimane është përhapur se nëse dita e Arafatit korrespondon në ditën e xhuma, haxhi [i këtillë] është haxh i madh; por kjo është e pabazë [nuk bazohet në argumentet juridike islame].”Lexoni më tepër
Teksti i hadithit (transmetimit referent të pretenduar profetik) është: “Dita më e mirë është dita e Arafatit nëse korrespondon (përkon) të premten (të xhumanë), që është më mirë [haxhi i këtillë] se shtatëdhjetë haxhe që nuk është [përkon dita e tyre e Arafatit] në të premten (xhumanë)”; transmetim të cilin e kanë konsideruar të kotë / të pavërtetë – të pabazuar tek tradita profetike, sahabët (shokët e Profetit) apo tebi’inët (dijetarët e gjeneratës pas sahabëve / shokëve të Profetit – imamllarët ekzaminues (si: El-Munaui, Ibn Abidin, Es-Sakhaui, Ibn Haxheri, Ibn Nasirudin Ed-Dimashkiu, Ibn El-Kajim, El-Albani etj.).
Së dyti: Arsyeja e përhapjes së këtyre informacioneve
Ndoshta një nga arsyet për përhapjen e kësaj çështje është përmendja e të tilla informacioneve në medh’hebin hanefi dhe atë shafi’i.Lexoni më tepër
Së treti: Përkimi i Arafatit të premten ka dobitë e vetaLexoni më tepër
Rënia e të premtes në ditën e Arafatit bart në vetvete mirësi dhe dallon nga të gjitha ditët në një sërë aspektesh (të përmendura nga dijetarët muslimanë):
> Një haxh i tillë ngjan me haxhin e Profetit (Paqja qoftë mbi të!), pasi edhe qëndrimi i tij në Arafat qëlloi të ishte të premten (xhumanë);
> Dita e Arafatit është festë (vjetore për qëndruesit në Arafat) dhe ajo e premte (xhuma) është gjithashtu festë (javore për mbarë muslimanët); dhe kur përkojnë dy festa në një ditë kjo është diçka e mirë;Lexoni më tepër
> Përbën takimin e dy ditëve më të mira;Lexoni më tepër
> Përkon me ditën kur Zoti i Madhëruar do ta kompletonte fenë e Tij për robërit e Tij besimtarë dhe do ta plotësonte mirësinë e Tij ndaj tyre.5
Allahu e di më mirë. KUR DITA E ARAFATIT BIE TË PREMTEN-VLERA
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.