JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

HAXHI I VOGËL DHE AI I MADH-KUPTIMI

Numri i fetvasë: 410 HAXHI I VOGËL DHE AI I MADH-KUPTIMI

Kategoria: HYRJA-PARATHËNIA E HAXHIT

1 128 shfletues/klikues HAXHI I VOGËL DHE AI I MADH-KUPTIMI


 Pyetje: HAXHI I VOGËL DHE AI I MADH-KUPTIMI

 


A ekziston emërtimi haxhi i madh dhe haxh i vogël dhe nëse po cili është kuptimi për çdonjërin prej tyre? Çfarë nënkuptohet me ditën e haxhit të madh?


 Përgjigjja: HAXHI I VOGËL DHE AI I MADH-KUPTIMI

 


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Fillimisht duhet ditur se nuk ka haxh më të madh se haxhi, kurse në lidhje me konceptet “haxh i vogël” dhe “haxh i madh” thuhet sa vijon1:

Së pari: Çfarë synohet me “haxhi i vogël”

Juristi i shquar musliman Ibn Haxheri thotë: “[Ndër juristët muslimanë] ka mospajtim mbi faktin se çfarë synohet me haxhin e vogël. Shumica [e juristëve] janë të mendimit se me të synohet umra. Ndërkaq [sipas një tjetër mendimi] thuhet se haxhi i vogël është dita e Arafatit dhe haxhi i madh është dita e kurbanit, sepse në të [ditën e kurbanit] plotësohet pjesa tjetër e ritualeve të haxhit.”

Së dyti: Çfarë synohet me “haxhi i madh”Lexoni më tepër

Me haxhi i madh synohet vetë haxhi, për t’u dalluar nga haxhi i vogël, që është umra.

Së treti: Çfarë synohet me “ditën e haxhit të madh”Lexoni më tepër

Më konkretisht, lidhur me fragmentin kuranor “në ditën e haxhit të madh” juristët muslimanë ndajnë dy mendimet kryesore në vijim:

Mendimi i parë: Kjo është dita e kurbanit

Mendimi i shumicës së juristëve muslimanë (përfshirë imam Malikun, Et-Tabariun etj.) është se dita e haxhit të madh e synuar në këtë varg kuranor është dita e kurbanit, për arsye të veprave të shumta madhështore të haxhit në të.Lexoni më tepër

Mendimi i dytë: Kjo është dita e Arafatit

Mendimi i një sërë juristëve muslimanë (përfshirë imam Ebu Hanifen, Shafi’iun etj.) është se dita e haxhit të madh e synuar në këtë varg kuranor është dita e Arafatit bazuar në transmetimi profetik: “Haxhi është Arafati”6; pra qëndrimi në Arafat (mes drekës 9 Dhul Hixhe dhe agimit 10 Dhul Hixhe7) përbën shtyllën më të madhe të haxhit pa të cilën nuk përmbushet dhe nuk vlen haxhi.

Allahu e di më mirë. HAXHI I VOGËL DHE AI I MADH-KUPTIMI

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

Poshtëshënim:

  1. Shih: islamweb dhe islamweb.
  2. Shih: Kuran, Et-Teube 3.
  3. Shih: islamqa.
  4. Shih: islamqa dhe quranenc.
  5. Shih: El-Bukhariu 1742, Et-Tirmidhi 957 – Albani, në Sahihu Et-Tirmidhi nr. 3088, thotë se transmetimi është i vërtetë – etj. / shih: dorar dhe islamqa.
  6. Shih: En-Nesai – Albani, në Sahihu En-Nesai nr. 3044, thotë se transmetimi është i vërtetë – etj. / shih: dorar.
  7. Shih: islamqa.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top