Numri i fetvasë: 411 VLERA E DITËS SË KURBAN BAJRAMIT
Kategoria: VLERA ISLAME
1 095 shfletues/klikues VLERA E DITËS SË KURBAN BAJRAMIT
Pyetje: VLERA E DITËS SË KURBAN BAJRAMIT
Cilat janë disa nga veçoritë dhe vlerat e ditës së Kurbanit (10 Dhul Hixhe)?
Përgjigjja: VLERA E DITËS SË KURBAN BAJRAMIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me vlerat apo veçoritë e ditës 10 Dhul Hixhe (ditës së Kurban Bajramit, që fillon nga perëndimi i ditës së Arafatit deri në perëndimin e ditës vijuese, të njohur në popull si dita e parë e Kurban Bajramit), thuhet sa vijon1:Lexoni më tepër
Së pari: Dita e Kurbanit është dita më e mirë dhe më madhështore e vitit
I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Dita më madhështore (më e mirë) tek Allahu është dita e Kurbanit…”2
Juristët muslimanë janë të një mendimi se dita e xhuma (e premte) është dita më e mirë e javës (në disa transmetime të diskutueshme vjen se xhumaja, për arsye të disa veçorive unike të saj, është më me vlerë tek Allahu se dita e Kurbanit dhe e Fitrit3), kurse (sipas një mendimi të juristëve muslimanë) dita më e mirë e vitit është dita e Kurbanit4 (10 Dhul Hixhe).
Së dyti: Dita e Kurbanit është dita e festës së muslimanëve
I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Dita e Arafatit [për haxhilerët që gjenden në territorin e Arafatit], Dita e Kurbanit (Kurban Bajrami) dhe Ejemu Et-Teshrik (tre ditët pas Kurban Bajramit) [për muslimanët në mbarë botën] janë festa jonë, popullit të Islamit, dhe janë ditë ngrënie dhe pirje [nuk agjërohen].”5
Së treti: Dita e Kurbanit është dita e haxhit të madh
Dita e Kurbanit, njihet ndryshe si dita e haxhit të madh, sepse në të [ditën e kurbanit] plotësohet pjesa tjetër e ritualeve të haxhit.”Lexoni më tepër
Sa në fjalë bazohet në transmetimin profetik: “Dita e haxhit të madh, kjo është dita e Kurbanit”9; pra dita e Kurban Bajramit më 10 Dhul Hixhe, u quajt kësisoj sepse në të kryen shumica e ritualeve të haxhit: goditja me guralecë, therori, qethja, tavafi (rrotullimi rreth qabesë) dhe ecja mes kodrave Safa dhe Merua (për kë i obligohet këtë ditë).
Allahu e di më mirë. VLERA E DITËS SË KURBAN BAJRAMIT
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
Poshtëshënim:
- Shih: islamqa dhe islamweb.
- Ebu Daudi 1765 etj. – Albani thotë se ky transmetim është sahih/i vërtetë.
- Nënkuptohet dita e Kurban Bajramit (10 Dhul Hixhe) dhe Fitër Bajramit (1 Sheual) / shih: Sahihu Ibn Maxhe 895 – Albani thotë se ky transmetim është daif/jo i besueshëm; Zadu El-Mead 1/369 – Shuajb Arnauti thotë se ky transmetim është hasen/i besueshëm.
- Shih: almaktebe dhe almosleh.
- Et-Tirmidhi 773 etj.; Albani ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë.
- Shih: Kuran, Et-Teube 3.
- Shih: islamqa.
- Shih: islamqa dhe quranenc.
- Shih: El-Bukhariu 1742, Et-Tirmidhi 957 – Albani, në Sahihu Et-Tirmidhi nr. 3088, thotë se transmetimi është i vërtetë – etj. / shih: dorar dhe islamqa.