JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

DATA AGJËRIMI VULLNETAR VITI 1444 HIXHRI

Numri i fetvasë: 412 DATA AGJËRIMI VULLNETAR VITI 1444 HIXHRI

Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR

1 479 shfletues/klikues DATA AGJËRIMI VULLNETAR VITI 1444 HIXHRI


 Pyetje: DATA AGJËRIMI VULLNETAR VITI 1444 HIXHRI


A mund të na tregoni se cilat janë agjërimet kryesore vullnetare që mund të bëjë muslimani gjatë vitit hixhri 1444?


 Përgjigjja: DATA AGJËRIMI VULLNETAR VITI 1444 HIXHRI


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!Lexoni më tepër

Datat e agjërimeve vullnetare për vitin 1444 hixhri / 30 korrik 2022 – 18  korrik 2023 (me mundësi gabimi prej një dite) janë si vijon3:Lexoni më tepër

Së pari: Data fikse ditore në të cilat bëhet agjërim vullnetar

a. Agjërimi i Profetit Daud (Paqja qoftë mbi të!), që agjëronte një ditë po dhe një ditë jo (qoftë edhe për një periudhë kohore të shkurtër, por më e mira është që ky agjërim të bëhet në vazhdimësi sa të jetë e mundur);Lexoni më tepër

b. Agjërimi çdo të hënë dhe të enjte të javës;Lexoni më tepër

Së dyti: Data agjërimi vullnetar që referohen në kalendarin hixhri

a. Agjërimi i tre ditëve (13-tës, 14-tës dhe 15-tës4) të çdo muaji hënor, ose tre ditëve të tjera veç këtyre;Lexoni më tepër

b. Agjërimi (tërësisht ose pjesërisht) i muajve të shenjtë: Muharrem (30 korrik – 28 gusht 2022), Rexheb (23 janar – 21 shkurt 2023), Dhul Ki’ade (21 maj – 19 qershor 2023) dhe Dhul Hixhe (20 qershor – 18 korrik 2023);Lexoni më tepër

c. Agjërimi i Ashurasë (10 Muharrem / 8 gusht 2022) dhe ditës para saj (9 Muharrem / 7 gusht 2022);Lexoni më tepër

d. Agjërimi i (krejt, shumicës ose gjysmës së parë prej) muajit Shaban (22 shkurt – 22 mars 2023);Lexoni më tepër

e. Agjërimi 6 ditë prej muajit Sheual pas agjërimit të Ramazanit (pra nga 2 – 30 Sheual / 22 prill – 20 maj 2023, të agjërohen gjashtë ditë);Lexoni më tepër

f. Agjërimi i dhjetëditëshit të Dhul Hixhes (1 – 9 Dhul Hixhe / 20 qershor – 28 qershor 2023) dhe sidomos i 9 Dhul Hixhes (Ditës së Arafatit);Lexoni më tepër

– Për informacion më të gjerë rreth këtyre datave dhe agjërimit vullnetar në to, mund të referoheni në linkun: AGJËRIMI VULLNETAR.

Allahu e di më mirë. DATA AGJËRIMI VULLNETAR VITI 1444 HIXHRI

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DATA AGJËRIMI VULLNETAR VITI 1444 HIXHRI

DATA AGJËRIMI VULLNETAR VITI 1444 HIXHRI

Poshtëshënim:

  1. Ixhma: Mendimi konsensual (i njëzëshëm) që kanë dhënë juristët përsiatës muslimanë, pasi ka ndërruar jetë Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!), në një epokë, për një prej çështjeve juridike islame.
  2. Shih: islamweb dhe islamweb.
  3. Konvertimi është bërë referuar në linkun “Kalendari Hixhri 1444 dhe Hijri to Gregorian Data Converter”.
  4. Për datat konkrete sipas kalendarit gregorian referohuni në linkun “Kalendari Hixhri 1444”.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top