JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

AGJËRIMI NË SHABAN E GJYSMËN E DYTË TË TIJ

Numri i fetvasë: 111 AGJËRIMI NË SHABAN E GJYSMËN E DYTË TË TIJ

Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR

6 739 shfletues/klikues AGJËRIMI NË SHABAN E GJYSMËN E DYTË TË TIJ


 Pyetje: AGJËRIMI NË SHABAN E GJYSMËN E DYTË TË TIJ


Cili është gjykimi (dispozita) për agjërimin në muajin shaban dhe gjysmën e dytë të tij?


 Përgjigjja: AGJËRIMI NË SHABAN E GJYSMËN E DYTË TË TIJ


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Mbi agjërimin e shabanit dhe gjysmën e dytë të tij thuhet1:Lexoni më tepër

Së pari: Agjërimi i krejt, shumicës a gjysmës së parë të shabanit2Lexoni më tepër

a. agjërimi vullnetar i krejt, shumicës apo në gjysmën e parë të muajit shaban është i pëlqyeshëm;

b. agjërimi i ditës 15 shaban lejohet nëse ajo agjërohet krahas ditëve të tjera të shabanit (pra si ditë e muajit shaban), apo nëse agjërohet si ditë prej ditëve të netëve të bardha (13, 14 dhe 15 të çdo muaji hënor), ose nëse personi e ka për zakon të agjërojë të hënat dhe të enjtet apo një ditë po dhe një ditë jo dhe dita 15 shaban përkon me këtë traditë të tij.Lexoni më tepër

Së dyti: Agjërimi vullnetar në gjysmën e dytë të muajit shaban

Çështja e parë: Lejohen në të (nga 16 shabani e tutje) pa problem sa vijon4:

a. lejohet agjërimi vullnetar i ditëve, si: e hëna dhe e enjtja, agjërimi një ditë po dhe një ditë jo etj., që muslimani/a: (1) e ka bërë traditë që t’i agjërojë që nga muajt e mëparshëm, ose (2) i ka agjëruar që nga gjysma e parë e shabanit, ose (3) e ka bërë nijet (ndërmend) të vijojë t’i agjërojë edhe pas gjysmës së dytë të shabanit (pra pas ramazanit);

b. lejohet nëse muslimani/a e agjëron vullnetarisht krejt Shabanin apo shumicën e tij, madje ky lloj agjërimi është i pëlqyeshëm;

c. agjërimi i detyrueshëm: i ditëve të mbetura nga Ramazani, për shkak të zotimit, shlyerjes së betimit etj., lejohet pa problem në çdo ditë të shabanit5.

Çështja e dytë: Agjërimi josistematik në gjysmën e dytë të shabanit

Nëse agjërimi vullnetar në gjysmën e dytë të shabanit nuk është prej traditës së muslimanit/es (pra s’është i sojit vullnetar sistematik që u cek më sipër), shumica e juristëve muslimanë (përveç medh’hebit shafi’i dhe Ibn Hazmit) kanë thënë se një gjë e tillë lejohet dhe nuk është as haram (e paligjshme/e ndëshkueshme) dhe as mekruh (e papëlqyeshme/e qortueshme) që muslimani të agjërojë vullnetarisht [në mënyrë të pakushtëzuar] pasi të ketë hyrë gjysma e dytë e shabanit, teksa një mendim tjetër është se ky agjërim është i papëlqyeshëm.

Çështja e tretë: Agjërimi i një ose dy ditëve para ramazanit

a. Agjërimi i ditës 29 shaban veçmas ose krahas Ditës së Dyshimit6 (30 shabanit); është po kështu objekt debati mes dijetarëve muslimanë, edhe pse qëndrimet ndaluese dhe mospëlqyese në rastin e agjërimit të ditës 29 shaban janë më të lehta se ato lidhur me ditën 3o shaban; kurse në vija të përgjithshme këto çështje gëzojnë të njëjtën konsideratë (pikëpamje) juridike7.

b. Agjërimi i “Jeumu Esh-Shek/Ditës së Dyshimit”8

Kjo ditë është dita 30 shaban dhe përkon me rastin kur në mbrëmjen e 29-të të muajit shaban, bëhet e pamundur të shihet hëna e re e ramazanit dhe për pasojë nuk dihet me siguri nëse dita e nesërme është 30 shaban apo 1 ramazan. Dispozita në këtë rast është që dita e nesërme të konsiderohet se është 30 shaban; ndërkaq në lidhje me agjërimin e kësaj dite janë dhënë këto mendime:

Mendimi i parë: Agjërimi i 30 shabanit për t’u rezervuar është i  papëlqyeshëm

Shumica e juristëve muslimanë thonë se është mekruh (diçka e papëlqyeshme) që muslimani ta agjërojë këtë ditë për të qenë i rezervuar (pra me mendimin se ajo mund të jetë 1 ramazan).Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. AGJËRIMI NË SHABAN E GJYSMËN E DYTË TË TIJ

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ AGJËRIMI NË SHABAN E GJYSMËN E DYTË TË TIJ

AGJËRIMI NË SHABAN E GJYSMËN E DYTË TË TIJ

Poshtëshënim:

  1. Shih: islamweb, islamweb, islamweb , islamqa dhe islamqa.
  2. Shih: islamweb, islamweb dhe islamqa.
  3. Shih: islamweb, islamweb dhe islamqa.
  4. Shih: islamweb.
  5. Shih: islamweb dhe islamqa.
  6. Dita e Dyshimit (Jeumu Esh-Shek): Dita në fundin e muajit shaban, e cila përbën rastin kur në mbrëmjen e 29-të të muajit shaban, bëhet e pamundur të shihet hëna e re e ramazanit dhe për pasojë nuk dihet me siguri nëse dita e nesërme është 30 shaban apo 1 ramazan.
  7. Shih: islamweb, islamweb dhe islamqa.
  8. Shih: islamweb, islamweb, islamqa, dorar dhe islamqa.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top