Numri i fetvasë: 110 MIKPRITJA E VIZITORËVE TË BEZDISSHËM
Kategoria: ETIKA E MIKPRITJES
2 427 shfletues/klikues MIKPRITJA E VIZITORËVE TË BEZDISSHËM
Pyetje: MIKPRITJA E VIZITORËVE TË BEZDISSHËM
Si duhen trajtuar personat që më vijnë shpesh në shtëpi, qofshin të afërm apo të largët? Ndonjëherë ndjehem shumë e bezdisur nga persona të tillë; por unë gjthsesi nuk e shpreh shqetësimin…
Përgjigjja: MIKPRITJA E VIZITORËVE TË BEZDISSHËM
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Këshilla të rëndësishme për vizitorët
Prej këshillave që jepen për vizitat e lira, të ashtuquajtura vizita për qejf (ky hyjnë vizita që nuk janë: të detyrueshme, të qëllimta apo nga persona që vijnë nga larg), përmendim:
a. Pala e vizituar të vihet në dijeni për vizitën që synohet t’i bëhet, pasi në të kundërt mund të ndodh që i vizituari të jetë i angazhuar me familjen e tij, ose të ketë vizitorë për të afërmve apo familjarëve të tij, ose të jetë bërë gati për të dalë diku etj. Po kështu rekomandohet që vizita të bëhet në kohë të përshtatshme;
b. Vizitori, para se të trokas në derë apo t’i bjerë ziles, lipset të qëndrojë anash dhe jo në mes të derës së palës së vizituar dhe nëse pas tre trokitjesh apo zilesh, dera nuk i hapet, duhet të largohet pa u ngushtuar aspak; madje kjo normë duhet të zbatohet edhe nëse dera është e hapur;
c. Hyrja e befasishme në shtëpi, i ndalohet edhe kryefamilarit, prandaj është e këshillueshme që ai të bëj me zë ose ndonjë shenjë tjetër të dëgjueshme para se të hyjë në shtëpi, nëse jeton me vajzat e tij, nënën e tij dhe ngjashëm;
d. Në asnjë rast nuk lejohet kurrsesi që të përgjohet nga përtej derës se çfarë ndodh brenda shtëpisë së palës që synohet të vizitohet;
e. Rekomandohet që vizita të jetë e shkurtër dhe pa tepri, sepse vizitat e gjata shkaktojnë kryesisht bezdisje tek tjetri dhe e bëjnë vizitorin/en të duket njeri i rëndë dhe i padëshiruar, shtoi kësaj kohën e humbur për shkak të vizitave të tilla.Lexoni më tepër
Sa më sipër përbën një rregull bazë, i cili lipset të respektohet lidhur me vizitat; përveçse kur i vizituari është prej shoqërisë që nuk bezdiset nga vizitat e shpeshta, siç ka thënë dijetari i shquar musliman Ibn Batali: “Shokut që ka në vëmendje, vizitat e tua të shpeshta nuk i shtojnë veçse dashuri; ndryshe nga tjetërkush veç tij.”
Së dyti: Dispozita e mikpritjes së vizitorëve/eve të bezdisshëm
Shumica e dijetarëve janë të mendimit se si rregull bazë, mikpritja është e pëlqyeshme dhe nuk është obligim. Në këtë gjykim hyn për më tepër vizita e shkurtër që bëhet për qejf. Bazuar në këtë, nuk ka problem që të gjendet një mënyrë apo një tjetër për t’u refuzuar çdo vizitë problematike që e ngushton dhe vë në siklet të vizituarin (mikpritësin). Kurse kur mikpritja bëhet shkak për rënie në vërejtje të rënda që i ka ndaluar ligji islam, si: veçimi me një burrë të huaj etj., e tillë vizitë duhet të eliminohet detyrimisht.
Gjithsesi, në parim, lipset që mikpritjes brenda normave islame (qoftë edhe në rastin e vizitorëve/eve problematikë), t’i kushtohet vëmendje dhe të jetë traditë e mirë e muslimanëve, pasi e tillë gjë është prej traditës së Profetit Ibrahim (Paqja qoftë mbi të!), të cilën ne si muslimanë jemi urdhëruar ta pasojmë. Po kështu mikpritja ia ruan nderin (personalitetin) muslimanit mikpritës dhe e shton dashurinë e denjë mes familjarëve, dashamirëve etj.Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. MIKPRITJA E VIZITORËVE TË BEZDISSHËM
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ MIKPRITJA E VIZITORËVE TË BEZDISSHËM
MIKPRITJA E VIZITORËVE TË BEZDISSHËM
- El-Muaxhemu El-Kebir li Et-Tabarani 173, 3535 etj., Albani ka thënë se hadithi është “sahih/i vërtetë”. ↩