JETA E VËRTETË

THËNIA DUA TA SHOH ZOTIN PASTAJ TA BESOJ

Numri i fetvasë: 109 THËNIA DUA TA SHOH ZOTIN PASTAJ TA BESOJ

Kategoria: DYSHIME RRETH MONOTEIZMIT

3 259 shfletues/klikues THËNIA DUA TA SHOH ZOTIN PASTAJ TA BESOJ


 Pyetje: THËNIA DUA TA SHOH ZOTIN PASTAJ TA BESOJ


Cila është kundërpërgjigjja për ata që vendosin shqisimin (shikimin) direkt, si kusht të besimit të tyre në Zot?


 Përgjigjja: THËNIA DUA TA SHOH ZOTIN PASTAJ TA BESOJ


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Nuk ka dyshim mbi faktin se besimi dhe adhurimi i Zotit të botërave duhet të jetë mbi bazën e argumenteve të prera, prandaj Allahu i Madhëruar thotë në Kuran1:

Dije se nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut!2 dhe thotë: “Dhe që ata, të cilëve u është dhënë dituria, ta kuptojnë (dinë) se ai (Kurani) është e Vërteta nga Zoti yt, ta besojnë atë dhe zemrat e tyre të binden e të qetësohen me të3 etj.; ku vërehet qartësisht sesi besim është konsideruar një rrjedhojë e drejtpërdrejtë e diturisë dhe së këndejmi vjen rrjedhoja tjetër e bindjes dhe qetësimit të zemrës.Lexoni më tepër

Argumentet shkencore nuk kufizohen kurrsesi me shqisimin direkt (përdorimin e drejtpërdrejtë të shqisave), edhe pse ky i fundit gëzon një pozitë të madhe si në Kuran ashtu edhe në Traditën Profetike. Në fakt janë shumë e shumë gjërat në ekzistencën e të cilave besojnë prerazi shkencëtarët e shkencave natyrore dhe atyre logjike (përfshirë edhe ateistët prej tyre), pavarësisht se këto gjëra nuk janë shqisuar direkt nga shqisat e tyre ose aparaturat ndihmëse të shqisave. Për më tepër të gjitha shkencat kanë përparuar vetëm falë mosprivimit (moskufizimit) të tyre me botën e ngushtë të shqisimit të drejtpërdrejtë. Këmbëngulja se asnjë argument tjetër veç atij të drejtpërdrejtë shqisor nuk përbën argument kategorik, është padyshim prej treguesve të qartë të mungesës së logjikës.

Për këtë, kur Kurani fisnik mohon kufizimin e argumenteve me përdorimin direkt të shqisave dhe u tërheq vërejtje atyre që e kërkojnë argumentin direkt shqisor jashtë vendit të tij përkatës, në realitet pohon një të vërtetë ku besojnë të gjithë njerëzit e logjikshëm, gjë në lidhje me të cilën Allahu i Madhëruar thotë: “Ithtarët e Librit (disa hebrenj) kërkojnë prej teje (o Muhamed) që t’u zbresësh një libër prej qiellit. Në fakt, ata i kërkuan Musait diçka edhe më të madhe (duke i thënë): ‘Na e trego Allahun haptazi!’ Atëherë i shkatërroi rrufeja, për shkak të poshtërsisë që bënë’8 dhe thotë: “E megjithatë, jobesimtarët thonë: ‘Ekziston vetëm vdekja jonë e parë, ne nuk do të ringjallemi! Na i risillni, pra, të parët tanë, nëse thoni të vërtetën!’9

Kushtëzimi i besimit në Zot me shikimin apo shqisimin direkt të Tij, jo vetëm që është i pavend (nuk qëndron), por është naivitet, për shkaqet në vijim:

Së pari: Çdo gjë që kapin shqisat materiale cilësohet si ekzistencë e krijuar, me aftësi e cilësi të kufizuara. Thjesht shikimi i Zotit në këtë botë, do të ishte premisa më e madhe për të rënë në mosbesimin e Tij, pasi një ekzistencë që kapet nga kapacitetet e kufizuara të syrit apo shqisimit material të kësobtoshëm, nuk do të ishte kurrsesi e denjë për të qenë Zoti i Vërtetë, i Cili është zotëruesi i cilësive absolute (të përsosura, të pakufishme, të pakushtëzuara dhe të pakrahasueshme) hyjnore dhe rrjedhimisht është i paarritshëm për perceptimin e botës së krijesave, siç thotë në Kuranin fisnik: “Shikimet njerëzore nuk mund ta arrijnë Atë, ndërkohë që Ai i arrin shikimet e të gjithëve10;

Së dyti: Në krahun tjetër (pavarësisht sa u tha në pikën e mëparshme), Zoti i Vërtetë, e furnizoi njeriun me të gjitha aftësitë dhe burimet e duhura për të arritur tek besimi i sigurt mbi ekzistencën e Tij;Lexoni më tepër

Së treti: Besimi në ekzistencën e Zotit të botërave dhe për më tepër arritja tek besimi i sigurt në profetët e Zotit dhe udhëzimet e Tij hyjnore, përveçse përmes intuitës duhej të bazohej fuqishëm në përdorimin e logjikës së shëndoshë.

Ndërsa nëse Zoti do skaliste në vetëdijen njerëzore besimin e sigurt në Të (siç ka bërë me engjëjt), pa iu dashur fare njeriut ta vërë logjikën në përdorim, me siguri që në këtë rast nuk do të kishte kuptim termi “besim i vullnetshëm në Zot”, pasi do t’i ngjanim shembullit të kujt thotë: “Unë besoj në ekzistencën e diellit”,- teksa dihet që këtë nuk e thotë asnjë mendar, pasi në rastin e diellit njeriu është i shtrënguar të besojë në të duke qenë se e shikon dhe s’mund ta mohojë.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. THËNIA DUA TA SHOH ZOTIN PASTAJ TA BESOJ

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ THËNIA DUA TA SHOH ZOTIN PASTAJ TA BESOJ

THËNIA DUA TA SHOH ZOTIN PASTAJ TA BESOJ

  1. Kjo trajtesë është referuar kryesisht në: “Xhafer Shejkh Idriz, El-Fizja Ue Uxhudu El-Khalik, f. 43-46” dhe “Meusuatu Er-Radd Ale El-Mulhidin El-Arab, v. 1, f. 127”; për më tepër rreth literaturave (në arabisht dhe më gjerë) të arrira kritike që hedhin poshtë tezën ateiste shih ahlalhdeeth.
  2. Muhamed: 19.
  3. El-Haxh: 54.
  4. Shih: El-Bekare: 111.
  5. El-Enbija: 24.
  6. En-Nexhm: 23.
  7. Al Imran: 77
  8. En-Nisa: 153.
  9. Ed-Duhan: 34-36.
  10. El-Enam: 103.
  11. El-Bekare: 171.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top