JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

AGJËRIMI I 10-DITËSHIT TË DHUL HIXHES

Numri i fetvasë: 209 AGJËRIMI I 10-DITËSHIT TË DHUL HIXHES

Kategoria: MIRËSIA E DHJETËSHES SË PARË TË DHUL HIXH-XHES

7 108 shfletues/klikues AGJËRIMI I 10-DITËSHIT TË DHUL HIXHES


 Pyetje: AGJËRIMI I 10-DITËSHIT TË DHUL HIXHES


A është apo jo i pëlqyeshëm agjërimi i dhjetëditëshit të parë të Dhul Hixhes?


 Përgjigjja: AGJËRIMI I 10-DITËSHIT TË DHUL HIXHES


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Me agjërimin e këtyre dhjetë ditëve, synohet agjërimi i nëntë ditëve të para të tyre1; më konkretisht lidhur me agjërimin e këtyre ditëve thuhet sa vijon2:

Së pari: Është shumë e pëlqyeshme që këto ditë të agjërohen dhe pëlqyeshmërinë e agjërimit të këtyre ditëve dijetarët e kanë bazuar në sa vijon:

a. Agjërimi i përket tërësisë së veprave të mira dhe është nga veprat më të mira dhe dëlira; pra ai hyn automatikisht tek veprat më të mira me të cilat mund të afrohemi tek Allahu i Madhëruar gjatë këtij Dhjetëditëshi.Lexoni më tepër

b. Transmetimet profetike referente

“Profeti (Paqja qoftë mbi të!) i agjëronte Nëntë (ditë) të Dhul Hixhes [agjëronte dhjetëditëshin e parë të Dhul Hixhes, hiq Ditën e Kurban Bajramit], Ashuranë (Ditën e Dhjetë të muajit Muharrem) dhe tre ditë nga çdo muaj: të hënën e parë të muajit dhe dy të enjte.”6Lexoni më tepër

Së dyti: Juristët muslimanë janë të pajtimit se agjërimi i tetë ditëve të para (1-8) të Dhul Hixhes, para Ditës së Arafatit, është i pëlqyeshëm… Medh’hebi shafi’i është i mendimit se ky agjërim (1-8 Dhul Hixhe) është i pëlqyeshëm edhe për kryerësin e haxhit, teksa medh’hebi maliki pajtohet në këtë vetëm për ditët 1-7 Dhul Hixhe.10

Së treti: Agjërimi i ditës së Arafatit për personin që nuk po kryen haxhin është shumë i pëlqyeshëm dhe përbën ditën më të pëlqyeshme për t’u agjëruar të këtyre nëntë ditëve. Ndërkaq, kryerësi i haxhit është e pëlqyeshme të mos e agjërojë Ditën e Arafatit por të hajë dhe pijë në të, edhe nëse ka fizik të fuqishëm, bazuar në shembullin e të Dërguarit të Allahut (Paqja qoftë mbi të!), me qëllim që të jetë sa më energjik gjatë bërjes së lutjeve në Arafat.11

Së katërti: Pas Ditës së Arafatit, e dyta më e pëlqyeshme për t’u agjëruar e këtyre nëntë ditëve është Dita e Teruijes (8 Dhul Hixhe) dhe pas saj vijnë ditët e tjera.12

Së pesti: Juristët muslimanë janë të pajtimit se agjërimi i ditës së dhjetë të këtij Dhjetëditëshi (Ditës së Kurban Bajramit) është haram13 (rreptësisht i ndaluar / ndalesë e ndëshkueshme)14. Kjo dispozitë vlen për çdo lloj agjërimi dhe bazohet në faktin se, “Profeti (Paqja qoftë mbi të!) e ka ndaluar agjërimin e Ditës së Fitrit (Fitër Bajramit) dhe Ditës së Kurbanit (Kurban Bajramit).”15

Allahu e di më mirë. AGJËRIMI I 10-DITËSHIT TË DHUL HIXHES

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ AGJËRIMI I 10-DITËSHIT TË DHUL HIXHES

AGJËRIMI I 10-DITËSHIT TË DHUL HIXHES

 

  1. Ardhja e tyre në kapitullin e agjërimit me emërtimin “Dhjetëditësh” ka qenë në kontekstin e kuptimit të dyfishtë të fjalëve (dyjarizmit gjuhësor / shmangies nga standarti), në të cilin bëjnë pjesë palët e emrave ku njëri e dominon tjetrin për shkak të lidhjes dhe përzierjes mes tyre, si p.sh. emri prind, i cili përdoret edhe për babain edhe për nënën etj.
  2. Shih: islamqa, islamqa dhe islamweb.
  3. El-Bukhari 969 (2, f. 457), Et-Tirmidhi 757, Ebu Daudi 2438 dhe Ibn Maxhe; Albani ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë.
  4. El-Bejhaki – Shuabu El-Iman 3752; Albani ka thënë se hadithi është hasen / i besueshëm.
  5. Et-Tabarani – El-Muaxhemu El-Kebir 10455; Albani ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë.
  6. En-Nesai 2372, 2417 dhe Ebu Daudi 2437; Albani ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë, teksa ekzaminues të tjerë theksojnë se ky hadith është i dobët / jo i besueshëm (shih: islamtoday dhe almoslim). Për interpretimin e hadithit shih: alifta dhe ajurry.
  7. Ahmedi v. 44, f. 59, En-Nesai 2415, Ibn Hibani v. 14, f. 332 etj.; Albani ka thënë se hadithi është i dobët / jo i besueshëm.
  8. Muslimi 1176.
  9. Shih: islamqa dhe Sherhu Muslim – Li En-Neueui v. 4, f. 328.
  10. El-Meusuatu El-Fikhije El-Kuajtije v. 28, f. 91-92.
  11. Nihajatu El-Muhtaxh v. 3, f. 207.
  12. Shih: islamweb.
  13. Haram: Veprim lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij ndëshkohet.
  14. Shih: islamqa.
  15. El-Bukhari 1992, Muslimi 827.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top