MIRËSIA E AGJËRIMIT TË HËNËN-TË ENJTEN

Numri i fetvasë: 404 MIRËSIA E AGJËRIMIT TË HËNËN-TË ENJTEN

Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR

245 shfletues/klikues MIRËSIA E AGJËRIMIT TË HËNËN-TË ENJTEN


 Pyetje: MIRËSIA E AGJËRIMIT TË HËNËN-TË ENJTEN


A mund të na tregoni se cilat janë mirësitë lidhur me agjërimin vullnetar të ditës së hënë dhe të enjte?


 Përgjigjja: MIRËSIA E AGJËRIMIT TË HËNËN-TË ENJTEN


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me çështjen e parashtruar thuhet sa vijon1:Lexoni më tepër

Së pari: Shpërblimi i agjërimit në përgjithësi

Fillimisht lidhur me shpërblimin për agjërimin e të hënave dhe të enjteve, duhet ditur se shpërblimin e agjërimit në përgjithësi e di vetëm Allahu i Madhëruar, bazuar në hadithin kudsi2 ku Allahu i Madhëruar thotë: “Çdo vepër e birit të Ademit (njeriut) është për të, përveç agjërimit; ai (agjërimi) është për Mua dhe Unë shpërblej për të.”3; pra në adhurimet e tjera (veç agjërimit) ka hise (pjesë) dhe qasje depërtimi i disa njerëzve e shpërblimi për këto vepra u është zbuluar njerëzve sesi ato shumëfishohen nga dhjetë në shtatëqind fish e deri sa të dojë Allahu; kurse agjërimi është adhurim i fshehtë, i kulluar e i veçantë për Allahun (nuk dihet që idhujtarët ndonjëherë t’i kenë kushtuar idhujve të tyre të tillë adhurim), nuk ka në të qasje askush, nuk bëhet prej agjëruesit për t’u dukur dhe as për përfitim personal, kësisoj shpërblimin e përgatitur për agjëruesin nuk e di askush veç Allahut, vetëm Ai e di vlerën e agjërimit dhe të shumëfishimit të tij, shpërblimi i agjërimit nuk u ngarkohet engjëjve por vetë Allahu e merr përsipër atë, në shprehi të madhështisë së kësaj vepre dhe rëndësisë së saj4.

Së dyti: Vlera e agjërimit të ditës së hënë dhe asaj të enjte

a. Ditën e hënë lindi Profeti (Paqja qoftë mbi të!) dhe në të iu zbrit Shpallja

Kur është pyetur për agjërimin e ditës së hënë, Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Në të jam lindur dhe në të më ka zbritur Shpallja hyjnore”5; pra Profeti (Paqja qoftë mbi të!) e ka agjëruar të hënën edhe si shprehje të falënderimit të Allahut të Madhëruar për mirësinë e lindje së tij në këtë ditë, edhe nisur nga vlera që përbën kjo ditë për faktin se në të, atij (Paqja qoftë mbi të!) iu zbrit Shpallja hyjnore prej Allahut të Madhëruar, kështu që agjërimi i të hënës së çdo jave duke e falënderuar Allahun e Madhëruar për sjelljen në jetë të profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) pikërisht në këtë ditë të javës, përbën një adhurim të ligjëruar (pëlqyeshëm) sheriatikisht6.Lexoni më tepër

b. Të hënën dhe të enjten veprat e njeriut i paraqiten Allahut

Ebu Hurejrah (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Veprat [e njeriut] paraqiten [te Zoti] të hënën dhe të enjten; ndaj dua që vepra ime të paraqitet duke qenë (unë) agjërueshëm”7; pra në këto dy ditë, veprat e mira dhe ato të këqija të njeriut (veprat e shpërblyshme dhe mëkatet) i paraqiten Allahut të Madhëruar, Zotit të botërave, ndaj është e denjë që në këto vepra të zë vend vepra e mirë, e dihet se agjërimi është prej veprave më të mira; po kështu, nëse veprat e mira i shoqëron edhe agjërimi, ky i fundit ua ngre atyre vlerën, si dhe e përforcon përkushtimin dhe sinqeritetin e bërjes së këtyre veprave vetëm e vetëm për fitimin e kënaqësisë së Allahut dhe shpërblimit të Tij8.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. MIRËSIA E AGJËRIMIT TË HËNËN-TË ENJTEN

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ MIRËSIA E AGJËRIMIT TË HËNËN-TË ENJTEN

MIRËSIA E AGJËRIMIT TË HËNËN-TË ENJTEN

Poshtëshënim:

  1. Shih: islamweb dhe islamqa.
  2. Hadithi kudsi: Transmetim i shenjtë hyjnor, që është kuptimisht nga Allahu dhe shprehimisht nga Profeti (Paqja qoftë mbi të!).
  3. El-Bukhari 1904 dhe Muslimi 1151.
  4. Shih: islamweb dhe sunnah.
  5. Muslimi 1162.
  6. Shih: islamqa.
  7. Ahmedi 21753, Et-Tirmidhi 747 (Albani – në Sahihu Et-Tergib 1041 – ka thënë se hadithi është sahih/i vërtetë) dhe En-Nesai 2358 (Albani – në Sahihu En-Nesai 2357 – ka thënë se hadithi është “hasen sahih/midis i vërtetë dhe i besueshëm ”).
  8. Shih: sunnah.
  9. Et-Tirmidhi 745, En-Nesai 2361 dhe Ibn Maxhe 1739; Albani – në Sahihu Et-Tergib 1044 – ka thënë se hadithi është sahih/i vërtetë.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë: