JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

PËRZGJEDHJA E GJINISË SË BEBES-DISPOZITA

Numri i fetvasë: 407 PËRZGJEDHJA E GJINISË SË BEBES-DISPOZITA

Kategoria: SHTATZËNIA ARTIFICIALE

1 025 shfletues/klikues PËRZGJEDHJA E GJINISË SË BEBES-DISPOZITA


 Pyetje: PËRZGJEDHJA E GJINISË SË BEBES-DISPOZITA


Një motër muslimane ka dy vajza dhe kur ka shkuar në kontroll tek gjinekologu, i kanë propozuar që nëse dëshiron të ketë një djalë duhet të marr një injeksion për shpërthimin e kromozomeve që përcaktojnë gjininë e fëmijës. A është e lejueshme që të bëhet kjo gjë?


 Përgjigjja: PËRZGJEDHJA E GJINISË SË BEBES-DISPOZITA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Metoda laboratorike e përzgjedhjes së gjinisë së bebes (mikroinjeksioni), si ajo e mbjelljes në mitër e qelizës me të dhënat e embrionit mashkullor (që thuhet se është rreth 90 % e suksesshme) ashtu edhe ajo e mbjelljes së spermatozeidit me kromozom mashkullor (që thuhet se është rreth 70 % e suksesshme), sidomos nëse bëhet nga nevoja (në kuadrin e trajtimit të shterpësisë, sëmundjeve të embrionit apo kur çifti ka disa fëmijë vetëm të njërës gjini dhe synon të ketë fëmijë edhe të gjinisë tjetër) dhe nëse bëhet duke iu përmbajtur rregullave ligjore islame; është e lejuar1 dhe nuk bie në kundërshtim me kënaqjen me caktimin e Allahut, si dhe nuk përbën kurrsesi ndryshim të krijmit të Allahut, sepse edhe kjo metodë edhe ajo natyrale (normale), mund të ndodhin vetëm me dëshirën dhe caktimin e Allahut të Madhëruar.Lexoni më tepër

Më konkretisht, në lidhje me përzgjedhjen e gjinisë së bebes thuhet sa vijon2:

Së pari: Argumentet e lejimit të përzgjedhjes së gjinisë së bebes

a. Dijetarët muslimanë kanë përmendur se parashikimi i gjinisë së bebes (që në fazën e hershme të shtatzënisë) përmes shenjave të pranishme tek shtatzëna (p.sh. nëse shtatzëna ndjehet më e rënduar në anën e djathtë të saj bebi do jetë femër etj.), nëse ky parashikim bëhet nisur nga përvoja e zakonshme dhe jo në mënyrë të prerë, nuk bie ndesh me bazat e fesë islame;

b. Kërkimi i një fëmije me një gjini të caktuar (si lutja e Profetit Zekerija (Paqja qoftë mbi të!) dhe kurimi i infertilitetit (shterpësisë) janë të lejuara dhe kanë bazë në fenë (normën legjislative) islame;

c. Përzgjedhja e gjinisë së bebes, nuk del përtej krijimit natyral (të pandryshuar) të Allahut të Lartmadhëruar, ashtu që më konkretisht spermatozeidi dhe vezorja janë po ata (të pandryshueshëm apo tjetërsueshëm), në trajtën e tyre natyrale/normale;Lexoni më tepër

Së dyti: Rregullat e lejimit të përzgjedhjes së gjinisë së bebes

a. Metoda e përzgjedhjes së gjinisë së bebes duhet të bëhet duke u mbështetur tek Allahu i Madhëruar, duke u ditur se çdo gjë ndodh vetëm me urdhrin e Tij dhe se metoda në fjalë është veç një shkak që nëse do Allahu i Madhëruar e bën të ketë efekt dhe nëse nuk do Ai nuk mund të ketë asnjë efekt;

b. Metoda e përzgjedhjes së gjinisë së bebes duhet të jetë e sigurtë shkencërisht dhe të kryhet nga specialistët, si dhe duhet të jetë i garantuar mosdëmtimi i shëndetit të nënës dhe atij të bebes;

c. Duhet të shmanget rënia në haram, si: zbulimi i vendit të turpshëm, që siç dihet lejohet vetëm në rast domosdoshmërie dhe në përputhje me rregullat përkatëse islame;Lexoni më tepër

d. Duhet të garantohet që spermatozeidi dhe vezorja të jenë me siguri të çiftit bashkëshortor dhe jo të dikujt tjetër (jashtë tyre), si dhe që mbjellja të bëhet në mitrën e nënës që i është marr vezorja; Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. PËRZGJEDHJA E GJINISË SË BEBES-DISPOZITA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ PËRZGJEDHJA E GJINISË SË BEBES-DISPOZITA

PËRZGJEDHJA E GJINISË SË BEBES-DISPOZITA

Poshtëshënim:

  1. Shih: Almosleh.
  2. Shih: islamweb, islamweb dhe islamqa.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top