PËRZGJEDHJA E GJINISË SË BEBES-DISPOZITA

Numri i fetvasë: 407 PËRZGJEDHJA E GJINISË SË BEBES-DISPOZITA

Kategoria: SHTATZËNIA ARTIFICIALE

PËRZGJEDHJA E GJINISË SË BEBES-DISPOZITA

 Pyetje: PËRZGJEDHJA E GJINISË SË BEBES-DISPOZITA

Një motër muslimane ka dy vajza dhe kur ka shkuar në kontroll tek gjinekologu, i kanë propozuar që nëse dëshiron të ketë një djalë duhet të marr një injeksion për shpërthimin e kromozomeve që përcaktojnë gjininë e fëmijës. A është e lejueshme që të bëhet kjo gjë?

 Përgjigjja: PËRZGJEDHJA E GJINISË SË BEBES-DISPOZITA

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Metoda laboratorike e përzgjedhjes së gjinisë së bebes (mikroinjeksioni), si ajo e mbjelljes në mitër e qelizës me të dhënat e embrionit mashkullor (që thuhet se është rreth 90 % e suksesshme) ashtu edhe ajo e mbjelljes së spermatozeidit me kromozom mashkullor (që thuhet se është rreth 70 % e suksesshme), sidomos nëse bëhet nga nevoja (në kuadrin e trajtimit të shterpësisë, sëmundjeve të embrionit apo kur çifti ka disa fëmijë vetëm të njërës gjini dhe synon të ketë fëmijë edhe të gjinisë tjetër) dhe nëse bëhet duke iu përmbajtur rregullave ligjore islame; është e lejuar dhe nuk bie në kundërshtim me kënaqjen me caktimin e Allahut, si dhe nuk përbën kurrsesi ndryshim të krijmit të Allahut, sepse edhe kjo metodë edhe ajo natyrale (normale), mund të ndodhin vetëm me dëshirën dhe caktimin e Allahut të Madhëruar.

Lexoni më tepër

PËRZGJEDHJA E GJINISË SË BEBES-DISPOZITA Read More »