Numri i fetvasë: 267 DITËT E TESHRIKUT PAS DITËS SË BAJRAMIT
Kategoria: DITËT E TESHRIKUT 11-13 DHUL HIXHE
4 910 shfletues/klikues DITËT E TESHRIKUT PAS DITËS SË BAJRAMIT
Pyetje: DITËT E TESHRIKUT PAS DITËS SË BAJRAMIT
Kam hasur në shumë literatura islame termin Ditët e Teshrikut (EJ-JEEMU ET-TESHRIIǨ). A mund të na flisni rreth këtyre ditëve, se cili është kuptimi, koha dhe vlera e tyre, si dhe cila është dispozita e agjërimit të tyre?
Përgjigjja: DITËT E TESHRIKUT PAS DITËS SË BAJRAMIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Kuptimi, koha dhe vlera e Ditëve të Teshrikut1Lexoni më tepër
Çështja e parë: Domethënia e Ditëve të Teshrikut
Ekzistojnë dy mendime mbi shkakun e emërtimit të Ditëve të Teshrikut:
Mendimi i parë: Janë quajtur kësisoj sepse në to bëhej TESHRIIǨ-u (shfaqja) në diell e mishit të kurbanëve (bëhej therja, kriposja dhe terja / tharja e tyre);
Mendimi i dytë: Janë quajtur kësisoj pasi namazi i bajramit falet pas TESHRIIǨ-ut (shfaqjes) të diellit, ndaj u quajtën të gjitha Ditë të TESHRIIǨ-ut (shfaqjes së diellit), në pasim të ditës pararendëse (ditës së bajramit).
Çështja e dytë: Koha e Ditëve të Teshrikut
Juristët muslimanë kanë rënë dakord që Ditët e Teshrikut janë tre, porse ata ndajnë mendime të ndryshme nëse dita e bajramit (dita e parë e Kurban Bajramit) është apo jo prej Ditëve të Teshrikut2, ku mendimi më parësor është se ditët e Teshrikut janë ditët që vijnë menjëherë pas ditës së (parë të) Kurbanit3 dhe mbi këtë mendim veprojnë tanimë muslimanët në sezonin e kryerjes së haxhit (pelegrinazhit të madh në Mekë).Lexoni më tepër
Çështja e tretë: Vlera e Ditëve të Teshrikut5
Në tekstet kuranore dhe profetike kanë ardhur një sërë vlerash lidhur me Ditët e Teshrikut, prej të cilave janë:
a. Sipas mendimit të shumicës së dijetarëve, Ditët e Teshrikut janë pikërisht ditët e caktuara të përmendura në thënien kuranore: “Dhe madhëroni Allahun në (tre) ditët e caktuara (të Teshrikut)”6;
b. Ditët e Teshrikut janë ditë dhikri7 (përmendje) të Allahut të Lartmadhëruar bazuar në transmetimin profetik: “Ditët e Teshrikut janë ditë ngrënie, pirje dhe përmendje e Allahut”8;Lexoni më tepër
Së dyti: Agjërimi i Ditëve të Teshrikut13
Mbi agjërimin e Ditëve të Teshrikut janë dy mendime kryesore:
Mendimi i parë: Agjërimi i tyre i lejohet vetëm haxhiut mutemeti (MUTEMET-TIǏ)14 që nuk ka mundësi të bëj hedjin15 (kurbanin që i duhet të bëjë në Mekë).
Mendimi më i fuqishëm i juristëve muslimanë është se agjërimi i Ditëve të Teshrikut nuk lejohet (qoftë edhe agjërimi i ditëve të mbetura prej Ramazanit), përveçse për haxhiun mutemeti, i cili i agjëron këto ditë në pamundësi të bërjes së hedjit (therorit / kurbanit që i duhet të bëjë në Mekë).Lexoni më tepër
Mendimi i dytë: Agjërimi i këtyre ditëve ndalohet kategorikishtLexoni më tepër
Allahu e di më mirë. DITËT E TESHRIKUT PAS DITËS SË BAJRAMIT
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ DITËT E TESHRIKUT PAS DITËS SË BAJRAMIT
DITËT E TESHRIKUT PAS DITËS SË BAJRAMIT
- Shih: islamweb, islamweb, islamqa dhe islamweb. ↩
- Pra juristët muslimanë ndajnë mendime të ndryshme nëse Ditët e Teshrikut janë dita e bajramit dhe dy ditë pas saj, apo dita e bajramit nuk është prej tyre dhe ato përbëjnë tre ditët pas saj. ↩
- Pra Ditët e Teshrikut janë ditët 11, 12 dhe 13 të muajit Dhul Hixhe (i cili përbën muajin e fundit / të dymbëdhjetë të kalendarit hënor islam. ↩
- Et-Tirmidhi 773 etj., Albani ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë. ↩
- Shih: islamqa, saaid dhe islamqa. ↩
- El-Bekare. ↩
- Dhikri: Kuptimi gjuhësor i “dhikrit” është përmend / zë në gojë; kurse kuptimi terminologjik është “përmendje / përlëvdim i Allahut”. ↩
- Muslimi 1141. ↩
- Tekbir: Madhërimi i Zotit, përmes trajtave të përmendjes së Zotit ku vjen e veçuar ose bashkëngjitur thënia “ALL-LLAAHU EKBER / Allahu është më i Madhi”. ↩
- Tekbiri i kufizuar (ET-TEKBIIRU EL-MUǨAJ-JED): Nënkuptohet trajta dyshe “ALL-LLAAHU EKBER, ALL-LLAAHU EKBER, LAA ILAAHE IL-LELL-LLAAH, ALL-LLAAHU EKBER, ALLAHU EKBER, UE LIL-LAAHIL-ȞAMD” e këtij tekbiri (madhërimi), që sipas disa dijetarëve muslimanë është më e preferuara (shih: islamweb), por edhe trajtat e tjera të ngjashme të tij, që thuhet nga personi i cili nuk është në haxh (në pelegrinazhin e madh në Mekë), në përmbyllje të namazeve farz (të obliguara) të ditëve 9-13 të Dhul Hixhes (sipas mendimit më të fuqishëm – i cili përbën edhe mendimin e medh’hebit hanefi – ky tekbir thuhet nga mëngjesi i ditës së Arafatit, që është një ditë para bajramit të Kurbanit dhe deri në ikindinë e ditës 13 Dhul Hixhe, që është dita e tretë pas bajramit të Kurbanit). Shumica e dijetarëve muslimanë janë të mendimit se ky tekbir është i ligjëruar (bazuar në transmetimet e ardhura nga sahabët / shokët e Profetit) dhe gjithashtu shumica e tyre janë të mendimit se ai nuk është obligim (shih: islamweb dhe islamport). ↩
- Tavafi i Ifadas: Tavafi që bëjnë haxhilerët kur derdhen apo kthehen nga Minaja për në Meke, pas qëndrimit në territorin e Arafatit dhe atë të Muzdelifesë; koha e këtij Tavafi fillon pas mesnatës të ditës së Kurbanit (10 Dhul Hixhe), por më e mira është që ai të bëhet ditën e Kurbanit pas gjuajtjes së Xhemratu (shenjës në zonën e) Akabesë dhe rruajtjes ose qethjes së flokëve (shih: islamweb dhe islamweb). ↩
- Shih: islamweb dhe islamweb. ↩
- Shih: islamweb dhe islamweb. ↩
- Haxhiu mutemeti (MUTEMET-TIǏ / përfitues): Muslimani/a që futet në gjendjen rituale të pelegrinazhit të umras (pelegrinazhit të vogël në Mekë) përgjatë muajve të haxhit, pastaj pas umras del nga gjendja rituale e pelegrinazhit dhe qëndron në Mekë derisa të hyj sërish në gjendjen rituale të pelegrinazhit të haxhit në po të njëjtin vit (pra përmes kësaj trajte të pelegrinazhit përfitohet çlirimi i përkohshëm nga gjendja rituale e pelegrinazhit). ↩
- Hedji: Bagëti që i dhurohet Haremit / Xhamisë së Shenjtë të Mekës, si afrim apo adhurim ndaj Allahut të Madhëruar (therori apo kurbani i obligueshëm ose i pëlqyeshëm që bëhet në Mekë); prej këtij therori është edhe ai që bën haxhiu mutemeti (që kryen një trajtë pelegrinazhi ku përfitohet çlirimi i përkohshëm nga gjendja rituale e pelegrinazhit) / shih: alukah. ↩
- El-Bukhari 1997. ↩
- Ahmedi 10286, Albani ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë. ↩
- Ebu Daudi 2418; Albani ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë. ↩