Numri i fetvasë: 207 10 DITËT E PARA TË DHUL HIXHES-VLERA
Kategoria: MIRËSIA E DHJETËSHES SË PARË TË DHUL HIXH-XHES
9 676 shfletues/klikues 10 DITËT E PARA TË DHUL HIXHES-VLERA
Pyetje: 10 DITËT E PARA TË DHUL HIXHES-VLERA
Kemi dëgjuar se veprat e mira që bëhen në dhjetëditëshin e parë të muajit Dhul Hixhe kanë një vlerë shumë të madhe, madje edhe më të madhe se veprat e mira që kryen në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. A mund të na përmendi konkretisht, mbështetur me argumentat përkatëse, realitetin e vlerës apo mirësisë së veprës së mirë që bëhet gjatë këtyre ditëve?
Përgjigjja: 10 DITËT E PARA TË DHUL HIXHES-VLERA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Dhjetë ditët e para të muajit Dhul Hixhe1 mbarojnë me ditën e Festës së Kurban Bajramit dhe paraprijnë me nëntë ditët para kësaj dite.
Fillimisht na duhet të hedhim dritë mbi faktin se juristët muslimanë me termin “vepër e mirë” nënkuptojnë çdo gjë që është urdhëruar nga Allahu i Madhëruar në formë detyrimi ose pëlqyeshmërie.Lexoni më tepër
Ndërsa mirësia madhështore e këtij dhjetëditëshi dhe veprave të mira në të, spikatet qartë në dy burimet kryesore ligjore islame, si vijon3:
Burimi i parë: Kurani dhe vlera e 10-ditëshit të parë të Dhul Hixhes
Së pari: Allahu i Lartësuar është betuar në këto dhjetë ditë në Kuranin fisnik- e Allahu betohet vetëm në çfarë është e madhërishme,- duke thënë: “Betohem për muzgun e agimit dhe për dhjetë netët4 [dhjetë ditët e para të muajit Dhul Hixhe]! Betohem për çiftin dhe tekun!”5;
Shumica e komentuesve të Kuranit janë të mendimit se me dhjetë netët e këtushme bëhet fjalë për 10 ditë-netët e para të Dhul Hixhes (përfshirë dijetarin e shquar Ibn Kethirin, i cili thotë se ky është mendimi i saktë).6Lexoni më tepër
Së dyti: Këto ditë, falë mirësisë së madhe dhe pozitës së lartë të tyre, janë emërtuar si Ditët e Caktuara, në të cilat ligjërohet bërja e dhikrit (përmendjes së Allahut), bazuar në thënien e Allahut të Lartësuar: “Thirri njerëzit për haxhillëk: ata do të vijnë në këmbë dhe me deve prej të gjitha viseve të largëta, që të dëshmojnë dobitë e tyre dhe të përmendin Emrin e Allahut në Ditët e Caktuara…”8; shumica e dijetarëve (përfshirë Ibn Umerin dhe Ibn Abasin) thonë se ditët e caktuara në fjalë, janë 10 ditët e para të Dhul Hixhes.9Lexoni më tepër
Burimi i dytë: Tradita Profetike dhe vlera e 10-ditëshit të parë të Dhul Hixhes
Së pari: Këto ditë kanë marr dëshminë profetike se janë ditët më të mira të dynjasë dhe vepra e mirë në to është më e dashura, më e dëlira, më e shpërbyeshmja dhe më e vlerësuara tek Allahu i Madhëruar;Lexoni më tepër
Pra vepra e mirë që bëhet në këto ditë, është më e mirë se po kjo vepër nëse bëhet jashtë këtyre ditëve. Madje vepra më pak e mirë që bëhet në to, është më me vlerë edhe se një vepër më e mirë se kjo e para, por që bëhet jashtë këtyre ditëve. Kjo sepse këto ditë përbëjnë një prej sezoneve më madhështore të adhurimit. Prandaj shumë dijetarë muslimanë janë shprehur se këto ditë dhe veprat që bëhen në to, janë më të mira edhe se ato të dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit pa netët e tyre (pasi në këto netë të Ramazanit gjendet Nata e Kadrit, ku vepra e mirë e bërë është më mirë se vepra e mirë e 1000 muajve në të cilët nuk gjendet Nata e Kadrit).17
Vepër më e mirë se ajo që bëhet në këto dhjetë ditë, mund të jetë vetëm ajo e një personi që del në xhihad (përpjekje të armatosur) në Rrugë të Allahut dhe aty ai humb edhe jetën edhe pasurinë e tij (vritet dhe i merret pasuria ose e shpenzon atë në Rrugë të Allahut para se të jetë vrarë). Vetëm kjo trajtë e përpjekjes së armatosur e tejkalon veprën e mirë të bërë në dhjetëditëshin e parë të Dhul Hixhes, ndërsa format e tjera të xhihadit (përpjekjes së armatosur) qëndrojnë më poshtë se vepra e mirë e bërë në dhjetëditëshin e parë të Dhul Hixhes.11
Së dyti: Këto ditë kanë këtë vlerë madhështore sepse: ato i përkasin muajve të shenjtë19, në to ndodhet dita e Arafatit dhe Kurbanit, bashkëngjitur me to janë ditët e Teshrikut, ato përbëjnë shansin vjetor ku bashkohen adhurimet mëmë islame dhe në to kryhet obligimi madhështor hyjnor i haxhit.Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. 10 DITËT E PARA TË DHUL HIXHES-VLERA
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ 10 DITËT E PARA TË DHUL HIXHES-VLERA
10 DITËT E PARA TË DHUL HIXHES-VLERA
- Dhul Hixhe: Muaji i dymbëdhjetë i kalendarit hënor islam, në të cilin kryhen ritualet kryesore të haxhit (pelegrinazhit) në Mekë dhe rrethinat e saj. ↩
- Mubah: Veprim i lejuar, që në origjinë as shpërblehet dhe as ndëshkohet. ↩
- Shih: saaid, said dhe sahab. ↩
- Interpretues të Kuranit theksojnë se këto ditë-netë janë përmendur nën artikulimin “netë”, referuar tek tradita gjuhësore e banorëve të Mekës, të cilët në kohën kur tek ata u zbrit kjo thënie kuranore dhe simotrat e saj në Mekë (të njohura si sure / kaptina ose ajete / thënie kuranore mekase), bazoheshin tek kalendari hënor – ku do të bazoheshin në vijimësi muslimanët – dhe siç dihet kalendari hënor e përllogarit ditë-natën, muajin dhe vitin e ri, referuar në hyrjen e netëve. Kjo formë mbeti e tillë deri në kohën kur Kurani do të vijonte të zbriste në Medine, ku ky artikulimi nga “netë” u shndërrua në “ditë”, referuar tek tradita gjuhësore e banorëve të Medinës, të cilët asokohe (dhe deri para emigrimit profetik) bazoheshin tek kalendari diellor (siç duket të ndikuar nga prania e shumtë e ithtarëve të librit / kryesisht hebrenjve në mesin e tyre) dhe siç dihet kalendari diellor e përllogarit ditë-natën, muajin dhe vitin e ri, referuar në hyrjen e ditëve (Shih: ahlalhdeeth). ↩
- El-Fexhr: 1-2. ↩
- Ibn Kethir v. 4, f. 535 dhe Et-Tabari v. 7, f. 514. ↩
- Ahmedi 14551; Albani ka thënë se ky hadith është i dobët / jo i besueshëm (për më shumë rreth ekzaminimit të haditheve të ardhura lidhur me dhjetë-ditëshin e parë të Dhul Hixhes, njohësit e arabishtes mund të referohen në linkun feqhweb). ↩
- El-Haxh: 27-28. ↩
- Ibn Kethir v. 3, f. 239. ↩
- El-Araf: 142. ↩
- Shih: almunajjid. ↩
- El-Bezar, Ibn Hiban dhe El-Hajthemi v. 4, f. 17; Albani thotë se hadithi është sahih li gajrihi / i vërtetë falë dëshimve jashtë tij. ↩
- Ibn Hibani 3853; Albani (në Sahihu Et-Tergib nr. 1150 ka thënë se ky hadith është sahih li gajrihi / i vërtetë falë dëshmive jashtë tij. ↩
- El-Bukhari 969 (2, f. 457), Et-Tirmidhi 757, Ebu Daudi 2438 dhe Ibn Maxhe; Albani ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë. ↩
- El-Bejhaki – Shuabu El-Iman 3752; Albani ka thënë se hadithi është hasen / i besueshëm. ↩
- Et-Tabarani – El-Muaxhemu El-Kebir 10455; Albani ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë. ↩
- Shih: Tefsir Ibn Kethir, v. 5, f. 412 dhe Lataif El-Mearif, Ibn Rexheb El-Hanbeli 458-464. ↩
- Shih: almunajjid. ↩
- Muajt e shenjtë: Me këtë emërtim quhen katër muajt: Rexheb (që vjen i veçuar), Dhul Ka’de, Dhul Hixhe dhe Muharrem (tre të fundit vijnë varg) të kalendarit hixhri (hënor / islam), të cilët janë quajtur kësisoj sepse gëzojnë dispozita të veçanta pacenueshmërie. ↩
- Shih: Fethu El-Baari – me autor Ibn Haxher El-Askalani v. 2, f. 460. ↩
- Haxhi: Kuptimi gjuhësor i këtij artikulimi është: Synimi për të shkuar diku; ndërsa kuptimi i tij terminologjik është: Shkuarja me nijetin / qëllimin e kryerjes së Haxhit, në vendin e caktuar (Qabja dhe territoret përreth), në një kohë të caktuar (në dhjetëditëshin e parë të muajit Dhul Hixhe (muaji i fundit i kalendarit hixhri / sipas emigrimit profetik) dhe kryerja atje e veprimeve rituale të caktuara, disa prej të cilave janë të obliguara dhe disa të tjera vullnetare. ↩
- Umra: Vizita e thjeshtë e Qabesë, gjatë dhe jashtë haxhit, më specifikisht adhurimi i Allahut, duke hyrë në gjendjen e ihramit (vendimit të nisjes së pelegrinazhit), bërë tavafin (rrotullimin) rreth Qabesë 7 herë, sa’jin (endjen) midis Safasë dhe Mervasë 7 herë dhe më pas rruajtjen ose shkurtimin e flokëve. ↩