JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

DATA AGJËRIMI VULLNETAR TË VITIT 2021

Numri i fetvasë: 319 DATA AGJËRIMI VULLNETAR TË VITIT 2021

Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR

4 959 shfletues/klikues DATA AGJËRIMI VULLNETAR TË VITIT 2021


 Pyetje: DATA AGJËRIMI VULLNETAR TË VITIT 2021


A mund të na tregoni se cilat janë agjërimet kryesore vullnetare që mund të bëjë muslimani gjatë vitit 2021?


 Përgjigjja: DATA AGJËRIMI VULLNETAR TË VITIT 2021


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!Lexoni më tepër

Datat e agjërimeve vullnetare për vitin 2021 (me mundësi gabimi prej një dite) janë si vijon3:Lexoni më tepër

Së pari: Data fikse ditore në të cilat bëhet agjërim vullnetar

a. Agjërimi i Profetit Daud (Paqja qoftë mbi të!), që agjëronte një ditë po dhe një ditë jo (qoftë edhe për një periudhë kohore të shkurtër, por më e mira është që ky agjërim të bëhet në vazhdimësi sa të jetë e mundur);Lexoni më tepër

b. Agjërimi çdo të hënë dhe të enjte të javës;Lexoni më tepër

Së dyti: Data agjërimi vullnetar që referohen në kalendarin hixhri

Referenca e parë: Viti 2021 Gregorian (1 janar – 8 gusht 2021) / 1442 Hixhri (17 Xhumada El-Euel – 29 Dhul Hixhe)

a. Agjërimi i tre ditëve (13-tës, 14-tës dhe 15-tës4) të çdo muaji hënor, ose tre ditëve të tjera veç këtyre;Lexoni më tepër

b. Agjërimi (tërësisht ose pjesërisht) i muajve të shenjtë: Rexheb (2 shkurt – 3 mars 2021);Lexoni më tepër

c. Agjërimi i (krejt, shumicës ose gjysmës së parë prej) muajit Shaban (14 mars – 12 prill 2021);Lexoni më tepër

d. Agjërimi 6 ditë prej muajit Sheual pas agjërimit të Ramazanit (pra nga 2 – 29 Sheual / 14 maj – 10 qershor 2021, të agjërohen gjashtë ditë);Lexoni më tepër

e. Agjërimi (tërësisht ose pjesërisht) i muajve të shenjtë: Dhul Ki’ade (11 qershor – 10 korrik 2021) dhe Dhul Hixhe (11 korrik – 8 gusht 2021);Lexoni më tepër

f. Agjërimi i dhjetëditëshit të Dhul Hixhes (1 – 9 Dhul Hixhe / 11 korrik – 19 korrik 2021) dhe sidomos i ditës së nëntë të tij (Ditës së Arafatit);Lexoni më tepër

Referenca e dytë: Viti 2021 Gregorian (9 gusht 2021 – 31 dhjetor 2021) / 1443 Hixhri (1 Muharrem – 27 Xhumada El-Euel)

a. Agjërimi i tre ditëve (13-tës, 14-tës dhe 15-tës5) të çdo muaji hënor, ose tre ditëve të tjera veç këtyre;

b. Agjërimi (tërësisht ose pjesërisht) i muajve të shenjtë: Muharrem (9 gusht – 7 shtator 2021);Lexoni më tepër

c. Agjërimi i Ashurasë (10 Muharrem / 18 gusht 2021) dhe ditës para saj (9 Muharrem / 17 gusht 2021);Lexoni më tepër

– Për informacion më të gjerë rreth këtyre datave dhe agjërimit vullnetar në to, mund të referoheni në linkun: AGJËRIMI VULLNETAR.

Allahu e di më mirë. DATA AGJËRIMI VULLNETAR TË VITIT 2021

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DATA AGJËRIMI VULLNETAR TË VITIT 2021

DATA AGJËRIMI VULLNETAR TË VITIT 2021

Poshtëshënim:

  1. Ixhma: Mendimi konsensual (i njëzëshëm) që kanë dhënë juristët përsiatës muslimanë, pasi ka ndërruar jetë Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!), në një epokë, për një prej çështjeve juridike islame.
  2. Shih: islamweb dhe islamweb.
  3. Konvertimi është bërë referuar në linkun “Kalendari Hixhri 1442, Kalendari Hixhri 1443 dhe Hijri to Gregorian Data Converter”.
  4. Për datat konkrete sipas kalendarit gregorian referohuni në linkun “Kalendari Hixhri 1442”.
  5. Për datat konkrete sipas kalendarit gregorian referohuni në linkun “Kalendari Hixhri 1443”.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top