JETA E VËRTETË

ETIKA E THONJVE-THONJTË DHE MAGJIA

Numri i fetvasë: 320 ETIKA E THONJVE-THONJTË DHE MAGJIA

Kategoria: TRADITAT E NATYRSHMËRISË-FITRAS

6 376 shfletues/klikues ETIKA E THONJVE-THONJTË DHE MAGJIA


 Pyetje: ETIKA E THONJVE-THONJTË DHE MAGJIA


Zakonisht ne i presim thonjtë në banjo ose në koshin e mbeturinave dhe i hedhim në këtë të fundit; a është në rregull kjo dhe çfarë duhet të kemi tjetër parasysh në lidhje me prerjen e thonjve? Po kështu, a duket në rregull që një person i familjes të vijë për vizitë tek dikush dhe t’i pres thonjtë para balkonit ose oborrit të shtëpisë së tij?


 Përgjigjja: ETIKA E THONJVE-THONJTË DHE MAGJIA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Dispozita dhe urtësia lidhur me prerjen e thonjve

a. Dispozita lidhur me prerjen e thonjve1

Si rregull prerja e thonjve përbën në fenë islamë një veprim të pëlqyeshëm që i përket natyrshmërisë humane (dhe kjo përbën mendimin e katër medh’hebeve të mëdha juridike islame, madje është thënë se për këtë çështje ka konsensus2). Është mirë që prerja e thonjve të bëhet së paku një herë në çdo 40 ditë.

b. Kufiri i kërkuar i prerjes së thoit

Kufiri i kërkuar i prerjes së thoit është çfarë vjen shtesë majës së gishtit përkatës (ndërsa prerja e thellë e thonjve nuk është në rregull pasi mund të shkaktojë: dhimbje, lëndime, ngathtësim të lëvizjes së duarve etj.). Teksa rritja e ekzagjeruar e thonjve (ose e ndonjërit prej tyre) aq sa të bëhen pengesë për punët e ndryshme, është vepër e papëlqyeshme, sepse ato bëhen padyshim pengesë për të punuar, si rezultat i ngathtësimit që shkaktojnë apo ngurrimit të mbajtëseve të tyre për punë (nga frika se mos i prishin thonjtë e tyre të gjatë).Lexoni më tepër

c. Koha / vendi i prerjes së thonjve dhe ku hidhen ato

Realisht nuk ka asnjë transmetim autentik profetik ku për prerjen e thonjve të theksohet një ditë e caktuar, kohë e caktuar ditore (ditën, natën etj.4) apo formë e caktuar (me kë dorë / gisht fillohet etj.), edhe pse sipas mendimit të disa juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi, maliki dhe një mendim të medh’hebit hanbeli) është mirë që prerja e thonjve të bëhet ditën e xhuma/e premte5.

Së këtejmi, nuk ka ndonjë të keqe që thonjtë të priten në çfarëdo kohe (natën ose ditën) dhe në çfarëdo vendi (në banjo, ndonjë dhomë a oborr të shtëpisë apo diku tjetër), apo edhe të hidhen diku (qoftë edhe përtokë6), edhe pse më e mira është që thonjtë të priten në një vend të veçantë dhe pastaj të mblidhen dhe të hidhen në plehra, në nevojtore, ose diku tjetër.Lexoni më tepër

Së dyti: Lidhja mes thonjve dhe magjisë9

Ngritja e dyshimeve kundrejt: një rasti si ai i përmendur në pyetjen e parashtruar, apo hasjes së thonjve në situata të veçanta; varet shumë nga fakti se çfarë pozite reflekton personi / situata në fjalë. Konkretisht, në rastin e personit varet: nëse ky person vepron vjedhurazi / fshehurazi me thonjtë, nëse ka ndodhur prej tij ndonjë veprim i dyshimtë edhe herë të tjera, nëse edhe më parë janë hetuar tek ai gjurmë negative të sigurta; apo mos ndoshta ai thjesht i ka prerë aty thonjtë në mënyrë të pavëmendshme; sepse si rregull akuzimi i tjetrit me magji (sidomos familjarit) duhet faktuar. Kurse sa i përket hasjes së thonjve: nëse ato gjehen në trajta normale nuk duhet nxituar të bëhet lidhja e tyre me magjinë, përveçse kur gjehen në trajtat karakteristike të magjisë (si thonj të futur shpesh në ushqim, ose të hedhur në vende të fshehta, ose të përzier me flokë dhe penj të lidhur nyje dhe ngjashëm); vetëm në këtë rast çështja duhet marrë seriozisht, pasi ka shumë gjasa që kjo të jetë lëndë magjie e cila duhet asgjësuar nga një kuadër musliman kompetent, ose së paku digjet duke kënduar tre suret e fundit mbrojtëse të Kuranit gjatë asgjësimit të kësaj lënde të dyshimtë.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. ETIKA E THONJVE-THONJTË DHE MAGJIA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ ETIKA E THONJVE-THONJTË DHE MAGJIA

ETIKA E THONJVE-THONJTË DHE MAGJIA

  1. Shih: alukah dhe islamonline.
  2. Shih: dorar.
  3. Në rastin e lyerjes së thonjve me manikyr (i cili përbën një shtresë izoluese që pengon depërtimin e ujit në lëkurën e gishtit), duhet bërë kujdes që manikyri të hiqet kur të merret gusël / abdes, pasi prania e tij i bën të pavlefshëm ato.
  4. Shih: islamweb dhe islamqa.
  5. Medh’hebi hanefi është i mendimit se më mirë është që thonjtë të priten pas namazit të xhumasë, ndërsa medh’hebi hanbeli është i mendimit se më mirë është që thonjtë të priten para tij (namazit të xhumasë).
  6. Shih: binbaz.
  7. Disa juristë muslimanë kanë theksuar se groposja e thonjve dhe flokëve është një vepër e pëlqyeshme sidomos për njerëzit që ndihen të kërcënuar nga magjia, sepse kësisoj (duke u groposur) nuk do të mund të shfrytëzohen prej magjistarëve për bërje magjie.
  8. Shih: islamqa.
  9. Shih: ruqya, islamweb dhe islamqa.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top