GUSLI-LARJA RITUALE E GJITHË TRUPIT

Numri i fetvasë: 321 GUSLI-LARJA RITUALE E GJITHË TRUPIT

Kategoria: GUSLI-LARJA RITUALE TËRËSORE E TRUPIT

1 588 shfletues/klikues GUSLI-LARJA RITUALE E GJITHË TRUPIT


 Pyetje: GUSLI-LARJA RITUALE E GJITHË TRUPIT


Si kryhet gusli (larja e trupit) pas marrëdhënieve seksuale; merret abdest dhe lahesh komplet, kaq është? Çfarë gjërash të tjera kryesore duhet të kihen parasysh lidhur me guslin?


 Përgjigjja: GUSLI-LARJA RITUALE E GJITHË TRUPIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Domethënia dhe dispozita e guslit1

Fjala arabe “gusël” ka kuptimin “larje”, kurse në terminologjinë e jurisprudencës islame me të nënkuptohet “larja e madhe rituale (e gjithë trupit)”.

Gusli është i obligueshëm për personin në “gjendjen e papastërtisë së madhe rituale2 / El-Hadeth El-Ekber”, kurse jashtë kësaj gjendje gusli është thjesht i pëlqyeshëm, si p.sh.: gusli i xhumasë/të premtes, ai i Dy Bajrameve etj.

Së dyti: Format e guslit3

Lloji i parë: Gusli i kompletuar

Referuar në modelin autentik profetik, mënyra më e plotë e guslit është që personi në fillim të bëjë nijetin (qëllimin) për të marrë gusël, pastaj të lajë duart tre herë, pastaj të lajë organet gjenitale nga pisllëku i tyre, pastaj të marrë abdes si për namaz, pastaj hedh tre herë ujë në kokë dhe me gishtat e tij e depërton ujin në rrënjën e flokëve, pastaj hedh ujë në të gjithë trupin e tij dhe e fërkon atë (fillimisht të djathtën dhe më pas të majtën) duke bërë kujdes që uji të mbërrijë në të gjithë trupin dhe flokët e tij.Lexoni më tepër

Lloji i dytë: Gusli i mjaftueshëm6

Muslimanit i mjafton për gusël që: (së pari) të bëjë nijetin (qëllimin) për të marrë gusël, (së dyti) të lajë organet gjenitale nga pisllëku i tyre, (së treti) të lajë gojën7, hundën8 dhe të bëjë kujdes që uji të mbërrijë në të gjithë trupin e tij (përfshirë kokën dhe flokët deri në rrënjë9).Lexoni më tepër

Së treti: Llojet e guslit sa i përket dispozitës

Lloji i parë: Gusli i detyrueshëmLexoni më tepër

Gusli është i obligueshëm për personin në “gjendjen e papastërtisë së madhe rituale” dhe kësaj të fundit i takojnë dy gjendjet në vijim11:

Gjendja e parë: Xhunubllëku12

Personi që i takon kësaj gjendjeje quhet “xhunub / i mënjanuar”, pasi ai është i detyruar t’i rrijë mënjanë namazit, xhamisë, leximit të Kuranit13 etj. (përderisa nuk ka marr gusël) dhe në gjendjen e xhunubllëkut hyjnë:

a. Ejakulimi (shfryrja e spermës14); me duf dhe epsh të skajshëm, me çdo lloj mënyre që të jetë dhe në çfarëdolloj gjendjeje, që i ndodh personit zgjuar; kurse për personin e fjetur (në gjumë) vlen e njëjta porse nuk kushtëzohet që epshi i shfryrjes të jetë ndjerë prej tij.

b. Marrëdhëniet seksuale; që gusli (larja e madhe rituale) të bëhet obligim (i detyrueshëm), mjafton hyrja e plotë e kokës së penisit (organit seksual mashkullor), në organin seksual femëror, edhe nëse kjo nuk shoqërohet me ejakulim (shfryrje të spermës).

Gjendja e dytë: Gjakrrjedhja e menstruacioneve (hajdit) dhe lehonisë (nifasit)

a. Menstruacionet (Hajdi): është gjakrrjedhja që del në mënyrë të përmuajshme prej gruas dhe zakonisht zgjat 5-7 ditë, por edhe më shumë ose më pak, në varësi të ndryshimit të natyrës së femrës.

b. Lehonia (Nifasi): është gjakrrjedhja që del nga gruaja për shkak të lindjes së bebit dhe zgjat disa ditë (maksimumi 40 ditë).Lexoni më tepër

Lloji i dytë: Gusli i pëlqyeshëm

Për personin që nuk është në “gjendjen e papastërtisë së madhe rituale”, ka disa raste të tjera që (për të) është e pëlqyeshme marrje e guslit, si: gusli i xhumasë/të premtes, gusli i çdonjërit prej Dy Bajrameve, gusli i larësit të xhenazes etj.

Allahu e di më mirë. GUSLI-LARJA RITUALE E GJITHË TRUPIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ GUSLI-LARJA RITUALE E GJITHË TRUPIT

GUSLI-LARJA RITUALE E GJITHË TRUPIT

  1. Shih: islamweb dhe imuslimguide.
  2. Gjendja e papastërtisë së madhe rituale: Kësaj gjendje i përket personi që e ka detyrim guslin (larjen e madhe rituale të gjithë trupit).
  3. Shih: islamqa.
  4. Shih: dorar.
  5. Shih: islamqa.
  6. Shih: dorar.
  7. Larja e gojës /  Madmada (në gjuhën arabe): Larja e gojës duke bërë gargarë.
  8. Larja e hundës / Istinshak (në gjuhën arabe): Larja e hundës duke e thithur ujin me hundë disi thellë dhe pastaj duke e shfryrë.
  9. Shih: islamqa.
  10. Shih: alukah.
  11. Shih: islamqa.
  12. Xhunubllëku: Gjendje e papastërtisë së madhe rituale të cilës i takon kush ka kryer raport seksual apo ka ejakuluar (i ka dalë sperm me furi, shoqëruar me kënaqësi të madhe për kë ka qenë zgjuar, apo qoftë edhe pa u hetuar kënaqësia për kë ka qenë në ëndërr.
  13. Shih: dorar dhe islamweb.
  14. Sperma është lëngu i bardhë e i trashë që prodhojnë gjëndrat gjinore të mashkullit, i cili shfryhet shoqëruar me kënaqësi të skajshme.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.