JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

MISHI I DHURUAR NË FESTAT JOMUSLIMANE

Numri i fetvasë: 318 MISHI I DHURUAR NË FESTAT JOMUSLIMANE

Kategoria: DISPOZITAT PËR MISHIN E THERUR

2 110 shfletues/klikues MISHI I DHURUAR NË FESTAT JOMUSLIMANE


 Pyetje: MISHI I DHURUAR NË FESTAT JOMUSLIMANE


Nëse sipas mendimit të disa juristëve muslimanë, neve si muslimanë na lejohen dhuratat që na bëjnë jobesimtarët (jomuslimanët) në festat e tyre, me kushtin që këto dhurata të mos jenë të ndaluara për ne në ndonjë aspekt (anë) tjetër; lind pyetja: A na lejohet (ne muslimanëve) mishi që ata (jomuslimanët) na dhurojnë në festat e tyre?


 Përgjigjja: MISHI I DHURUAR NË FESTAT JOMUSLIMANE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Dihet fakti se mishi që na lejohet ne si muslimanë është vetëm kafsha/bagëtia e lejuar, e prerë në formë të lejuar nga persona të lejuar (muslimanët, hebrenjtë dhe të krishterët).Lexoni më tepër

Së pari: Mishi që nuk është therur për arsye të festës hebreje / të krishterë

Mishi që nuk është therur për arsye të festës së hebrenjve apo të krishterëve, edhe po qe se është gatuar e gatitur për arsye të kësaj feste, nuk ka problem që të pranohet dhe hahet, bazuar në rregullin e përgjithshëm juridik islam të lejimit të ngrënies së kafshëve të prera prej hebrenjve dhe të krishterëve (nëse këto kafshë janë të lejuara në vetvete dhe janë prerë prej tyre në formë të lejuar).

Së dyti: Mishi që është therur për arsye të festës hebreje / të krishterë

Më e rezervuar është që mishi i therur për arsye të festës së hebrenjve apo të krishterëve, të mos pranohet dhe të mos hahet, pasi zakonisht ky mish nuk theret në emër të Allahut (apo me fjalë të tjera theret në emër të tjetërkujt apo tjetërgjëje veç Allahut, si p.sh.: theret në emrin e një zoti/perëndie të rremë, engjëlli, profeti, njeriu të mirë, objekti kulti, varri etj.); kurse në mënyrë më të detajuar i tillë mish i takon dy rasteve në vijim:

Rasti i parë: Mishi që nuk është therur në emër të AllahutLexoni më tepër

Mendimi i parë: I tillë mish (bazuar në mendimin e shumicës së juristëve muslimanë, përfshirë medh’hebin hanefi, shafi’i dhe hanbeli) është haram2 (i ndaluar);Lexoni më tepër

Rasti i dytë: Mishi që është therur për festën e tyre dhe s’i përket mishit të therur në emër të tjetërkujt ose tjetërgjëje veç AllahutLexoni më tepër

Mendimi i parë: I tillë mish (bazuar në mendimin e medh’hebit maliki dhe në mendimin bazë/të saktë të medh’hebit hanbeli) është mekruh (i papëlqyeshëm);Lexoni më tepër

– Thënë në mënyrë të përmbledhur, mendimi që mendohet si më i fuqishmi është ai se mishi që nuk është therur në emër të Allahut (apo me fjalë të tjera është therur në emër të tjetërkujt ose tjetërgjëje veç Allahut) konsiderohet mish i ndaluar (nuk lejohet të pranohet si dhuratë dhe as të hahet); kurse mishi që është therur prej hebrenjve dhe të krishterëve thjesht për festimin dhe madhërimin e festës së tyre dhe nuk është therur në emër të tjetërkujt ose tjetërgjëje veç Allahut, konsiderohet mish i papëlqyer.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. MISHI I DHURUAR NË FESTAT JOMUSLIMANE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ MISHI I DHURUAR NË FESTAT JOMUSLIMANE

MISHI I DHURUAR NË FESTAT JOMUSLIMANE

  1. Shih: fikhguide.
  2. Haram: Veprim i ndëshkueshëm i paligjshëm, që bie në kundërshtim me normat juridike islame, kryerja e të cilit ndëshkohet fetarisht dhe lënia e tij shpërblehet.
  3. Mekruh: Vepër e papëlqyeshme, lënia e së cilës shpërblehet fetarisht dhe kryerja e saj nuk ndëshkohet.
  4. Mubah: Veprim i lejuar, as i shpërblyeshëm dhe as i ndëshkueshëm.
  5. El-Bekare: 173.
  6. El-Maide: 5.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top