JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

Author name: Altin Torba

LINDJA E DYSHIMIT PAS ADHURIMIT

Numri i fetvasë: 171 LINDJA E DYSHIMIT PAS ADHURIMIT

Kategoria: DYSHIMI NË NAMAZ

LINDJA E DYSHIMIT PAS ADHURIMIT

 Pyetje: LINDJA E DYSHIMIT PAS ADHURIMIT

Disa herë, menjëherë pas abdesit dhe disa herë pak kohë pas tij më kap dyshimi a i kam dhënë mes’h (fshirje me dorë të lagur) kokës apo çorapeve, a i kam larë bërrylat etj.; herë të tjera pasi të jem pastruar në banjo më ndodh të harrojë a e kam larë apo jo krejtësisht vendin e jashtëqitjes së madhe dhe të vogël. Si duhet të veproj?

 Përgjigjja: LINDJA E DYSHIMIT PAS ADHURIMIT

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Çështja e parashtruar është trajtuar nga juristët muslimanë në dritën e rregullit juridik islam “Dyshimi pas mbarimit të adhurimit, nuk ndikon (nuk merret fare parasysh)”.

Lexoni më tepër

LINDJA E DYSHIMIT PAS ADHURIMIT Read More »

FALJA E NAMAZIT NË BANJO

Numri i fetvasë: 170 FALJA E NAMAZIT NË BANJO

Kategoria: DISPOZITAT E XHAMIVE DHE FALTOREVE

FALJA E NAMAZIT NË BANJO

 Pyetje: FALJA E NAMAZIT NË BANJO

Një punëdhënës ia ka ndaluar rreptësisht punëtorit të tij që ta falë namazin në vendin e punës, në kohën e caktuar të namazit dhe po qe se ky punëtor e fal haptazi çdo namaz në kohën e caktuar, ai rrezikon që të përzihet nga puna. A i lejohet këtij punëtori që në këtë rast ta falë namazin në kohën e caktuar në një nga banjot e vendit të tij të punës, apo më mirë për të është që ta falë namazin jashtë kohës së caktuar, kur të lirohet nga puna?

 Përgjigjja: FALJA E NAMAZIT NË BANJO

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Lexoni më tepër

FALJA E NAMAZIT NË BANJO Read More »

MBROJTJA E PASURISË NGA KEQBËRËSIT

Numri i fetvasë: 169 MBROJTJA E PASURISË NGA KEQBËRËSIT

Kategoria: VLERA E DHIKRIT DHE LUTJEVE

MBROJTJA E PASURISË NGA KEQBËRËSIT

 Pyetje: MBROJTJA E PASURISË NGA KEQBËRËSIT

A bën të këndohen Ajetul Kursij, suret (kaptinat kuranore) Ikhlas, El-Felek dhe En-Nas, si dhe ajete të veçanta kuranore, për të fituar mbrojtjen hyjnore nga hajdutët dhe keqbërësit; d.m.th. të bëhen për shtëpinë (kur mbyllim derën e shtëpisë) ose të bëhen për ndonjë mall me vlerë?

 Përgjigjja: MBROJTJA E PASURISË NGA KEQBËRËSIT

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Sa i përket, mbrotjes së pronave dhe kapitaleve prej vjedhjes dhe dëmtimit, nuk dihet të ketë ndonjë hadith të saktë të veçantë. Por, sa në fjalë mbrohet me lutje drejtuar Allahut të Madhëruar; me mbështetjen vetëm tek Ai në mbrojtjen prej dëmeve të këtilla dhe në tërë çështjet tona si muslimanë; si dhe me pastrimin e vendit që synohet të mbrohet nga të gjitha llojet e mëkateve, duke qenë se mëkatet që bëhen në këto vende apo ambiente, tërheqin shejtanët dhe largojnë engjëjt, duke e lënë kapitalin ku bëhen këto mëkate (shtëpinë dhe banorët e saj, etj.) të zhveshur nga mbrojtja e ruajtja hyjnore dhe automatikisht nën shenjestrën e shejtanit dhe planeve djallëzore.1

Lexoni më tepër

MBROJTJA E PASURISË NGA KEQBËRËSIT Read More »

VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË

Numri i fetvasë: 168 VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË

Kategoria: POLITIKË ISLAME-DYSHIME VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË

VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË

 Pyetje: VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË

A mund të na tregoni se cili është gjykimi i juristëve muslimanë, lidhur me vrasjen e ambasadorit rus në Turqi?

 Përgjigjja: VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Protestat paqësore dhe të maturuara para ambasadave, për të dënuar krimet e shteteve apo popujve që ato përfaqësojnë, nuk përbëjnë ndonjë problem.

Ndërsa agresioni kundër një ambasadori të një prej vendeve në fjalë, për të mos thënë vrasja e tij, apo e çdo punonjësi të këtyre ambasadave; me të cilët muslimanët kanë bërë aleancë ose janë bërë për ta garant, nuk lejohet kurrsesi, bazuar në tekstet e qarta profetike, që jo vetëm e ndalojnë por edhe e dënojnë ashpër këtë gjë.

Lexoni më tepër

VRASJA E AMBASADORËVE JOMUSLIMANË Read More »

DUAJA E KUNUTIT-KUPTIMI E DISPOZITA

Numri i fetvasë: 167 DUAJA E KUNUTIT

Kategoria: VITRI-NAMAZI TEK

DUAJA E KUNUTIT

 Pyetje: DUAJA E KUNUTIT

Cili është kuptimi i duasë (lutjes) së kunutit që bëhet në namazin e vitrit, cila është dispozita e bërjes së saj dhe cila është duaja (lutja) bazë e kunutit?

 Përgjigjja: DUAJA E KUNUTIT

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Kuptimi gjuhësor dhe terminologjik i duasë së kunutit

Kuptimet më kryesore të  fjalës “kunut” janë: (një) lutje, (dy) bindje (modesti/dëgjueshmëri) dhe qetësi; (tre) përulje dhe adhurim, (katër) qëndrim i gjatë në këmbë gjatë namazit dhe (pesë) lutje (dua) kundër armikut; teksa në origjinë me fjalën “kunut” kuptohet dëgjueshmëria dhe mirësia e përkushtimit fetar.

Lexoni më tepër

DUAJA E KUNUTIT-KUPTIMI E DISPOZITA Read More »

HIFZI-MEMORIZIMI I KURANIT-MIRËSITË

Numri i fetvasë: 166 HIFZI-MEMORIZIMI I KURANIT

Kategoria:  VLERA-ETIKA E LEXIMIT-STUDIMIT KURANOR

HIFZI-MEMORIZIMI I KURANIT

 Pyetje: HIFZI-MEMORIZIMI I KURANIT

Ju lutem një informacion mbi mirësitë që kanë në këtë botë (dynja) dhe në tjetrën (ahiret) ata që mësojnë përmendësh librin e Allahut të Madhëruar. HIFZI-MEMORIZIMI I KURANIT

 Përgjigjja: HIFZI-MEMORIZIMI I KURANIT

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut! HIFZI-MEMORIZIMI I KURANIT

Ndër mirësitë më kryesore të mësimit përmendësh të Kuranit fisnik, përmenden sa vijon:

Së pari: Mësimi përmendësh i Kuranit përbën zbatim të sunetit (traditës profetike), pasi Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) jo vetëm që e dinte Kuranin përmendësh, por për më tepër Xhibrili (Paqja qoftë mbi të!) ia përsëriste Muhamedit (Paqja qoftë mbi të!) Kuranin në çdo vit.

Lexoni më tepër

HIFZI-MEMORIZIMI I KURANIT-MIRËSITË Read More »

MË MIRË HIFZI I KURANIT APO LEXIMI

Numri i fetvasë: 165 HIFZI I KURANIT-MEMORIZIMI

Kategoria:  VLERA-ETIKA E LEXIMIT-STUDIMIT KURANOR

HIFZI I KURANIT-MEMORIZIMI

 Pyetje: HIFZI I KURANIT-MEMORIZIMI

A është më mirë leximi i Kuranit duke bërë hatme (duke e lexuar Kuranin plotësisht) në mënyrë të vazhdueshme apo më mirë është hifzi (memorizimi / mësimi përmendësh) i Kuranit?

 Përgjigjja: HIFZI I KURANIT-MEMORIZIMI

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Fillimisht na duhet të theksojmë se muslimanit/es të rritur që nuk i di dispozitat e domosdoshme fetare që kanë të bëjnë me bindjet dhe adhurimet e obliguara islame, si p.sh.: besimin në Zot dhe shtyllat e tjera me radhë të Imanit (besimit) apo namazin dhe shtyllat e tjera me radhë të Islamit; pikë së pari i del për detyrë që t’i japë përparësi njohjes së këtyre çështjeve, bazuar në faktin se (siç janë shprehur dijetarët e shquar muslimanë, prej të cilëve Ibn Tejmije etj.) mësimi i çështjeve të domosdoshme juridike islame në fjalë është obligim, kurse prej Kuranit është obligim të mësohet përmendësh vetëm surja El-Fatiha.

Lexoni më tepër

MË MIRË HIFZI I KURANIT APO LEXIMI Read More »

FALJA E VITRIT-FORMA

Numri i fetvasë: 164 FALJA E VITRIT

Kategoria: VITRI-NAMAZI TEK

FALJA E VITRIT

 Pyetje: FALJA E VITRIT

Kam vënë re se namazi i vitrit falet në disa forma, por nuk e di se cila mund të jetë më e sakta. A mund të na tregoni se cila është forma e saktë e namazit të vitrit?

 Përgjigjja: FALJA E VITRIT

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Namazi i vitrit (tek) është quajtur kësisoj, pasi ai është një namaz që falet me numër tek (një, tre ose më shumë) rekatesh1, mes namazit të jacisë (pasi të jetë falur namazi i obliguar i jacisë dhe dy sunetet sistematike të mbrapme të tij) dhe atij të sabahut (agimit). Shumica e dijetarëve muslimanë (përfshirë medh’hebin maliki, shafi’i, hanbeli, dy kolegët e Ebu Hanifes – Ebu Jusufin dhe Muhamed Ibn El-Hasenin të medh’hebit hanefi – etj.) janë të mendimit se namazi i vitrit është sunet i fortë2, teksa medh’hebi hanefi është i mendimit se falja e tij është vaxhib3.

Lexoni më tepër

FALJA E VITRIT-FORMA Read More »

DHËNIA E ZEKATIT NË INTERES TË XHAMISË

Numri i fetvasë: 163 DHËNIA E ZEKATIT NË INTERES TË XHAMISË

Kategoria: ZEKATI DHE NDËRTIMI I XHAMIVE

DHËNIA E ZEKATIT NË INTERES TË XHAMISË

 Pyetje: DHËNIA E ZEKATIT NË INTERES TË XHAMISË

A bën që Zekati i Pasurisë dhe ai i Fitrit të jepet për ndërtim xhamishë apo mbarëvajtjen e veprimtarive të xhamive dhe shoqatave të ndryshme islame?

 Përgjigjja: DHËNIA E ZEKATIT NË INTERES TË XHAMISË

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Mendimi bazë, i cili përbën mendimin thuajse konsensual të dijetarëve të tre gjeneratave të para muslimane, si dhe mendimin e shumicës së dijetarëve muslimanë, është se zekati i pasurisë jepet vetëm në tetë (8) kanalet (kategoritë/grupet), prej të cilave është edhe kategoria “në Rrugën e Allahut”, e cila është e veçantë për “përpjekjen e armatosur (xhihadin).

Lexoni më tepër

DHËNIA E ZEKATIT NË INTERES TË XHAMISË Read More »

GRUPET-KATEGORITË MERITUESE TË ZEKATIT

Numri i fetvasë: 162 GRUPET-KATEGORITË MERITUESE TË ZEKATIT

Kategoria: MERITUESIT E ZEKATIT

GRUPET-KATEGORITË MERITUESE TË ZEKATIT

 Pyetje: GRUPET-KATEGORITË MERITUESE TË ZEKATIT

Doja të pyesja për dhënien e zekatit të pasurisë, se kujt i jepet ky zekat?

 Përgjigjja: GRUPET-KATEGORITË MERITUESE TË ZEKATIT

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Kuptimi gjuhësore i fjalës “zekat” është: pastrim, shtim (zhvillim) dhe bereqet (mbarësi a begati), si dhe: mirësi, ajkë e diçkaje dhe çfarë nxirret nga pronari i saj për ta pastruar këtë të fundit me të.

Ndërsa kuptimi terminologjik i zekatit të pasurisë është: “pjesë e caktuar e një kapitali të caktuar, që i jepet një kategorie të caktuar, në një kohë të caktuar”.

Lexoni më tepër

GRUPET-KATEGORITË MERITUESE TË ZEKATIT Read More »

↓
Scroll to Top