Ju jeni këtu:
Shtëpiza » FIKHU-LEGJISLACIONI I ADHURIMEVE » NAMAZI » NAMAZI VULLNETAR » VITRI-NAMAZI TEK
Numri i fetvasë: 167 DUAJA E KUNUTIT
Kategoria: VITRI-NAMAZI TEK
DUAJA E KUNUTIT
Pyetje: DUAJA E KUNUTIT
Cili është kuptimi i duasë (lutjes) së kunutit që bëhet në namazin e vitrit, cila është dispozita e bërjes së saj dhe cila është duaja (lutja) bazë e kunutit?
Përgjigjja: DUAJA E KUNUTIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Kuptimi gjuhësor dhe terminologjik i duasë së kunutit
Kuptimet më kryesore të fjalës “kunut” janë: (një) lutje, (dy) bindje (modesti/dëgjueshmëri) dhe qetësi; (tre) përulje dhe adhurim, (katër) qëndrim i gjatë në këmbë gjatë namazit dhe (pesë) lutje (dua) kundër armikut; teksa në origjinë me fjalën “kunut” kuptohet dëgjueshmëria dhe mirësia e përkushtimit fetar.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 164 FALJA E VITRIT
Kategoria: VITRI-NAMAZI TEK
FALJA E VITRIT
Pyetje: FALJA E VITRIT
Kam vënë re se namazi i vitrit falet në disa forma, por nuk e di se cila mund të jetë më e sakta. A mund të na tregoni se cila është forma e saktë e namazit të vitrit?
Përgjigjja: FALJA E VITRIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Namazi i vitrit (tek) është quajtur kësisoj, pasi ai është një namaz që falet me numër tek (një, tre ose më shumë) rekatesh, mes namazit të jacisë (pasi të jetë falur namazi i obliguar i jacisë dhe dy sunetet sistematike të mbrapme të tij) dhe atij të sabahut (agimit). Shumica e dijetarëve muslimanë (përfshirë medh’hebin maliki, shafi’i, hanbeli, dy kolegët e Ebu Hanifes – Ebu Jusufin dhe Muhamed Ibn El-Hasenin të medh’hebit hanefi – etj.) janë të mendimit se namazi i vitrit është sunet i fortë, teksa medh’hebi hanefi është i mendimit se falja e tij është vaxhib.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 143 A FALET NAMAZ NATE PAS SALATI VITRIT
Kategoria: VITRI-NAMAZI TEK
A FALET NAMAZ NATE PAS SALATI VITRIT
Pyetje: A FALET NAMAZ NATE PAS SALATI VITRIT
Unë e fal rregullisht namazin e vitrit, por e fal zakonish direkt mbas jacisë. Pyetja është: A mundem të fal nafile (namaz nate) më mbrapa (pasi ta kem falur vitrin)? Në Ramazan thuhet që kush do të falë namaz nate të mos e falë vitrin, por kjo gjë a vlen vetëm për në muajin e Ramazanit, apo edhe jashtë tij?
Përgjigjja: A FALET NAMAZ NATE PAS SALATI VITRIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Namazi i natës mbyllet me faljen e vitrit
Lexoni më tepër