JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

DUAJA E KUNUTIT-KUPTIMI E DISPOZITA

Numri i fetvasë: 167 DUAJA E KUNUTIT

Kategoria: VITRI-NAMAZI TEK

22 569 shfletues/klikues DUAJA E KUNUTIT


 Pyetje: DUAJA E KUNUTIT


Cili është kuptimi i duasë (lutjes) së kunutit që bëhet në namazin e vitrit, cila është dispozita e bërjes së saj dhe cila është duaja (lutja) bazë e kunutit?


 Përgjigjja: DUAJA E KUNUTIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Kuptimi gjuhësor dhe terminologjik i duasë së kunutit

Kuptimet më kryesore të  fjalës “kunut” janë: (një) lutje, (dy) bindje (modesti/dëgjueshmëri) dhe qetësi; (tre) përulje dhe adhurim, (katër) qëndrim i gjatë në këmbë gjatë namazit dhe (pesë) lutje (dua) kundër armikut; teksa në origjinë me fjalën “kunut” kuptohet dëgjueshmëria dhe mirësia e përkushtimit fetar.

Kurse kuptimi terminologjik i kunutit është: lutje në namaz, e cila bëhet në një pozicion të veçantë të tij, teksa qëndrohet në këmbë.1

Së dyti: Dispozita e bërjes së duasë së kunutit

Mendimi më parësor i juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanbeli, disa juristë të medh’hebit shafi’i dhe Ebu Jusufin dhe Muhamed Ibn El-Hasen Esh-Shejbanin të medh’hebit hanefi) është se bërja e duasë së kunutit në namazin e vitrit, gjatë çdo dite të vitit, është sunet2 (veprim i pëlqyeshëm), pra ai person që dëshiron ta bëj lujten e kunutit në namazin e vitrit e bën dhe ai që nuk dëshiron ta bëjë atë nuk ka problem ta lërë pa bërë.3

Kurse mendimi bazë i medh’hebit hanefi është se duaja e kunutit është vaxhib4 (e detyrueshme) që të bëhet gjatë gjithë vitit.5

Së treti: Cila është duaja bazë e kunutit

Duatë (Lutjet) bazë të transmetuara lidhur me kunutin janë dy:

E para: Lutja e transmetuar prej imam Hasanit (Hasenit) të birit të imam Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!), e cila është si vijon:

ALL-LLAAHUM-ME-HDINII FII MEN HEDEJTE, UE ĂAFINII FII MEN ĂAFEJTE, UE TEUEL-LENII FII MEN TEUEL-LEJTE, UE BAARIK LII FII MAA EĂŤAJTE, UE ǨINII SHER-RA MA ǨAĎAJTE; FEIN-NEKE TEǨËĎII UE LA JUǨËĎAA ĂLEJKE, UE IN-NEHU LA JEDHIL-LU MEN UEELEJTE – UE LAA JEǏZ-ZU MEN ĂADEJTE6 – TEBAAREKTE RABENEE UE TEĂALEJTE!Lexoni më tepër

E dyta: Lutja e transmetuar prej Umerit, Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) etj., si vijon:

ALL-LLAAHUM-ME INN-NEE NESTEǏINUKE, [UE NESTEHDIIKE], UE NESTEGFIRUKE, (UE NUËMINU BIKE), [UE NETEUEK-KELU ĂLEJKE], UE NUTHNII ALEJKE-(L-KHAJRA) [KUL-LEHU], [NESHKURUKE] UE LAA NEKFURUKE, UE NEKHLEŬ UE NETRUKU MEN JEFXHURUKE! ALL-LLAAHUM-ME IJ-JEEKE NEĂBUDU, UE LEKE NUŠAL-LII UE NESXHUDU, UE ILEJKE NESĂA UE NEȞFIDU, NERXHUU RAȞMETEKE UE NEKHAAFU (NEKHSHEE) ĂDHEEBEKE, IN-NEE ĂDHEEBEKE-(L-XHID-DE) BIL KUF-FAARI MULȞIǨ! [UE ŠAL-LALL-LLAAHU ĂLEE MUȞAM-MEDIN UE ĂLEE EELIHI UE SEL-LEM]!Lexoni më tepër

Po në këtë kontekst vlen të theksohet se mendimi më parësor i juristëve muslimanë në lidhje me bërjen e duasë së kunutit në namazin e vitrit, është që të ndiqet teksti i transmetuar lidhur me këtë lutje (nuk ka problem që duaja e kunutit të lexohet nga një letër apo libërth, derisa të mësohet përmendësh); gjithsesi lejohet pa problem që karshi duasë bazë së kunutit të bëhen edhe lutje të tjera shtesë, ose të bëhet ndonjë lutje tjetër veç saj, ose të lexohen një ose disa ajete kuranore që janë lutje në vetvete (por jo të lexohet lexim normal kuranor).9 Në medh’hebin hanefi, në pamundësi të thënies së duasë së kunutit, mjafton që (në vend të saj) të thuhet tre herë: “ALL-LLAAHUM-ME-GFIR LENEE/O Allah, na fal neve!”10

Allahu e di më mirë. DUAJA E KUNUTIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DUAJA E KUNUTIT

DUAJA-DISPOZITA E KUNUTIT TË VITRIT

  1. Shih: dorar.
  2. Sunet/Mustehab: Veprim i pëlqyeshëm bërja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.
  3. Shih: islamqa dhe islamweb.
  4. Vaxhib: Veprim i detyruar, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij ndëshkohet. Vaxhibi konsiderohet sinonim i farzit ndër shumicën e juristëve muslimanë, kurse në medh’hebin hanefi ai konsiderohet detyrim jokategorik dhe qëndron më poshtë se farzi (i cili konsiderohet detyrim kategorik); më konkretisht hanefijtë thonë se lënia e vaxhibit nuk angazhon (obligon) në botën tjetër një ndëshkim të njëjtë me lënien e farzit, por (lënia e vaxhibit) angazhon ndalimin nga ndërmjetësimi i Profetit (Paqja qoftë mbi të!), që është mjaft si ndëshkim ndër të gjithë besimtarët muslimanë që shpresojnë fort në ndërmjetësimin që do të bëjë për ta Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!).
  5. Shih: islamweb, islamweb, islamweb, dorar, alukah dhe islamport.
  6. Shtesa “UE LAA JEǏZ-ZU MEN ĂADEJTE” vjen në transmetimin e El-Bejhakiut 3263.
  7. Ebu Daudi 1425, Et-Tirmidhi 464 etj., transmetojnë se imam Hasani  ka përmendur se lutjen e mësipërme, Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ia ka mësuar atij që ta thoshte në kunutin e vitrit. Imam En-Neueuiu, Ahmed Shakiri, Albani etj. kanë thënë se ky hadith është “sahih/i vërtetë” dhe dijetarë të tjerë si Es-Sekhaui, Esh-Sheukani etj. thonë se më së paku hadithi i ardhur në këto transmetime është “hasen ose xhejid/i besueshëm ose i mirë”; teksa shumë dijetarë janë të mendimit se pjesa e transmetimit ku vjen “përcaktimi i kësaj lutje për kunutin e vitrit” është e parregullt dhe se e sakta është se lutja në fjalë është prej lutjeve të përgjithshme që Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ua mësonte sahabëve (shih: dorar dhe ahlalhdeeth); ndërsa interpretimi mes kllapave katrore i lutjes në shqip, është referuar në islamweb.
  8. El-Musanaf v. 3, f. 111, nr. 4969 – Li AbdiRazak,  El-Bejhaki 3268 etj; Ibn El-Mulakkin ka thënë se transmetimi është mes sahihut dhe hasenit (të vërtetit dhe të besueshmit), ndërsa El-Bejhakiu, Ibn Haxheri dhe ekzaminues të tjerë kanë thënë se transmetimi nga Umeri është “sahih/i vërtetë”; Sahihu Ibn Khuzejme 1100, Albani ka thënë se hadithi është “sahih/i vërtetë”. Transmetimi i kësaj lutje nga Ibn Mes’udi ka ardhur në El-Musanaf 6893 – Li Ibn Ebi Shejbe. Po në këtë kontekst Ibn El-Kajim (në Zedu El-Mead v. 1, f. 335) ka thënë: ‘Kunuti në vitër është i regjistruar nga Umeri dhe Ibn Mes’udi.’ (Shih: dorar, islamport; pjesa mes kllapave rrumbullake “()” i takon transmetimit të Ibn Mes’udit (shih: El-Musanaf 6893 – Li Ibn Ebi Shejbe), pjesa mes kllapave katrore bazohet në: islamport dhe islamweb si dhe ka bazë kontekstuale në lutje të tjera autentike, teksa interpretimi në shqip i lutjes mes kllapave të parantezës “{}” referohet në islamweb.
  9. Shih: islamweb dhe islamqa.
  10. Shih: islamport.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top