Numri i fetvasë: 162 GRUPET-KATEGORITË MERITUESE TË ZEKATIT
Kategoria: MERITUESIT E ZEKATIT
5 746 shfletues/klikues GRUPET-KATEGORITË MERITUESE TË ZEKATIT
Pyetje: GRUPET-KATEGORITË MERITUESE TË ZEKATIT
Doja të pyesja për dhënien e zekatit të pasurisë, se kujt i jepet ky zekat?
Përgjigjja: GRUPET-KATEGORITË MERITUESE TË ZEKATIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Kuptimi gjuhësore i fjalës “zekat” është: pastrim, shtim (zhvillim) dhe bereqet (mbarësi a begati), si dhe: mirësi, ajkë e diçkaje dhe çfarë nxirret nga pronari i saj për ta pastruar këtë të fundit me të.
Ndërsa kuptimi terminologjik i zekatit të pasurisë është: “pjesë e caktuar e një kapitali të caktuar, që i jepet një kategorie të caktuar, në një kohë të caktuar”.Lexoni më tepër
Në mënyrë të përmbledhur, kategoritë (kanalet apo grupet) për të cilët nxirret zekati janë:
I pari: të varfërit (i varfër quhet ai person i cili me të ardhurat që merr mbulon më pak se nevojat 6-mujore të tij dhe familjes së tij);
I dyti: nevojtarët (nevojtar quhet ai person i cili me të ardhurat që merr mbulon më shumë se nevojat 6-mujore të tij dhe familjes së tij, por këto të ardhura nuk ia plotësojnë krejt nevojat2);Lexoni më tepër
I treti: nëpunësit që janë ngarkuar nga shteti me mbledhjen dhe administrimin e zekatit, u jepet nga zekati rrogë për kohën kur e mbledhin, shpërndajnë, llogarisin etj. zekatin;
I katërti: personat të cilëve synohet t’u fitohet zemra në interes të Islamit dhe muslimanëve, me të cilët nënkuptohet: një jobesimtar që shpresohet të përqafojë Islamin; një musliman të cilit synohet t’i forcohet besimi; një person i lig të cilit i jepet nga zekati me qëllim që të largohet nga muslimanët një e keqe dhe ngjashëm prej personave që bërja e tij për vete është në interes të Islamit dhe muslimanëve;Lexoni më tepër
I pesti: lirimi i skllevërve (kur ka), robërve dhe pengjeve muslimanë (nëse nuk mund të veprohet ndryshe me pengmarrësin);
I gjashti: borxhlinjtë, me të cilët nënkuptohen ata që kanë borxhe të një prej dy formave në vijim: (forma e parë) borxh për pajtimin mes palëve muslimane në konflikt, ose (së dyti) borxh për kryerjen e një nevoje të vetë personit ose familjes së tij, si: blerja me borxhe e një nevoje ushqimore, veshmbathjeje, strehimi etj., që muslimani e blen me borxhe ngaqë s’ka me se ta blejë;Lexoni më tepër
I shtati: udhëtari i mbetur në rrugë, të cilit i kanë mbaruar (ose humbur etj.) paratë e nevojshme për të mbërritur në vendbanimin e tij; ky person konsiderohet nevojtar dhe nuk lipset të urdhërohet të marr borxh, por atij (edhe nëse në vendin e tij është i pasur) i jepet sa i mjafton për këtë nevojë (jo më shumë);
I teti: luftëtarët në Rrugën e Allahut; ky është mendimi i shumicës së dijetarëve muslimanë, por një mendim i dytë i mirëargumentuar i një sërë dijetarësh të tjerë muslimanë thotë se artikulli zekator “në Rrugën e Allahut” është sjellë në trajtën e përgjithshme për të treguar se me të synohet jo vetëm përpjekja me armë por edhe ajo me veten (unin).Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë.
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ GRUPET-KATEGORITË MERITUESE TË ZEKATIT
GRUPET-KATEGORITË MERITUESE TË ZEKATIT