Numri i fetvasë: 169 MBROJTJA E PASURISË NGA KEQBËRËSIT
Kategoria: VLERA E DHIKRIT DHE LUTJEVE
4 579 shfletues/klikues MBROJTJA E PASURISË NGA KEQBËRËSIT
Pyetje: MBROJTJA E PASURISË NGA KEQBËRËSIT
A bën të këndohen Ajetul Kursij, suret (kaptinat kuranore) Ikhlas, El-Felek dhe En-Nas, si dhe ajete të veçanta kuranore, për të fituar mbrojtjen hyjnore nga hajdutët dhe keqbërësit; d.m.th. të bëhen për shtëpinë (kur mbyllim derën e shtëpisë) ose të bëhen për ndonjë mall me vlerë?
Përgjigjja: MBROJTJA E PASURISË NGA KEQBËRËSIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Sa i përket, mbrotjes së pronave dhe kapitaleve prej vjedhjes dhe dëmtimit, nuk dihet të ketë ndonjë hadith të saktë të veçantë. Por, sa në fjalë mbrohet me lutje drejtuar Allahut të Madhëruar; me mbështetjen vetëm tek Ai në mbrojtjen prej dëmeve të këtilla dhe në tërë çështjet tona si muslimanë; si dhe me pastrimin e vendit që synohet të mbrohet nga të gjitha llojet e mëkateve, duke qenë se mëkatet që bëhen në këto vende apo ambiente, tërheqin shejtanët dhe largojnë engjëjt, duke e lënë kapitalin ku bëhen këto mëkate (shtëpinë dhe banorët e saj, etj.) të zhveshur nga mbrojtja e ruajtja hyjnore dhe automatikisht nën shenjestrën e shejtanit dhe planeve djallëzore.1
Sidoqoftë, në disa lutje të sakta profetike, theksohet mbrojtja hyjnore në çështjet e përgjithshme të përdybotshme të muslimanit që i thotë këto lutje2, prej të cilave disa nga transmetimet me të spikatura ku vjen mbrojtja hyjnore për çështjen e përdybotshme të muslimanit në përgjithësi janë:
Transmetimi i parë: Në të transmetohet mbrojtja hyjnore për çështjen e përdybotshme të myslimanit që e thotë atë në përgjithësi dhe pasurinë e tij në veçanti, në lidhje me të cilën vjen se, Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!), nuk i linte kur ngrysej dhe kur gdhihej këto lutje: ‘ALL-LLAAHUM-ME IN-NII ES-ELUKEL ĂAFIJETE FID-DUNJAA UEL EEKHIRAH, ALL-LLAAHUM-ME IN-NII ES-ELUKEL ĂFUE UEL ĂAFIJETE FII DIINII UE DUNJAAJEE UE EHLII UE MAALII, ALL-LLAAHUM-ME-STUR ĂURAATII, UE EEMIN RAUĂATII, ALL-LLAAHUM-ME-ȞFAĎȞNII MIN BEJNI JEDEJ-JE UE MIN KHALFII, UE ĂN JEMIINII, UE ĂN SHIMEELII, UE MIN FEUǨII, UE EŬUDHU BI ĂĎȞAMETIKE EN UGTEELE MIN TEȞTI / O Allah, unë kërkoj prej Teje mbrojtjen [mirëqenien] në këtë botë e në botën tjetër! O Allah, unë kërkoj prej Teje faljen dhe mbrojtjen [mirëqenien] për fenë time, për dynjanë time, për familjarët e mi dhe për pasurinë time! O Allah mbuloi turpet e mia dhe më ruaj nga frikërat e mia, më ruaj nga para dhe nga mbrapa, nga e djathta dhe nga e majta, edhe nga lart dhe strehohem për mbrojtje tek madhështia Jote që të mos vritem nga përposhtë meje!’”3
Transmetimi i dytë: Leximi i Mbrojtëseve (sureve): Ikhlas “Kul Hu Allahu Ehad”, El-Felek “Kul Eudhu bi Rabil Felek” dhe En-Nas “Kul Eudhu bi Rabi Nas”, ligjërohet të bëhet çdo mëngjes dhe mbrëmje; në lidhje me këtë Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Thuaji: “Kul Hu Allahu Ehad” dhe Dy Mbrojtëset [“Kul Eudhu bi Rabil Felek” dhe “Kul Eudhu bi Rabi Nas”], kur të ngrysesh dhe të gdhihesh, nga tre herë; ato të mjaftojnë si mbrojtëse nga çdo gjë [e keqe].”4Lexoni më tepër
Allahu e di më mirë. MBROJTJA E PASURISË NGA KEQBËRËSIT
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ MBROJTJA E PASURISË NGA KEQBËRËSIT
MBROJTJA E PASURISË NGA KEQBËRËSIT
- Shih: islamweb. ↩
- Shih: islamweb ↩
- Transmeton Ahmedi në El-Musned me nr. (4785), Ebu Daudi me nr. (5074), En-Nesai në Es-sunenu El-Kubra me nr. (10401) dhe Ibn Maxhe me nr. (3871); El-Hakim dhe Albani (Allahu e mëshiroftë!) kanë thënë se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është sahih / i vërtetë. ↩
- Transmeton Et-Tirmidhi me nr. (3575) dhe Ebu Daudi me nr. (5082); Albani dhe Shuajb Arnauti kanë thënë se ky transmetim është hasen / i mirë (i besueshëm). ↩
- Transmeton Ibn Es-Sunni, në Amelu El-Jeumi ue El-Lejleh, me nr. (71); nga hadithi i Ebu Ed-Derdait (Allahu qoftë i kënaqur me të!); Shuajb Arnauti ka thënë se ky hadith është sahih / i vërtetë. ↩
- Transmeton Ahmedi me nr. (446), Et-Tirmidhi me nr. (10179) dhe Ibn Maxhe me nr. (3869); Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Et-Tirmidhi ka thënë: ‘Zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është hasen sahih / i mirë (i besueshëm) i vërtetë’,- dhe është ashtu si ai (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë. ↩