Numri i fetvasë: 435 SHTYLLAT-DETYRIMET E HAXHIT-UMRES
Kategoria: SHTYLLAT-DETYRIMET E HAXHIT-UMRES
360 shfletues/klikues SHTYLLAT-DETYRIMET E HAXHIT-UMRES
Pyetje: SHTYLLAT-DETYRIMET E HAXHIT-UMRES
A mund të na tregoni në mënyrë të përmbledhur se cilat janë shtyllat (ruknet) dhe detyrimet (vaxhibetet) e haxhit dhe umres?
Përgjigjja: SHTYLLAT-DETYRIMET E HAXHIT-UMRES
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në kuadrin e kryerjes së ritualeve madhështore islame të haxhit dhe të umres, juristët muslimanë kanë trajtuar çështjen e shtyllave dhe detyrimeve të haxhit dhe të umres, si vijon1:Lexoni më tepër
Shqyrtimi i parë: Shtyllat dhe detyrimet e haxhit
Parashtresa e parë: Shtyllat e haxhit
Sipas mendimit të shumicës së juristëve muslimanë, haxhi ka katër shtylla:
1. Ihrami (Qëllimi për nisjen e ritualit).
Ihrami, përbën qëllimin për të hyrë në ritualin e haxhit (shumica e juristëve muslimanë e konsiderojnë ihramin / bërjen e qëllimit për nisjen e ritualit të haxhit, shtyllë të haxhit, teksa medh’hebi hanefi e konsideron kusht të tij, porse që të gjithë ata / konsensualisht janë shprehur se haxhi nuk vlen pa të3); për ihramin ka kohë të caktuar (cak ritual kohor) që njihet me termin “muajt e haxhit”4, si dhe ka vend të caktuar (cak ritual vendor)5.
2. Qëndrimi në (territorin e quajtur) Arafat (është shtyllë e haxhit konsensualisht).
Koha e këtij qëndrimi fillon në mesditën (zenitin) e ditës 9 Dhul-Hixhe (sipas shumicës së juristëve muslimanë) dhe zgjat deri në agimin e ditës së kurbanit (10 Dhul Hixhe), teksa medh’hebi hanbeli është i mendimit se kjo kohë fillon në agimin e ditës 9 Dhul Hixhe. Kushdo që qëndron në Arafat në këtë kohë, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, kudo qoftë në zonën e Arafatit, e ka arritur këtë qëndrim (pra e ka kryer këtë shtyllë).
3. Tavafi (Rrotullimi rreth Qabes) i ifadas.
Tavafi i ifadas (quajtur ndryshe tavafi i vizitës / haxhit) është vlerësuar konsensualisht si shtyllë e domosdoshme e haxhit6 dhe koha e tij fillon pas qëndrimit në Arafat dhe atij në Muzdelife dhe vijon pa një fund fiks (sipas shumicës së juristëve muslimanë), pra personi që nuk e ka bërë atë mbetet peng i tij ashtu që ky tavaf i mbetet detyrim lënësit të tij për aq kohë sa është gjallë7.
4. Ecja ndërmjet (kodrinës së) Safas dhe (kodrinës së) Mervas.
Kjo ecje quhet “seaji i haxhit” dhe është shtyllë e haxhit (sipas shumicës së juristëve muslimanë8); koha e kësaj ecje për personin që kryen ritualin e llojit “temetu’u” është pas qëndrimit në Arafat dhe Muzdelife dhe pas tavafit të ifadas; ndërsa sa i përket personit që kryen ritualin e llojit “kiran” dhe “ifrad”, ata e kanë seajin pas tavafit të kudumit (mbërritjes).
– Kësisoj, pa këto katër shtylla (ihramin, qëndrimin në Arafat, tavafin e ifadas dhe seajin ndërmjet Safas dhe Mervas), (pa to) haxhi nuk është i vlefshëm dhe lënia e çdonjërës prej tyre nuk mund të përforcohet (kompensohet) me anë të therorit (therjes së hedjit / kurbanit në Qabe) apo diçkaje tjetër veç kësaj, porse këto katër shtylla duhet të kryhen patjetër dhe po kështu kryerja e tyre sipas një rendi të caktuar është kusht i domosdoshëm për vlefshmërinë e tyre (më konkretisht ihrami kushtëzohet t’u paraprijë të gjitha të tjerave, pastaj vjen qëndrimi në Arafat që duhet të jetë para tavafit të ifadas dhe krahas kësaj vjen edhe kryerja e seajit pas një tavafi korrekt / të vlefshëm (sipas mendimit të shumicës së juristëve muslimanë).
anglishtSection I: The Arkan (Integrals) of Hajj and its Wajib Elements
Firstly: Pillars of Hajj
1. Ihram.
2. Standing at `Arafah.
3. The Mass Circumambulation.
4. Walking between Safa and Marwah.
Parashtresa e dytë: Detyrimet (Vaxhibetet) e haxhit
1. Bërja e ihramit (qëllimit për nisjen e ritualit) në mikat (cakun ritual vendor për haxh).
2. Qëndrimi në Arafat deri në perëndimin e diellit9; ashtu që personave që duan të qëndrojnë në Arafat vetëm gjatë ditës (nga mesdita 9 Dhul Hixhe deri para perëndimit të kësaj dite), u bëhet detyrim (vaxhib) që të gjenden (qëndrojnë) në Arafat gjatë perëndimit të diellit dhe nëse këta persona ikin prej këtu para perëndimit atyre u bëhet detyrim që të kthehen e të qëndrojnë në Arafat pas perëndimit qoftë edhe për një kohë të shkurtër dhe nëse nuk e bëjnë as këtë haxhi i tyre është i vlefshëm (sepse gjithsesi e kanë kryer shtyllën e qëndrimit), porse ata kanë lënë pa bërë një detyrim të haxhit, ndaj duhet të bëjnë theror (të therin një hedj / kurban në Mekë); ndërkaq mendimi i saktë sipas medh’hebit shafi’i është se kush ikën prej Arafatit para perëndimit të diellit nuk ka asnjë detyrim, pasi sipas tyre qëndrimi deri në perëndimin e diellit është sunet dhe jo detyrim (vaxhib) dhe ky mendim është i mirëargumentuar; teksa më e rezervuar është që zona e Arafatit të lihet vetëm pas perëndimit të diellit.
3. Kalimi i natës së Kurban Bajramit në (territorin e quajtur) Muzdelife (është detyrim / vaxhib sipas mendimit të shumicës së juristëve muslimanë), derisa të kalojë gjysma e natës; ndërkaq grave dhe fëmijëve (të cilët konsiderohen prej të dobtëve që e kanë të vështirë përballimin e dyndjeve të njerëzve) u lejohet të shkojnë në Mina në fund të natës (në fundnatën e 10 Dhul Hixhe, para agimit) në mënyrë që të gjuajnë guralecët në xhemran (vendgjuajtjen) e Akabesë para se të mbërrijnë njerëzit e tjerë.
4. Kalimi i netëve të Teshrikut10 (11, 12 dhe 13 të muajit Dhul Hixhe) në (territorin e quajtur) Mina (është detyrim / vaxhib nëse personi nuk ka arsye të konsiderueshme për të mos qëndruar këtu).
5. Hedhja e guralecëve në xhemerate (vendgjuajtjet e guralecëve) me radhë.
Guralecët janë shtatë11 dhe ato hidhen në xhemratu (vendgjuajtjen) e Akabesë në ditën e Bajramit (10 Dhul Hixhe) dhe në tri xhemeratet (vendgjuajtjet) ato hidhen në ditët e teshrikut (11, 12 dhe 13 Dhul Hixhe).
6. Prerja ose rruajtja e flokëve (Profeti, paqja qoftë mbi të, u lut për falje e mëshirë tri herë për meshkujt që i rruajnë flokët dhe një herë për ata që i qethin ato).
7. Tavafi (Rrotullimi rreth Qabes) lamtumirës (njerëzit janë urdhëruar që kur ta lënë Mekën ta bëjnë këtë tavaf dhe lehtësim për moskryerjen e tij është bërë vetëm për gratë me menstruacione).
– Haxhi është i vlefshëm edhe nëse dikush lë pa bërë njërin prej këtyre detyrimeve (vaxhibeteve), por çfarë lihet pa bërë duhet të përforcohet (kompensohet) me theror (duke theruar një bagëti të imët, ose marrë pjesë në një të shtatën e devesë ose lopës së therur) në Mekë, që shpërndahet për të varfrit e gjendur në haremin (territorin e paprekshëm) mekas.
anglishtSecondly: Wajib elements of Hajj
1. Performing ihram at the meeqat.
2. Standing at `Arafah until sunset for those who stand during the day.
3. Spending the night of Eid al-Adha in Muzdalifah until half the night has passed.
4. Spending the Nights of Tashreeq in Mina.
5. Casting pebbles at the Jamarat in order.
6. Cutting or shaving the hair.
7. The Farewell Circumambulation.
Parashtresa e tretë: Sunetet (Të pëlqyeshmet) e haxhit
Përveç këtyre shtyllave dhe detyrave të haxhit, ekzistojnë sunete dhe vepra të rekomanduara (të pëlqyera), si: kalimi i natës në Mina në ditën 8 Dhul Hixhe, tavafi i kudumit (mbërritjes në Qabe), për burrat ramli dhe idtiba’i12 (ramli: ecja me hapa të shpejtë dhe duke tundur shpatullat, në tre rrotullimet e para të çdo tavafi që ndiqet nga seaji dhe idtiba’i: vendosja e ridait / copës që hidhet përsipër trupit si pelerinë, në një formë të tillë që ridai kalohet poshtë shpatullës së djathtë dhe e majta mbetet zbuluar), gusli (larja rituale e gjithë trupit) me rastin e hyrjes në ihram, veshja e një izari (copës që vishet nga brezi e poshtë) dhe ridai (copës që hidhet përsipër trupit si pelerinë) të bardhë dhe të pastër, thënia e telbijes (LEB-BEJKELL-LLAAHUM-ME…) nga momenti i hyrjes në ihram për haxhin deri në gjuajtjen me guralecë të xhemrah (vendgjuajtjes) së Akabesë, prekja ose puthja e gurit të zi (të gjendur në këndin përkatës të Qabes), bërja e përmendjeve (dhikrave) dhe lutjeve (duave) të ardhura në tekstet autentike hyjnore dhe të tjera vepra të mira që personi që kryen haxhin, në pasim të modelit profetik, është e pëlqyeshme t’i bëjë dhe mos t’i neglizhojë; gjithsesi, moskryerësi i këtyre veprave të pëlqyeshme nuk vihet për lënien e tyre para asnjë detyrimi.
Shqyrtimi i dytë: Shtyllat dhe detyrimet e umres
Parashtresa e parë: Shtyllat e umres
Sipas shumicës së juristëve muslimanë, rituali i umres ka tre shtylla:
1. Ihrami (Qëllimi për nisjen e ritualit).
2. Tavafi (Rrotullimi rreth Qabes).
3. Ecja ndërmjet (kodrinës së) Safas dhe (kodrinës së) Mervas.
anglishtSection II: The Arkan (Integrals) of `Umrah and its Wajib Elements
Firstly: Pillars of `Umrah
1. Ihram.
2. Circumambulation.
3. Walking between Safa and Marwah.
Parashtresa e dytë: Detyrimet (Vaxhibetet) e umres
1. Bërja e ihramit (qëllimit për nisjen e ritualit) në mikat (cakun kohor / vendor ritual për haxh / umre).
2. Prerja e flokëve (qethja ose rruajtja e tyre).
– Sipas disa juristëve muslimanë tek detyrimet (vaxhibetet) e umres hyn edhe tavafi lamtumirës, por mendimi më i fuqishëm (që përbën mendimin e shumicës së juristëve muslimanë) është se tavafi lamtumirës është i detyrueshëm në haxh dhe jo në umre; kush lë pa bërë gjatë umres një prej shtyllave të saj, umreja e tij nuk do të plotësohet pa të, e kush lë pa bërë një detyrim (vaxhib), duhet ta kompensojë atë me theror (therje hedji / kurbani në Mekë). Veprimet e tjera të umres përveç shtyllave dhe detyrimeve të saj të cekura më sipër, konsiderohen vepra të pëlqyeshme 13.
anglishtSecondly: Wajib elements of `Umrah
1. Performing ihram at the meeqat.
2. Cutting or shaving the hair.
Allahu e di më mirë. SHTYLLAT-DETYRIMET E HAXHIT-UMRES
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ SHTYLLAT-DETYRIMET E HAXHIT-UMRES
SHTYLLAT-DETYRIMET E HAXHIT-UMRES
Poshtëshënim:
- Shih: dorar dhe dorar.
- Shih: islamweb, dorar, dorar dhe dorar.
- Shih: dorar.
- Shih: MIKATI-CAKU RITUAL KOHOR-HAXH-UMRE
- Shih:
MIKATI-CAKU RITUAL VENDOR 1-HAXH-UMRE,
MIKATI-CAKU RITUAL VENDOR 2-HAXH-UMRE,
MIKATI-CAKU RITUAL VENDOR 3-HAXH-UMRE - Shih: dorar.
- Ndërkaq mes juristëve muslimanë ka mendime të ndryshme në lidhje me bërjen detyrim të therorit (hedjit / kurbanit në Qabe), personit që e ka vonuar këtë tavaf, përtej ditëve të Teshrikut (11-13 Dhul Hixhe) ose përtej krejt muajit Dhul Hixhe.
- Shih: dorar.
- Dijetari i shquar Esh-Shinkiti, Allahu e mëshiroftë, lidhur me mospajtimin e juristëve muslimanë mbi çështjen e kohëqëndrimit në Arafat, pasi përmend se qëndrimi në Arafat është konsensualisht një nga shtyllat e haxhit dhe se qëndrimi i kujt qëndron aty edhe gjatë natës edhe gjatë ditës (duke filluar nga mesdita) konsiderohet po konsensualisht qëndrim i plotë; (pasi përmend këtë ai) vijon dhe shpjegon se sipas shumicës së juristëve muslimanë koha para mesditës së ditës së Arafatit (9 Dhul Hixhe) nuk është kohë për këtë qëndrim dhe se (po sipas sipas shumicës së juristëve muslimanë) kushdo që qëndron në Arafat vetëm gjatë natës dhe nuk qëndron gjatë ditës, qëndrimi i të këtillit konsiderohet i plotë dhe ky nuk e ka për detyrë të bëjë theror (të therë hedj / kurban në Mekë), ndryshe nga medh’hebi maliki që thotë se i këtilli e ka për detyrë therorin; ndërkaq sipas medh’hebit maliki kush qëndron në Arafat vetëm ditën dhe jo natën, qëndrimi i tij nuk është i vlefshëm, teksa (siç do ceket në këtë pikë) sipas shumicës së juristëve muslimanë (gjë që përbën mendimin e ardhur nga imam Ebu Hanife, Shafi’iu, Ata’u, Eth-Theuri, Ebu Theuri dhe përbën mendimin e saktë të imam Ahmedit) ky qëndrim është i vlefshëm, porse këta juristë kanë mospajtimi rreth detyrimit të therorit për këtë rast… Vetë Esh-Shinkiti shprehet se mendimi më i fuqishëm (sipas tij) është se zgjatja e qëndrimit në Arafat deri në perëndimin e diellit është vepër e pëlqyeshme dhe jo e detyrueshme…; shih: islamweb.
- Shih: DITËT E TESHRIKUT PAS DITËS SË BAJRAMIT.
- Shih: islamweb dhe islamweb.
- Shih: islamweb.
- Shih: islamweb dhe islamqa.