“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)
Kur vdiq babai ynë para disa muajsh na thanë se me rastin e vdekjes së tij është mirë të bëjmë një kurban. Këtu tek ne ekziston besëtytnia që duhet bërë kurban qoftë edhe një shpend kur po vdes një person dhe po jep shpirt me zor, apo thjesht që të jep shpirt më mirë, apo që të mos marrë dikë me vete; në këtë rast therin një dash apo një gjel të zi. Ndërkaq thuhet edhe se është mirë të bësh kurban kur vdes një njeri që t’i bëhet mirë në atë dynja.
Babai im ka vdekur para pak kohësh dhe tani jemi pranë Kurban Bajramit e deshim të dimë a ta therim bagëtinë e Kurban Bajramit si kurban prej babait tonë dhe mamanë tonë (që është gjallë) bashkë me ne të tjerët ta bëjmë nijet që të përfshihemi në shpërblim apo si të veprojmë?
Përgjigjja: KURBANI PËR TË VDEKURIN MUSLIMAN
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Siç përmendet edhe në fjalorin e gjuhës shqipe, kuptimi bazë i fjalës kurban është “bagëti që theret për bajram a për ditë fetare të shënuara të myslimanëve (pra në Kurban Bajram dhe tre ditët pas tij”. Po kështu kuptimi i fjalës “kurban” është “afrim” dhe me të synohet rituali afrues tek Allahu, që si i tillë është obligim t’i përmbahet argumenteve hyjnore përkatës, ku më konkretisht lidhur me pyetjen tuaj thuhet sa vijon:
Cilët janë argumentet e faljes së namazit të xhenazes në mungesë (prej së largu); a lejohet apo jo? Përveç rastit të Nexhashiut, a ka ndonjë argument tjetër?
Përgjigjja: FALJA E XHENAZES PA PRANINË E TRUPIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Juristët muslimanë kanë mendime të ndryshme nëse lejohet ose jo të falet namazi i xhenazes së një të vdekuri musliman kur trupi i këtij të vdekuri nuk është i pranishëm por është larg, si vijon:
Një dashamir i imi ka ndërruar jetë prej disa kohësh dhe dua të bëjë mirë për të pas vdekjes së tij, dua të lutem për të sa më shpesh. Në çfarë trajte mund të kërkoj falje për të dhe cilat janë lutjet që mund të bëj për të, mundësisht desha të më tregoni disa nga lutjet profetike që mund të bëj për këtë rast?
Përgjigjja: LUTJE TË ZGJEDHURA PËR TË VDEKURIN
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Të gjithë juristët muslimanë janë të një mendimi se është shumë mirë që t’i bëjmë lutje (për mirë) dhe t’i kërkojmë falje Allahut për muslimanin që ka ndërruar jetë.
Xhaxhai im do që të çelë një bunar (pus) uji në Afrikë, në emër të nënës, e cila ka dy muaj që ka ndërruar jetë. A është kjo sadaka e bërë për familjarin e vdekur prej më të mirave dhe a bën që familjari ta bëj atë direkt në emër të të vdekurit apo ta bën atë në emër të vet dhe pastaj e bën nijetin (qëllimin) që ta japë si sadaka (lëmoshë) për të vdekurin; si është më mirë?
Përgjigjja: SADAKAJA PËR TË VDEKURIN-VLERA-FORMA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Pse falet namazi i xhenazes dhe cila është vlera që përfitohet nga ky namaz?
Përgjigjja: URTËSIA DHE VLERA E NAMAZIT TË XHENAZES
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Parimisht duhet ditur se muslimani/a lipset të udhëhiqet nga urdhëresat dhe dispozitat hyjnore dhe t’u dorëzohet atyre edhe nëse nuk arrin ta mësojë urtësinë e tyre, pasi jo për çdo urdhëresë sheriatike (ligjore islame) mund të shpjegohet aryseja dhe të kapet urtësia e saj nga mendjet njerëzore, si dhe sepse disa herë ndodh që arsyetimet e bëra në këtë kontekst të pësojnë kusure (mangësi) që konkluzionin e nxjerrë e bëjnë objekt debatesh; kështu që qëndrimi parësor që duhet të mbajë muslimani është arsyetimi i dispozitave ligjore islame me rregullin “Është kështu pse kështu ka vendosur ligji hyjnor”1.
A lejohet zgjatimi i flokëve (i njohur si extension) që bëhet me flokë origjinal të njeriut?
Përgjigjja: EXTENSIONI ME FLOKË NJERIU-DISPOZITA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Transmetimet profetike bazë mbi extension-in (zgjatimin) e flokëve
Transmetimi i parë: “Allahu e ka mallkuar [përzënë nga mëshira dhe mirësia e Tij] kë lidh flokët [i bën extension apo zgjatje të flokut me flok dikujt tjetër] dhe kë urdhëron t’i lidhen (zgjaten) flokët; si dhe kë bën tatuazh [i bën tatuazh dikujt tjetër] dhe kë urdhëron t’i bëhet tatuazh.”1
Cila është forma më e mirë me të cilën mund të ngushëllohet një person të cilit i ka ngjarë rast vdekje?
Përgjigjja: SI NGUSHËLLOHET FAMILJARI I TË VDEKURIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Me termin “ngushëllim” në aspektin juridik islam nënkuptohet që “të nxitet personi të cilit i ka ngjarë fatkeqësia që të bëjë durim dhe ta pranojë me zemër të mirë kadanë (vendimin / caktimin) e Allahut të Lartësuar”. Juristët muslimanë theksojnë njëzëri se ngushëllimi i familjarëve të të vdekurit është mustehab1 (vepër e pëlqyeshme) nisur nga qetësimi që u bëhet këtyre të fundit. Për të shprehur ngushëllimin nuk ka ndonjë trajtë të veçantë dhe lejohen të gjitha format e tij nëse plotësohet kushti që shprehjet ngushëlluese të mos përmbajnë ndonjë vërejtje (ndalesë) sheriatike (ligjore islame).2
A lejohet varrosja e dy personave në një varr të vetëm, pra a lejohet te futen dy veta në një varr të vetëm të përbashkët si në rastin p.sh. kur një person ka vdekur vite më parë dhe pastaj vdes një person tjetër prej të afërmve të tij; a lejohet në këtë rast që ata të futen në të njëjtin varr?
Përgjigjja: RRËMIMI I VARRIT-VARROSJA KOLEKTIVE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Rrëmimi i varrit
Dijetarët muslimanë theksojnë se i vdekur nuk duhet cenuar, ashtu si në gjallërinë e tij, dhe se si rregull nuk lejohet rrëmimi (gërmimi) i varrit mbi të cilin është hedhur dheu, pasi ai konsiderohet vakëf (objekt i patundshëm / i patjetërsueshëm) i të varrosurit në të (musliman apo jumusliman qoftë ai1), deri sa të mbetet prej tij mish ose eshtër, përveçse për arsye të lejuar sheriatikisht (sipas ligjit islam), pasi rrëmimi i varrit është konsideruar nga dijetarët muslimanë prej mëkatit të ndëshkueshëm të gjymtimit. Kurse nëse është e sigurt se trupi i të vdekurit është tretur tërësisht dhe shndërruar në dhe (nuk ka mbetur prej të vdekurit asnjë gjurmë eshtre etj.), në këtë rast nuk ka problem që ky vend të shfrytëzohet për të varrosur të tjerë persona ose për një qëllim tjetër (për bujqësi apo mbarë format e tjera të shfrytëzimit).2
Pyetje: VAJTJA NË VARRIM-NGUSHËLLIM TE JOMUSLIMANI
A lejohet të shkohet në varrimin e një të afërmi katolik, me qëllim që të mos ndërpriten lidhjet farefisnore?
Përgjigjja: VAJTJA NË VARRIM-NGUSHËLLIM TE JOMUSLIMANI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Juristët muslimanë kanë mospërputhje mendimesh mbi dispozitën e përcjelljes (kortezhit) për në varreza të xhenazes (trupit të pajetë) të jomuslimanit dhe më konkretisht, dy mendimet kryesore1 lidhur me këtë çështje janë: