JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

FALJA E XHENAZES PA PRANINË E TRUPIT

Numri i fetvasë: 385 FALJA E XHENAZES PA PRANINË E TRUPIT

Kategoria: FALJA E XHENAZES PA PRANINË E TRUPIT

1 435 shfletues/klikues FALJA E XHENAZES PA PRANINË E TRUPIT


 Pyetje: FALJA E XHENAZES PA PRANINË E TRUPIT


Cilët janë argumentet e faljes së namazit të xhenazes në mungesë (prej së largu); a lejohet apo jo? Përveç rastit të Nexhashiut, a ka ndonjë argument tjetër?


 Përgjigjja: FALJA E XHENAZES PA PRANINË E TRUPIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Juristët muslimanë kanë mendime të ndryshme nëse lejohet ose jo të falet namazi i xhenazes së një të vdekuri musliman kur trupi i këtij të vdekuri nuk është i pranishëm por është larg, si vijon1:

Mendimi i parë: Nuk lejohet falja e namazit të xhenazes kur i vdekuri është larg

Medh’hebi hanefi dhe maliki janë të mendimit se sa më sipër (falja e namazit të xhenazes së muslimanit të vdekur kur trupi i këtij të vdekuri nuk është i pranishëm por është larg) nuk lejohet (nuk është në përputhje me normat juridike islame) dhe lidhur me namazin e xhenazes që Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ia fali Nexhashiut në largësi, këta juristë janë përgjigjur se kjo ka qenë e veçantë për Profetin (Paqja qoftë mbi të!).Lexoni më tepër

Mendimi i dytë: Lejohet të falet xhenazja nga larg edhe nëse është falur më parë

Mendimi i medh’hebit shafi’i dhe ai i dukshëm i medh’hebit hanbeli është se ky namaz lejohet (u përmbahet normave ligjore islame), bazuar në transmetimin autentik profetik ku vjen se “Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ua dha muslimanëve (të prënishëm) lajmin e vdekjes së Nexhashiut në ditën kur ky i fundit vdiq dhe doli me ta (muslimanët e pranishëm) në vendfalje, i radhiti në rreshta dhe mori mbi të katër tekbira (ia fali atij xhenazen)”2; pra Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ia fali Nexhashiut xhenazen, për t’ua bërë me dije muslimanëve se Nexhashiu kishte qenë besimtar dhe që t’u kumtonte atyre t’i kërkonin falje Allahut të Madhëruar për të, pasi ai kishte qenë në mesin e një populli jobesimtar duke e mbajtur besimin e tij islam të fshehtë, ndaj xhenazja e tij nuk qe falur3.Lexoni më tepër

Mendimi i tretë:  Lejohet falja e xhenazes nga larg edhe nëse është falur më parë, po qe se muslimanëve u ka ardhur dobi e përgjithshme nga ky i vdekur musliman

Një prej mendimeve të imam Ahemd Ibn Hanbelit është se falja e namazit të xhenazes kur trupi i të vdekurit është larg, lejohet që t’i falet vetëm kujt ka merita të veçanta apo rang (begraund) të veçantë ndër muslimanët… Sipas këtij mendimi, falja e namazit të xhenazes kur trupi i të vdekurit musliman është larg lejohet t’i falet vetëm kujt i ka sjellë muslimanëve një dobi të konsiderueshme, si p.sh. një dijetari musliman, luftëtari musliman, pasaniku musliman që u ka bërë dobi njerëzve me pasurinë e tij etj.

Mendim i katërt: Lejohet të falet xhenazja nga larg nëse nuk është falur më parë

Tjetër mendim i imam Ahemd Ibn Hanbelit (që përbën mendimin e Ibn Tejmijes, Ibn El-Kajimit, Ibn Uthejminit etj.) është se falja e namazit të xhenazes kur trupi i të vdekurit musliman është larg, lejohet vëtëm kur atij nuk i është falur namazi i xhenazes në vendin e tij, kurse nëse i është falur nuk lejohet; madje për këtë rast (sipas Ibn Uthejminit) ky namaz duhet të falet, sepse kështu shlyhet obligimi kolektiv i faljes së namazit të xhenazes.

– Mendimi më parësor (më i fuqishëm) është se falja e namazit të xhenazes kur i vdekuri është larg, lejohet vetëm për rastin e një muslimani që vdes në një territor ku nuk gjendet pranë tij dikush që t’ia falë atij namazin e xhenazes; kurse nëse atij i është falur një herë namazi i xhenazes aty ku ka vdekur, pas kësaj nuk bën që ky namaz t’i falet sërish.

Allahu e di më mirë. PLANIFIKIMI I NDALUAR I SHTATZËNISË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ FALJA E XHENAZES PA PRANINË E TRUPIT

FALJA E XHENAZES PA PRANINË E TRUPIT

Poshtëshënim:

  1. Shih: islamweb dhe islamqa
  2. El-Bukhari 1333 (teksti i takon atij) dhe Muslimi 951 etj.
  3. Shih: sunnah
  4. Ibn Kudame, El-Mugni, v. 2. f. 533
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top