JETA E VËRTETË

KURBANI PËR TË VDEKURIN MUSLIMAN

Numri i fetvasë: 400 KURBANI PËR TË VDEKURIN MUSLIMAN

Kategoria: DISPOZITA PËR KURBANËT

1 355 shfletues/klikues KURBANI PËR TË VDEKURIN MUSLIMAN


 Pyetje: KURBANI PËR TË VDEKURIN MUSLIMAN


Babai im ka vdekur para pak kohësh dhe tani jemi pranë Kurban Bajramit e deshim të dimë a ta therim bagëtinë e Kurban Bajramit si kurban prej babait tonë dhe mamanë tonë (që është gjallë) bashkë me ne të tjerët ta bëjmë nijet që të përfshihemi në shpërblim apo si të veprojmë?


 Përgjigjja: KURBANI PËR TË VDEKURIN MUSLIMAN


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Siç përmendet edhe në fjalorin e gjuhës shqipe, kuptimi bazë i fjalës kurban është “bagëti që theret për bajram a për ditë fetare të shënuara të myslimanëve (pra në Kurban Bajram dhe tre ditët pas tij”1. Po kështu kuptimi i fjalës “kurban” është “afrim” dhe me të synohet rituali afrues tek Allahu, që si i tillë është obligim t’i përmbahet argumenteve hyjnore përkatës, ku më konkretisht lidhur me pyetjen tuaj thuhet sa vijon2:Lexoni më tepër

Mendimi i të gjithë juristëve muslimanë është se therja një bagëtie si kurban me rastin e Kurban Bajramit nuk është obligim që të bëhet për të vdekurin musliman, përveçse nëse ai e ka lënë porosi ose ia ka pas bërë vetes obligim atë (ka pasë marr përsipër ta bëjë) para se të vdiste (raste për të cilat zbatohet porosia apo premtimi nga pasuria që ka lënë pas i vdekuri).

Më konkretisht, juristët muslimanë kanë tre mendime lidhur me faktin nëse vlen (është i saktë) apo jo kurbani që bëhet për të vdekurin me rastin e Kurban Bajramit, nëse ky i fundit bëhet pa porosi apo premtim prej të vdekurit: (mendimi i parë i mbështetur edhe nga medh’hebi hanefi dhe hanbeli është) se ky kurban vlen dhe të vdekurit i shkon shpërblimi; (mendimi i dytë i mbështetur nga medh’hebi maliki është) se ky kurban është mekruh3 (i papëlqyeshëm) dhe (mendimi i tretë i mbështetur nga medh’hebi shafi‘i) se ky kurban nuk vlen përveçse nëse i vdekuri e ka porositur (e ka lënë me gojë).

Bazuar në mendimin lejues (që përbën mendimin më të fuqishëm mbi këtë çështje, ku edhe mendimi i papëlqyeshmërisë gëzon konsideratë4) vlen që të bëhet kurbani në fjalë duke therur një bagëti më vete me qëllimin (nijetin) e bërjes së tij prej babait tënd, si dhe me qëllimin që shpërblimi të shkojë për të dhe nëse dëshironi tek qëllimi i shpërblimit mund të përfshini edhe mamanë tuaj (gjë që bën pjesë tek bamirësia ndaj prindërve) që është gjallë dhe veten tuaj.

Gjithsesi më e mira është që bagëtia të theret me qëllimin (nijetin) e bërjes së tij prej njërit prej jush, si dhe me qëllimin që shpërblimi të shkoj për bërësin e tij por edhe për dy prindërit (edhe kjo vepër hyn tek bamirësia ndaj prindërve); për të dalë nga mendimi ndalues pasi bërja e kurbanit si rregull ligjërohet për të gjallët dhe po kështu përfshirja e të vdekurve në shpërblim në një rast të tillë është e lejuar dhe sa në fjalë vlen sidomos kur kurbani në fjalë bëhet vetëm për të vdekurin dhe nuk bëhet për të gjallin.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. KURBANI PËR TË VDEKURIN MUSLIMAN

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KURBANI PËR TË VDEKURIN MUSLIMAN

KURBANI PËR TË VDEKURIN MUSLIMAN

Poshtëshënim:

  1. Shih: Fjalori Elektronik Shpjegues (i Gjuhës Shqipe)
  2. Shih: islamweb dhe islamqa.
  3. Mekruh/I Papëlqyeshëm: Veprim ritual i papëlqyeshëm konsiderohet ai veprim lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij nuk ndëshkohet.
  4. Shih: islamweb, islamweb dhe saaid.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top