NJOHURI TË RËNDËSISHME MBI KURBANIN

Numri i fetvasë: 213 NJOHURI TË RËNDËSISHME MBI KURBANIN

Kategoria: DISPOZITA PËR KURBANËT

2 591 shfletues/klikues NJOHURI TË RËNDËSISHME MBI KURBANIN


 Pyetje: NJOHURI TË RËNDËSISHME MBI KURBANIN


A lejohet të blehet një kurban i vetëm nga disa persona? Gruaja që i ka mundësitë a lejohet ta bëjë kurbanin nëse burri i saj është i shkujdesur ndaj këtij rituali? A mjafton kurbani i personit për prindin apo gruan e tij? A lejohet të bëhet kurban me para borxh?


 Përgjigjja: NJOHURI TË RËNDËSISHME MBI KURBANIN


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me çështjen e parashtruar, thuhet sa vijon:Lexoni më tepër

Së pari: Koha për therjen e bagëtisë së kurbanit (sipas mendimit më të fuqishëm të juristëve muslimanë) fillon menjëherë pas mbarimit të namazit të Bajramit; së këtejmi lejohet që therja e kurbanit të bëhet në fillim të hutbes/ligjëratës së Bajramit (teksa dihet se kjo hutbe mbahet direkt pas faljes së namazit të Bajramit) apo gjatë saj, por më mirë është që kjo therje të bëhet pas kryerjes së (dy pjesëve të) kësaj hutbeje. Në atë vend ku namazi i Bajramit falet disa herë, mjafton që të kryhet falja e njërit prej këtyre namazeve. Për rastin e kujt nuk i kërkohet namazi i Bajramit ose nuk e ka të mundur që ta falë atë, si p.sh.: nomadi (ai që nuk ka vendbanim të qëndrueshëm), udhëtari etj., koha e therjes së kurbanit fillon rreth 30-35 minuta pas lindjes së diellit1.2Lexoni më tepër

Së dyti: Një kurban i vetëm, nga soji i dhenve (dele/dash 6 muaj e sipër) apo dhive (dhi/cjap 1 vjeç e sipër) është i mjaftueshëm për një kryefamiljar dhe familjen e tij (duke pasur parasysh sqarimet përkatëse), por nëse bëhen më shumë kurbanë është edhe më mirë. Nëse bëhet kurban një lopë/viç (që duhet të jetë 2 vjeç e sipër), ky kurban vlen për 7 kryefamiljarë dhe familjet e tyre.5Lexoni më tepër

Së treti: Blerja nga shumë persona e një bagëtie të imët të vetme si kurban (çështje e njohur si pjesëmarrja e shumë personave në çmimin e një kurbani të vetëm prej dhenve/dhive, ose në 1/7-tën prej lopëve/viçave), e bën të pavlefshëm bërjen e kurbanit. Ndërkaq, lejohet pa problem që disa persona të ndihmojnë një person që të bëj një kurban nga dhente apo dhitë, duke i dhënë këtij personi në formë dhurate ose borxhi shumën që nevojitet për bërjen e kurbanit.8

Së katërti: Mendimi më i fuqishëm është se nëse gruaja e kamur (që ka mundësi ekonomike) bën kurban dhe i përfshin në të edhe familjarët e saj (pra nënkuptohet se ajo u bën pjesë atyre në shpërblimin e kurbanit të saj dhe jo në çmimin/blerjen e këtij kurbani9), tek këta të fundit hyn edhe burri i saj (pra ky kurban e shlyen bashkëshortin e saj).Lexoni më tepër

Së pesti: Kurbani i fëmijës mjafton për prindin e tij, nëse ai jeton bashkë me prindërit. Nëse fëmija i dhuron prindit (kjo vlen gjithashtu për çdo dhurues) të hollat për të bërë kurban me pëlqimin e këtij të fundit, donatori (dhuruesi) merr shpërblimin e sadakasë dhe dhuratës, por jo atë të bërjes së kurbanit.11 Kurbani i burrit mjafton për gruan e tij, por nëse çdonjëri prej tyre bën kurban kjo është edhe më mirë. Po kështu ligjërohet që burri t’i bëj hise (pjesë) në shpërblimin e kurbanit edhe gruas së tij apo prindit të tij dhe çdo muslimani të gjallë apo të vdekur. Shumica e dijetarëve lejojnë që të bëhet kurban në dobi të muslimanit të vdekur dhe janë të mendimit se shpërblimi i mbërrin këtij të fundit edhe nëse ai nuk e ka porositur atë.12Lexoni më tepër

Së gjashti: Mendimi më i fuqishëm i juristëve muslimanë është se muslimani që nuk e ka gjendjen ekonomike (nuk ka të ardhura të mjaftueshme) për të blerë kurban, por e blen bagëtinë e kurbanit me borxh me këste ose me borxh të cilin e shlyen në një afat të caktuar të mëvonshëm dhe pastaj e bën bagëtinë në fjalë kurban, konsiderohet se ka bërë një veprim që nuk është problem, pra që është i lejuar dhe vlen sheriatikisht.14Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. NJOHURI TË RËNDËSISHME MBI KURBANIN

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ NJOHURI TË RËNDËSISHME MBI KURBANIN

NJOHURI TË RËNDËSISHME MBI KURBANIN
 

Poshtëshënim:

  1. Kjo kohë përllogaritet duke i shtuar momentit kur dielli ngrihet sa një shtizë (pra kur dielli, pas lindjes së tij, ngrihet rreth 1 m në horizont, në sytë e shikuesit të tij, rreth 15-20 minuta pas lindjes së tij), (duke i shtuar sa më sipër) vlerën kohore ekuivalente (të barasvlershme) me aq kohë sa merr zakonisht falja e Namazit të Bajramit, dhe duke llogaritur të dy kohët bashkë, kjo vlerë kohore mund të shkojë rreth 30-35 minuta pas lindjes së diellit (shih: islamweb).
  2. Shih: islamweb dhe islamweb.
  3. El-Bukhari 5556 dhe Muslimi 1961.
  4. Shih: sunnah.
  5. Shih: islamweb, islamweb dhe islamweb.
  6. Shih: islamweb dhe islamweb.
  7. Shih: islamweb.
  8. Shih: islamweb, islamqa, feqhweb dhe feqhweb.
  9. Këtu nënkuptohet se kjo grua u bën hise/pjesë familjarëve të saj (burrit, fëmijëve etj.) në shpërblimin e kurbanit të saj, porse ajo e blen vetë me paratë e saja bagëtinë e imët që e bën kurban, ose 1/7-tën e bagëtisë së trashë që ajo e bën kurban në bashkëpunim me gjashtë ose më pak persona të tjerë; shih: islamqa.
  10. Shih: islamqa, isalmqa, islamweb, islamweb dhe islamweb.
  11. Shih: islamqa.
  12. Shih: islamweb dhe islamweb.
  13. Shih: islamweb.
  14. Juristët muslimanë janë të gjithë të një mendimi se personi që nuk është i pasur nuk e ka detyrim që të marr borxh për të blerë / bërë kurbanin.
  15. Shih: Uehbetu Ez-Zuhejli, El-Fikhu El-Islami Ue Ediletuhu v. 4. f. 2708.
  16. Shih: Mexhmu’u El-Fatava v. 26, f. 305.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë: