JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

KURBANI-KUSH E BËN-PËR KË MJAFTON

Numri i fetvasë: 212 KURBANI-KUSH E BËN-PËR KË MJAFTON

Kategoria: DISPOZITA PËR KURBANËT

4 913 shfletues/klikues KURBANI-KUSH E BËN-PËR KË MJAFTON


 Pyetje: KURBANI-KUSH E BËN-PËR KË MJAFTON


Kush është personi të cilit i ligjërohet bërja e kurbanit të Bajramit dhe për sa familjarë mjafton bërja e një kurbani të vetëm?


 Përgjigjja: KURBANI-KUSH E BËN-PËR KË MJAFTON


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Kush ligjërohet ta bëj kurbaninLexoni më tepër

Kurban bën muslimani i lirë (burrë a grua qoftë) që e ka mundësinë.2

Parimisht, juristët muslimanë e mbështesin njëzëri kriterin ligjor të mundësisë në çështjen e bërjes së kurbanit, bazuar në thënien e Allahut të Lartësuar: “Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka.”3

Kurse në lidhje me hollësirat e këtij kriteri (rregulli), mendimet më të spikatura të juristëve muslimanë janë4:

Mendimi i parë: Me mundësinë nënkuptohet nisabi5 (të qenët juridikisht i pasur, pra të arrihet vlera e përcaktuar pasurore obliguese e zekatit). Ky është edhe mendimi i medh’hebit hanefi, të cilët me mundësinë nënkuptojnë mirëqënien, pra që personi, shtesë banesës, veshjes, nevojës dhe gjërave që i duhen për vete dhe kë ka për detyrë të kujdeset për të, të ketë një pasuri të barasvlershme me nisabin (vlerën e përcaktuar pasurore obliguese të zekatit).Lexoni më tepër

Mendimi i dytë: Me mundësinë nënkuptohet pasuria shtesë, si vijon:

a. Shtesë nevojave të domosdoshme vjetore

Medh’hebi maliki e konsideron se ka mundësi të bëj kurban, atë person që kapitali i çmimit të kurbanit nuk i nevojitet për një çështje të domosdoshme gjatë vitit të tij;

b. Shtesë nevojave të domosdoshme të ditëve të kurbanit (10-13 Dhul Hixhe)

Medh’hebi shafi’i e konsideron se ka mundësi të bëj kurban, personin që në ditën e Festës së Kurban Bajramit dhe Ditët e Teshrikut6 (sepse kjo është koha e kurbanit), ka shtesë nevojave të veta dhe të atyre që kujdeset për ta financiarisht, kapitalin që i nevojitet për bërjen e kurbanit.Lexoni më tepër

Së dyti: Për kë mjafton kurbani8

Prerja e një kurbani të vetëm, mjafton (vlen) për personin dhe familjarët e tij. Po në këtë kontekst vlen të theksohet se blerja nga shumë persona e një bagëtie të imët të vetme si kurban (e njohur si pjesëmarrja e shumë personave në çmimin e një kurbani të vetëm prej dhenve/dhive, ose në 1/7-tën prej lopëve/viçave), e bën të pavlefshëm arritjen e shpërblimit të kurbanit9.Lexoni më tepër

Shumica e juristëve muslimanë janë të pajtimit se kurbani që bën kryefamiljari mjafton për të gjithë familjarët e tij. Sa në fjalë bazohet në transmetimin profetik ku vjen se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) teksa po bënte kurban një dash me brirë tha: “BISMIL-LAAH (Me emrin e Allahut), O Allah pranoje prej Muhamedit, familjarëve të Muhamedit dhe prej umetit të Muhamedit (muslimanëve)”13 dhe në transmetimin: “Burri bënte kurban [në epokën profetike] një bagëti prej dhenve, për veten dhe banorët e shtëpisë së tij, prej të cilit hanin dhe jepnin për të ngrënë”14; pra një bagëti e imët e vetme mjafton për bërësin e kurbanit dhe familjarët e tij, edhe nëse këta të fundit janë të shumtë në numër.

Muslimanit i ligjërohet që në nijetin (qëllimin) e bërjes së kurbanit dhe po kështu edhe në shpërblimin e tij, të përfshijë veten dhe familjarët e tij. Ky kurban mjafton për të dhe familjarët e tij dhe nuk ka nevojë që për gruan të bëjë kurban tjetër veç këtij. Madje edhe nëse personi nuk e bën nijetin (qëllimin) që kurbani që po bën është edhe prej familjarëve të tij, këtyre të fundit nuk u kërkohet të bëjnë kurban tjetër (sepse kjo kërkesë bie me kryerjen e kurbanit nga kryefamiljari), por ata nuk marrin shpërblim për këtë kurban të cilin as e kanë bërë dhe as u ka bërë hise (pjesë) në shpërblimin e tij bërësi i tij.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. KURBANI-KUSH E BËN-PËR KË MJAFTON

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KURBANI-KUSH E BËN-PËR KË MJAFTON

KURBANI-KUSH E BËN-PËR KË MJAFTON
 

Poshtëshënim:

  1. Dr. Uehbeh Ez-Zuhejli, Kitabu El-Fikh El-Islami, v. 4, f. 2733.
  2. Shih: islamweb.
  3. El-Bekare: 286.
  4. Shih: Uehbetu Ez-Zuhejli, El-Fikhu El-Islami Ue Ediletuhu v. 4. f. 2708.
  5. Nisabi: Kapital i caktuar i pasurisë (vlera e përcaktuar pasurore obliguese e zekatit) që: (së pari) është shtesë nevojave bazë jetike vjetore të personit dhe atyre që ka për detyrë të kujdeset financiarisht për ta; (së dyti) për paratë është 20 dinar/85 gram flori i pastër (24 karatë) ose 200 dirhem/595 gram argjend i pastër, për delet 40 krerë e sipër etj. dhe (së treti) ka qëndruar pa rënë poshtë kësaj vlere gjatë një viti të plotë hënor.
  6. Ditët e Teshrikut: Janë ditët 11-13 të muajit Dhul Hixhe, i cili është muaji i dymbëdhjetë (i fundit) i kalendarit hënor (islam).
  7. Shih: islamqa.
  8. Shih: islamqa, islamqa dhe islamqa.
  9. Shih: islamqa.
  10. Shih: islamweb, islamweb dhe islamweb.
  11. Shih: islamweb dhe islamweb.
  12. Shih: islamweb.
  13. Muslimi 3637.
  14. Et-Tirmidhi 1505 dhe Ibn Maxhe 3147; Albani ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë.
  15. Shih: islamweb.
  16. Shih: feqhweb dhe islamweb.
  17. Shih: islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top