JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

KURBANI-VISET KU BËHET-KUJT I JEPET

Numri i fetvasë: 204 KURBANI-VISET KU BËHET-KUJT I JEPET

Kategoria: DISPOZITA PËR KURBANËT

5 705 shfletues/klikues KURBANI-VISET KU BËHET-KUJT I JEPET


 Pyetje: KURBANI-VISET KU BËHET-KUJT I JEPET


Kam dëshirë të bëj kurban për Kurbanin e Bajramit, por duke qenë se ne jetojmë jashtë Shqipërisë, desha që kurbanin ta bëj në Shqipëri, sepse këtu ku jam nuk kam të afërm dhe më duket më e përshtatshme ta bëj kurbanin atje. Desha të di a më lejohet kjo gjë dhe nëse po a mundet që një të tretën e kurbanit që duhet ta mbaj unë, t’ia jap mamasë time në Shqipëri?


 Përgjigjja: KURBANI-VISET KU BËHET-KUJT I JEPET


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me çështjen e parashtruar, thuhet sa vijon:Lexoni më tepër

Së pari: Vendi ku bëhet (theret) kurbani (përfshirë rastin e udhëtarit)

Si rregull kurbani bëhet dhe shpërndahet në vendbanimin ku jeton a gjendet bërësi i tij dhe për të nuk autorizohet tjetërkush në një vend tjetër të largët; por nëse bërësi i kurbanit gjendet në një vend (si udhëtar) dhe familjarët e tij në një vend tjetër, në këtë rast nëse ai e ka të mundur bën një kurban në vendin ku gjendet dhe një tjetër aty ku gjenden familjarët e tij, dhe nëse nuk e ka të mundur (të veproj kësisoj) ai autorizon dikë (familjar a dikë tjetër) të bëjnë kurban në vend të tij aty ku gjendet familja e tij (që familjarët e tij të gëzohen dhe përfitojnë).5

Ndërkaq, shumë juristë muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi e shumë bashkëkohorë) janë të mendimit se nëse në vendbanimin e bërësit të kurbanit ka mirëqenie sociale, ndërsa në vendin ku synohet të dërgohet ky kurban muslimanët janë më të varfër e më nevojtarë, në këtë rast lejohet pa problem që kurbani të transferohet jashtë vendit të bërësit të tij (medh’hebi hanefi e ka lejuar transferimin e kurbanit tek të afërmit e bërësit të kurbanit që jetojnë larg tij)6.

Së dyti: Kujt i jepet kurbani7

Një mendim i konsiderueshëm i dijetarëve (që përbën mendimin e medh’hebit shafi’i dhe hanbeli) është se në mishin e kurbanit duhet të kenë pjesë sado pak edhe muslimanët e varfër, teksa një tjetër mendim i fuqishëm (që përbën mendimin e medh’hebit maliki) është se dhënia prej kurbanit të bërë është vepër e pëlqyeshme dhe jo e detyrueshme.Lexoni më tepër

Po në këtë kontekst shumica e dijetarëve muslimanë (përfshirë katër medh’hebet) kanë përmendur se ngrënia nga kurbani i bërë është një vepër e pëlqyeshme dhe jo e detyrueshme8.

Thënë në mënyrë të përgjithshme, për shpërndarjen e kurbanit thuhet sa vijon:

(a) kurbani lejohet t’u shpërndahet tërësisht të varfërve, teksa lipset që më së paku atyre t’u jepet një pjesë e tij;

(b) një pjesë e kurbanit mund të hahet a mbahet në ruajtje nga bërësi i kurbanit;

(c) një tjetër pjesë e tij u jepet muslimanëve edhe nëse nuk janë të varfër;

(d) prej mishit të kurbanit mund t’u jepet edhe jomuslimanëve me të cilët nuk jemi në gjendje lufte, sidomos nëse ata janë prej farefisit, të varfërve apo fqinjëve (ky është mendimi i një sërë dijetarësh, kurse një grup tjetër i tyre janë të mendimit se kurbani duhet t’u jepet vetëm muslimanëve).9

Së fundi, bazuar në sa më sipër përgjigja për pyetjen e parashtruar është se lejohet pa problem që kurbani të bëhet në tjetër vend veç vendbanimit të bërësit të tij (p.sh. në Shqipëri), duke autorizuar për të një person a institucion kompetent të besueshëm, si dhe lejohet që një e treta e këtij kurbani t’i jepet prindit (në këtë rast nënës suaj në Shqipëri).

Allahu e di më mirë. KURBANI-VISET KU BËHET-KUJT I JEPET

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KURBANI-VISET KU BËHET-KUJT I JEPET

KURBANI-VISET KU BËHET-KUJT I JEPET

Poshtëshënim:

  1. Sunet i fortë: Traditë profetike e vazhdueshme jo e obligueshme, kryerja e të cilës shpërblehet dhe lënia e saj nuk ndëshkohet por s’është e denjë (e cenon personalitetin po) të lihet fare.
  2. Mundësia (financiare): Një person konsiderohet se ka mundësi (financiare) atëherë kur ai ka pasuri shtesë nevojave bazë jetike të tij dhe personave që është përgjegjës t’i mbajë (të kujdeset për ta) financiarisht.
  3. Vaxhib: Veprim i detyruar, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij ndëshkohet. Vaxhibi konsiderohet sinonim i farzit ndër shumicën e juristëve muslimanë, kurse në medh’hebin hanefi ai konsiderohet detyrim jokategorik dhe qëndron më poshtë se farzi (i cili konsiderohet detyrim kategorik); më konkretisht hanefijtë thonë se lënia e vaxhibit nuk angazhon (obligon) në botën tjetër një ndëshkim të njëjtë me lënien e farzit, por (lënia e vaxhibit) angazhon ndalimin nga ndërmjetësimi i Profetit (Paqja qoftë mbi të!), që konsiderohet mjaft si ndëshkim ndër të gjithë besimtarët muslimanë që shpresojnë fort në ndërmjetësimin që do të bëjë për ta Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!).
  4. Shih: islamqa dhe saaid.net.
  5. Shih: islamqa , islamqa dhe islamonline.
  6. Shih: islamqa dhe almoslim.
  7. Shih: saaid, islamqa, islamweb, islamweb dhe islamweb.
  8. Shih: islamqa.
  9. Shih: islamqa dhe islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top