Numri i fetvasë: 203 SI TË SILLEMI ME KË FYEN SIMBOLET ISLAME
Kategoria: IMANI-BESIMI DHE PRISHËSIT E TIJ
3 016 shfletues/klikues SI TË SILLEMI ME KË FYEN SIMBOLET ISLAME
Pyetje: SI TË SILLEMI ME KË FYEN SIMBOLET ISLAME
Kohëve të fundit po ballafaqohemi thuajse çdo ditë me persona të njohur të medias, që shajnë dhe provokojnë simbolet e muslimanëve. Cili duhet të jetë qëndrimi i muslimanit/es në raste të tilla?
Përgjigjja: SI TË SILLEMI ME KË FYEN SIMBOLET ISLAME
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Konflikti mes të vërtetës e të pavërtetës, të mirës dhe të keqes, është i hershëm. Profetët (Paqja qoftë mbi ata!), mbështetësit e tyre dhe ligjet hyjnore të përcjella prej tyre, i janë ekspozuar dendur valëve të sulmeve të padrejta, shpifjeve dhe pështjellimeve, nga popujt dhe armiqtë e tyre.Lexoni më tepër
Pjesa më e madhe e sulmeve të këtyre fushatave të padrejta, kanë pasur në shënjestër fenë islame, duke u ditur fakti se ajo përbën mesazhin përmbyllës hyjnor dhe lidhjen përmbaruese të njeriut me shpalljet hyjnore më të fundit. Së këtejmi, nuk është për t’u çuditur t’i gjesh shigjetat e atyre që sulmojnë ligjin hyjnor, t’i drejtohen të unifikuara Islamit dhe muslimanëve. Madje këto shigjeta hidhen pa rreshtur edhe nga persona që i përkasin mendësive të ndryshme konfliktuale mes tyre, por që i kanë lënë mënjanë armiqësitë e tyre dhe i janë kushtuar përpjekjeve për t’i penguar muslimanët në kapjen e fortë për parimeve të tyre fetare dhe për t’i lëkundur ata në bazat solide të fesë së tyre.
Prej sprovave të mëdha me të cilat ballafaqohet vazhdimisht bashkësia muslimane është edhe lufta ideologjike e cila – Allahu na ruajttë! – ka ndikuar deri edhe në bindjet fetare parimore islame të disa prej bijve të Bashkësisë Islame, ka lëkundur sigurinë e besimit të këtyre të fundit dhe i ka shtyrë këta të mashtrohen me ideologjitë e tjera, ta lënë në harresë fenë e tyre e madje të shkojnë deri në tallje dhe përçmim të ligjit të Zotit të tyre dhe ndjekësve të Tij.
Disa nga format e këtij sulmi vërehen haptaz sidomos në të ashtuquajturat “sheshet e dialogut”, shumica dërrmuese e të cilave nuk ngrihen mbi parime të shëndosha dhe etikë të lartë, por ngrihen mbi shpifje, gënjeshtra dhe informacione të trilluara e të pabaza; edhe nëse disa prej këtyre “dialoguesve” dalin të veshur me petkun e gazetarit gjasme të paanshëm dhe të ditur, që në fakt vetëm sa vjell dyshime të paqena dhe helmon publikun e gjerë.
Pavërtetësitë që thuhen kundër Islamit dhe muslimanëve në këto “sheshe”, nuk i takojnë kurrsesi kapitullit të lirisë së mendimit dhe shprehjes, por i takojnë shfrenimit në blasfemi dhe shthurje. Nuk është prej lirisë që të flasësh për Zotin pa dituri e pa kompetencë, të tallesh me besimin e miliarda njerëzve dhe të vjellësh mosbesim e ateizëm përmes mediumeve manipuluese, që i lakojnë tekstet e fjalët në favor të pavërtetësisë dhe shpërfytyrimit të së vërtetës.
Është detyrë e dijetarëve dhe porpaganduesve muslimanë, që ta ndriçojnë Bashkësinë Muslimane lidhur me rrezikun e këtij grupacioni njerëzish, si dhe ta mbrojnë popullatën muslimane nga mendësitë e të këtillëve. Kujdes duhet të tregohet sidomos për mbrojtjen nga sa në fjalë, të grave dhe të rinjve muslimanë, pasi këto dy grupe janë objektivi i këtyre grupacioneve dashakeqe, nisur nga ndikimi i madh që kanë gratë dhe të rinjtë muslimanë në shoqërinë islame.
Ndoshta disa nga mënyrat më të duhura sesi duhet të reagojë musimani/a në rastet kur ballafaqohet me talljen / përçmimin e simboleve islame janë sa vijon:
1. Përhapja e diturisë së dobishme nga Kurani dhe Tradita Profetike dhe sqarimi i moraleve dhe normave të Profetëve (Paqja qoftë mbi ata!), tre gjeneratave të para të dijetarëve muslimanë dhe të atyre të besueshëm e kompetentë të mëvonshëm, sidomos lidhur me çështjen e përfolur. E tillë gjë është arma më e mirë me të cilën mund të luftohen grupacionet dashakeqe në fjalë.
2. Çdo musliman/e që gjen në veten e tij/saj aftësi të mjaftueshme për të provuar pavërtetësinë e dilemave të ngritura prej këtyre dashakeqëve, duhet t’iu kundërpërgjigjet shpifjeve të tyre dhe t’i përgënjeshtrojë ato.Lexoni më tepër
Çdo musliman/e që i ka kapacitetet e mësipërme, me shumë gjasa e ka për detyrë të jetë aktiv në këtë çështje, bazuar në thënien e Allahut të Madhëruar: “… prej çdo bashkësie (muslimane), një grup të mbetet mbrapa, që të thellohet në mësimin e fesë dhe kështu të këshillojë popullin e vet…”
3. Muslimani/a e ka për detyrë t’i bojkotojë dhe injorojë këto informacione (portale, gazeta etj.), sepse ka shumë të ngjarë që e tillë gjë të përbëjë ilaçin e duhur kundër lapsave të helmatisur të këtyre dashakeqëve dhe shuarësin special të zemrave zjarrvënëse të tyre. Është fakt se këta dashakeqë shpeshherë mund të marrin karburant nga kundërpërgjigjet e pamatura të disa muslimanëve.
4. Dijetarëve dhe thirrësit muslimanë të kualifikuar e më gjerë, u del për detyrë këshillimi i individëve që u përkasin këtyre grupacioneve dashakeqe dhe ftesa e tyre që t’i frikësohen Zotit e të heqin dorë nga kjo metodologji dhe rrugë e rrezikshme që po ndjekin. Ky këshillim duhet të jetë siç na mëson Allahu i Lartësuar në Kuranin fisnik, me urtësi dhe predikim të bukur.Lexoni më tepër
Thirrësi musliman nuk duhet kurrsesi të bie pre e provokacioneve të këtyre grupacioneve dashakeqe dhe bëhet palë me ta në shkëmbim sharjesh e provokacionesh, pasi e tillë gjë shpie në shuarjen e objektivit të muslimanit dhe ndezjen e synimit të dashakeqëve të tij.
QËNDRIMI NDAJ DYSHIMEVE FETARE
Allahu e di më mirë. SI TË SILLEMI ME KË FYEN SIMBOLET ISLAME
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ SI TË SILLEMI ME KË FYEN SIMBOLET ISLAME
SI TË SILLEMI ME KË FYEN SIMBOLET ISLAME
Të afërta
Shpërndajeni Fjalën e Mirë: