“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)
Si duhet të veprojmë kur gjejmë një magji? A mund ta prishim vetë atë apo duhet t’ia dorëzojmë patjetër një personi kompetent?
Përgjigjja: PRISHJA E MAGJISË-NJOHURI BAZË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me parashtrimin e mësipërm thuhet sa vijon1:
Së pari: Prishja e magjisë 1 / 5; hyrje, ajetet kryesore për prishjen e magjisë, si të veprojmë me magjinë.
Prishja e magjisë – pjesa 1; hyrje, ajetet kryesore për prishjen e magjisë, si vepron personi nëse i bie në dorë një magji, si ta prishim vetë një magji…
Cila është mënyra apo rruga e duhur që duhet të ndjek muslimani/a për marrjen e diturisë fetare islame në lidhje me çështjen e adhurimeve islame (në lëmin sheriatik), e cila mundëson ndjekjen e të vërtetës dhe arritjen tek ajo?
Përgjigjja: RRUGA E THEMELIMIT TË NJOHURIVE ISLAME
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Detyra e muslimanit është që në çështjen e adhurimeve islame (në lëmin sheriatik) të përpiqet të ndjekë të vërtetën dhe të arrijë tek ajo.
A është e saktë se rukja e mëposhtme i përcaktohet shejkh Ibn Xhibrinit dhe a është në rregull që unë ta bëj atë vet në shtëpi? Pikërisht në lidhje me këtë çështje në një portal islam ka ardhur: Dijetari Ibn Xhibrin (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Kush është goditur nga mësyshi dhe nuk e di se kush e ka goditur dhe nuk mundet të marr nga gjurmët e tij, dhe kush ka sihër (magji) dhe nuk është larguar nga trupi i tij, le të marr enë me ujë dhe le të lexojë ai vet:
Kam afër një familje muslimane që janë fillestarë në faljen e namazit. Falet djali dhe e jëma, ndërsa vajza kish pas qenë falur por e ka lënë pasi e ka parë dikush duke u falur. Unë mendova t’i këndoj suren El-Fatiha, 5 ajetet e para te sures El-Bekare, Ajetin Kursij, Suren El-Kafirun, El-Ihlas, El-Felek dhe En-Nas. Këto sure a mjaftojnë dhe si është më e mira që t’i këndoj, 3, 5 apo 7 herë?
Përgjigjja: RUKJA-NGA KUSH-PËR KË-KUR-SA HERË BËHET
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Vëllai im ka ndërruar jetë duke u vetëvrarë, por ai la një letër ku kishte shkruar disa herë: “Parajsa apo Zjarri… Parajsa apo Zjarri…” Ai besonte në Ditën e Ringjalljes, në Xhenet dhe Xhehenem… Mamaja e tij është lënduar shumë, por ajo po bën durim në këtë çështje, që i përket vendimit dhe caktimit të Allahut të Madhëruar. Lëndimi i saj më i madh është ngaqë i biri ka kryer vetëvrasje dhe siç dihet vetëvrasësi është në Zjarr. Duke marrë shkas nga sa më sipër më lejoni të shtroj pyetjen: A më lejohet mua që të bëj në dobi të tij, çfarë lejohet të bëhet në përgjithësi në dobi të muslimanit të vdekur, si: lëmosha, lutja etj.?
Kohëve të fundit po ballafaqohemi thuajse çdo ditë me persona të njohur të medias, që shajnë dhe provokojnë simbolet e muslimanëve. Cili duhet të jetë qëndrimi i muslimanit/es në raste të tilla?
Përgjigjja: SI TË SILLEMI ME KË FYEN SIMBOLET ISLAME
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Konflikti mes të vërtetës e të pavërtetës, të mirës dhe të keqes, është i hershëm. Profetët (Paqja qoftë mbi ata!), mbështetësit e tyre dhe ligjet hyjnore të përcjella prej tyre, i janë ekspozuar dendur valëve të sulmeve të padrejta, shpifjeve dhe pështjellimeve, nga popujt dhe armiqtë e tyre.
Disa persona shkojnë tek magjistarët apo fallxhorët, duke besuar se këta të fundit e dinë të fshehtën dhe duke u besuar fjalëve të tyre. Disa të tjerë shkojnë tek magjistari dhe falltari dhe e besojnë fjalën e tyre, por besojnë gjithashtu se magjistari apo falltari nuk e di të fshehtën, porse ai e merr atë nga xhindet që përgjojnë lajmin qiellor të zbritur tek engjëjt e qiellit të dynjasë apo nga xhindet shoqërues të njeriut. Disa të tjerë shkojnë dhe i pyesin magjistarët, por nuk u besojnë aspak atyre. Cila është dispozita për secilin prej këtyre rasteve?
Persona të ndryshëm i kemi parë të shkojnë tek magjistarët a fallxhorët dhe t’u besojnë atyre, disa të tjerë shkojnë por nuk u besojnë, kurse disa të tjerë shkojnë për t’i demaskuar apo ndaluar nga e keqja. Cila është dispozita (gjykimi islam) për shkuarjen tek magjistari dhe falltari, sidomos për atë që shkon tek ata për t’i përgënjeshtruar apo demaskuar para njerëzve?
Përgjigjja: SHKUARJA TEK MAGJISTARI-FALLTARI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
A bën të këndohen Ajetul Kursij, suret (kaptinat kuranore) Ikhlas, El-Felek dhe En-Nas, si dhe ajete të veçanta kuranore, për të fituar mbrojtjen hyjnore nga hajdutët dhe keqbërësit; d.m.th. të bëhen për shtëpinë (kur mbyllim derën e shtëpisë) ose të bëhen për ndonjë mall me vlerë?
Përgjigjja: MBROJTJA E PASURISË NGA KEQBËRËSIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Sa i përket, mbrotjes së pronave dhe kapitaleve prej vjedhjes dhe dëmtimit, nuk dihet të ketë ndonjë hadith të saktë të veçantë. Por, sa në fjalë mbrohet me lutje drejtuar Allahut të Madhëruar; me mbështetjen vetëm tek Ai në mbrojtjen prej dëmeve të këtilla dhe në tërë çështjet tona si muslimanë; si dhe me pastrimin e vendit që synohet të mbrohet nga të gjitha llojet e mëkateve, duke qenë se mëkatet që bëhen në këto vende apo ambiente, tërheqin shejtanët dhe largojnë engjëjt, duke e lënë kapitalin ku bëhen këto mëkate (shtëpinë dhe banorët e saj, etj.) të zhveshur nga mbrojtja e ruajtja hyjnore dhe automatikisht nën shenjestrën e shejtanit dhe planeve djallëzore.1
A është e drejtë që ateizmi a femohimi të konsiderohet idhujtari (politeizëm)? Cili është mendimi juaj për atë që thotë se ateizmi në një formë apo një tjetër përbën idhujtari?
Përgjigjja: A JANË IDHUJTARË FEMOHUESIT-ATEISTËT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Është shumë e vërtetë se femohuesit apo ateistët janë idhujtarë, sepse ata e cilësojnë “natyrën” me cilësitë hyjnore të pëhershmërisë, përjetësisë, krijimit, ndikimit, komandimit etj., bazuar në “profetët” e tyre Darvinin, Marksin, Engëlsin etj.