“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)
Cila është dispozita e gargaras (madmadas / shpërlarjes së gojës) dhe ujëthithjes me hundë (istinshakut / thithje-shfryrjes së ujit me hundë) gjatë agjërimit?
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Agjëruesi i nënshtrohet dispozitave të abdesit1 dhe guslit2 dhe mënjanon gargarën me tepri3 (gurgullimin e ujit në tërësinë ose shumicën e gojës deri në skajet e grykës) dhe ujëthithjen hundore me tepri4 (thithjen e ujit në tërësinë ose shumicën e hundës deri në skajin e brendisë së hundës)5.
A mund të jepni disa njohuri kryesore në lidhje me formën e gargaras (madmadas / shpërlarjes së gojës) dhe ujëthithjes me hundë (istinshakut / thithje-shfryrjes së ujit me hundë) që duhet kryer kur merret abdes1 ose gusël2?
Përgjigjja: GARGARA-UJËTHITHJA ME HUNDË-FORMA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me pyetjen e parashtruar, juristët muslimanë kanë përmendur sa vijon3:
Së pari: Përkufizimi i madmadas (gargaras) dhe istinshakut (ujëthithjes me hundë)
Cilat janë njohuritë kryesore në lidhje me dispozitën e gargaras (madmadas / shpërlarjes së gojës) dhe ujëthithjes me hundë (istinshakut / thithje-shfryrjes së ujit me hundë) gjatë guslit dhe abdesit?
Përgjigjja: GARGARA-UJËTHITHJA ME HUNDË-DISPOZITA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me dispozitën e gargaras dhe ujëthithjes me hundë në gusël1 dhe abdes2, juristët muslimanë ndajnë mendimet kryesore si vijon3:
A mund të na shpjegoni se si ndikojnë zakonet dhe lehonia femërore tek agjërimi i Ramazanit?
Përgjigjja: ZAKONET-LEHONIA PENGOJNË AGJËRIMIN
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Agjërimi i muajit të Ramazanit i obligohet gruas së paprekur nga gjërat që e pengojnë agjërimin. Më konkretisht prej këtyre penguesve janë zakonet dhe lehonia femërore, prandaj gruas së cilës i vijnë menstruacionet ose lehonia gjatë ditës së agjërimit, nuk i lejohet të agjërojë, por nëse pastrohet para agimit ajo e ka obligim ta agjërojë ditën e Ramazanit.
Si kryhet gusli (larja e trupit) pas marrëdhënieve seksuale; merret abdest dhe lahesh komplet, kaq është? Çfarë gjërash të tjera kryesore duhet të kihen parasysh lidhur me guslin?
Përgjigjja: GUSLI-LARJA RITUALE E GJITHË TRUPIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Zakonisht ne i presim thonjtë në banjo ose në koshin e mbeturinave dhe i hedhim në këtë të fundit; a është në rregull kjo dhe çfarë duhet të kemi tjetër parasysh në lidhje me prerjen e thonjve? Po kështu, a duket në rregull që një person i familjes të vijë për vizitë tek dikush dhe t’i pres thonjtë para balkonit ose oborrit të shtëpisë së tij?
Përgjigjja: ETIKA E THONJVE-THONJTË DHE MAGJIA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Shumica dërrmuese e juristëve muslimanë janë të mendimit se loti, djersa dhe të ngjashmit me to (si qyrret dhe uji që del nga hunda në përgjithësi) nuk janë pisllëk ritual (nexhase2), pavarësisht nëse dalin për shkak sëmundje ose jo, por konsiderohen ritualisht të pastra, bazuar në parimin juridik islam i cili thotë, se “si rregull, të gjitha gjërat (lëndët) konsiderohen të pastra dhe asnjë prej tyre nuk quhet ritualisht e pisët, përveçse nëse ka argument sheriatik (ligjor islam) që e mbështet një gjë të tillë”.
A lejohet marrja e abdesit në nevojtore dhe bërja e duave (lutjeve) të abdesit në të? Po të folurit e rëndomtë në nevojtore a është veprim i qortueshëm?
Përgjigjja: ABDESI-BISMILAJA-FJALOSJA NË BANJO
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Paraprakisht duhet ditur se me nevojtore nënkuptohet vendi i posaçëm ku gjendet ndenjësja e WC-së.
Së pari: Marrja e abdesit1 (pastrimit të vogël ritual) në nevojtore
Në lidhje me marrjen e abesit në nevojtore, dy mendimet më kryesore të dijetarëve janë2:
Në një rast gjendesha në banjo ku po nxirrja rrobat nga lavatriçja dhe telefonin (celular) e kisha mbi lavatriçe. Një motër muslimane më shkruajti dhe unë duke e ditur se ajo e ka kohën të kufizuar, nxitova t’i kthej përgjigje dhe i shkrova: “Zoti i Madh të ndihmoftë…” Ajo deshi të më marr në telefon por unë i thashë të mos më merrte sepse gjendesha në banjo. Kur ajo e kuptoi këtë, më tha të mos shkruaja në banjo lutjet që kisha bërë sepse është shumë gjynah. Unë kam pas pyetur dhe më kanë pasë thënë se nuk ka problem që në banjo të bëhet duaja (lutja / përmendja) e abdesit. Po kështu dihet se në banjo personit mund t’i vijnë mendime të ndryshme. Ajo që unë di është se, që personi të mos bjerë në gjynah, atij i mjafton që lutjet dhe mendimet e veta të mos i thotë me zë në këtë vend. A mund të na jepni një përgjigje lidhur me këtë çështje?
Cila është dispozita e leximit të pazëshëm (me mend) të Kuranit kur jemi të pisët? Po dispozita e dëgjimit të tij gjatë raportit seksual?
Përgjigjja: DËGJIMI-LEXIMI I KURANIT PA ZË NË BANJO
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Nëse me pyetjen e parashtruar synohet leximi i Kuranit kur në trupin apo rrobën tonë gjendet një nexhase1 (pisllëk), përgjigjja është se në këtë rast leximi i Kuranit lejohet por është mekruh2 (i papëlqyeshëm) me kushtin që personi të mos jetë xhunub3 (në gjendjen e papstërtisë së madhe rituale) ose (për femrën) me të përmuajshmet apo lehone.