“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)
A lejohet shkëputja prej imamit dhe dhënia selam para tij nëse imami falë pesë rekate në namazin farz (të obliguar) katër rekatësh? Me fjalë të tjera, si duhet të veprojë xhemati (ndjekësi) nëse imami i tij shton një rekat në namaz?
Përgjigjja: NËSE IMAMI NGRIHET NË REKATIN E PESTË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me çështjen e parashtruar thuhet sa vijon:
Mendimi i saktë (që përbën mendimin e shumicës së juristëve muslimanë) është se kush falet pas imamit e ka të ndaluar (haram) që ta ndjek imamin nëse (ky person që po falet pas këtij imami) e di se kemi të bëjmë me një shtesë në namaz (në rastin në fjalë me faljen e një rekati më tepër), pasi të vepruarit kësisoj (shtesa me dashje dhe vetëdije në namaz) e bën namazin të pavlefshëm, sepse “pasimi në diçka që nuk është e ligjëruar nuk lejohet”, si dhe bazuar në rregullin e “ndalimit të sjelljes së shtesave të qëllimshme në namaz”.
Më pëlqen të ndjek medh’hebin hanefi. Doja të pyesja, se a bën që të falen synetet (nafilet/faljet vullnetare), katër rekate pa shkëputje, apo është e përcaktuar që ato të falen dyshe-dyshe. Unë i kam falur katër pa shkëputje dhe më thanë ku e ke argumentin.
Përgjigjja: SELAMI PAS ÇDO 4-REKATËSHI NAFILEJE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me këtë çështje thuhet sa vijon:
Së pari: Ndjekja e një mendimi të caktuar juridik islam
A bën që i njëjti imam t’i falë dy namazet e të njëjtës xhuma (ta rifalë namazin e ditës së premte), nëse ka edhe disa hoxhallarë apo persona të tjerë prezent që mund ta falin xhumanë?
Përgjigjja: RIFALJA E XHUMASË NGA I NJËJTI IMAM
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me këtë çështje, në mënyrë të përmbledhur, thuhet sa vijon1:
Së pari: Falja e farzit pas imamit që po fal nafile
Siç dihet nëse personi e ka falur një herë farzin (qoftë i vetëm, qoftë me xhemat) dhe pastaj e përsërit atë (qoftë edhe duke gabuar dhe bërë sërish nijetin e farzit), namazi i parë nuk prishet, porse është ky namaz i parë ai që i konsiderohet personit falje e farzit dhe shlyerje e këtij të fundit; teksa namazi i përsëritur i konsiderohet nafile (dhe si rregull përsëritja bëhet vetëm në situata të caktuara, siç do të ceket më poshtë)2.
Kam dëgjuar se dhikri i tesbiheve pas namazit bëhet edhe nga 10 herë ose 25 herë, përveç atij 33 herë që praktikohet në përgjithësi. Desha të di a qëndron një gjë e tillë dhe nëse po a mund të na jepni një informacion më të zgjeruar rreth kësaj.
Përgjigjja: NUMRI I TESBIHEVE PAS NAMAZIT-TRAJTAT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me tesbihet1 që numërohen pas namazit të detyruar2, në transmetimet e sakta profetike kanë ardhur katër trajtat në vijim3:
Doja një informacion të gjerë nëse është e mundur, rreth namazeve, kur ato dalin kaza, p.sh. cila është radhitja e faljes së tyre; kur për shembull ke falur sabahun dhe namazet e tjera nuk i ke falur (ngaqë ke qenë në spital i helmuar apo sëmurë).
Përgjigjja: SHLYERJA E NAMAZEVE KAZA NGA I SËMURI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me parashtrimin e mësipërm thuhet sa vijon1:
A konsiderohet afër për të shkuar për t’u falur në të, xhamia që gjendet rreth 2.5 km larg shtëpisë së personit?
Përgjigjja: KUR KONSIDEROHET XHAMIA E AFËRT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Dispozita e faljes së namazit farz me xhemat në xhami (për burrat), bazohet në faktin nëse xhamia gjendet në një distancë të afërt me dëgjuesin e ezanit, të atillë që ezani i kësaj xhamie të mund të dëgjohet kur bëhet në gjendje normale (pa erë, zhurma dhe ngjashëm prej penguesve të dëgjimit) dhe me një zë të ngritur si normalisht prej muezinit (pa përdorimin e altoparlantëve / zmadhuesve të zërit)1.
A mund të na tregoni disa njohuri kryesore në lidhje me Namazin e Duhasë, mbi kuptimin (përkufizimin), dispozitën, formën dhe kohën e faljes së tij? Çfarë pjese kuranore këndohet në këtë namaz dhe a falet apo jo ai njëjtë si namazet e njohura me dy rekate?
Përgjigjja: RRETH NAMAZIT TË DUHASË-PARADITES
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Lidhur me kuptimin (përkufizimin), dispozitën, formën dhe kohën e faljes së Namazit të Duhasë, juristët muslimanë përmendin njohuritë kryesore në vijim1:
Më ndodhi një ditë që më kapi një gjumë i thellë nga mëngjesi dhe nuk u përmenda vetëm se kur më zgjuan shokët në perëndimin e diellit. Çfarë duhet pasur parasysh për raste të tilla?
Përgjigjja: GJUMI I SHUMTË-DISPOZITA-KËSHILLA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me mbetjen në gjumë të thellë thuhet sa vijon1:
Së pari: Gjumi i tepërt konsiderohet i papëlqyeshëm (mekruh2)
Juristët muslimanë e konsiderojnë të papëlqyeshëm (mekruh) gjumin e tepërt, pasi prej tij njeriu humbet kryerjen e sa e sa veprave të mira (adhurimeve) që mund të bëhen gjatë ditës dhe sigurisht që kjo papëlqyeshmëri vlen nëse ky gjumë i tepërt nuk shpie në çuarjen dëm të ndonjë detyrimi fetar (si namazi p.sh.) apo në rënie në ndonjë haram (vepër të paligjshme).
Cilat janë argumentet juridike islame me të cilat juristët e përmbajtur muslimanë, e mbrojnë mendimin / qëndrimin përgjithësues të tyre se, ritualet festive të rregullta, me veprime, si: grumbullimi, urimi, lodrimi etj.; hyjnë tek festat fetare?
Përgjigjja: FESTAT JOLEGJITIME-QËNDRIMI I PËRMBAJTUR
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Qëndrimi bazë i dijetarëve muslimanë të përmbajtur është se, ritualet festive të rregullta, që bartin veprime të tilla si: grumbullimi, urimi, lodrimi etj.; hyjnë tek festat fetare, kurse në mënyrë më të detajuar thuhet sa vijon1:
Me afrimin e fundvitit por edhe më gjerë, bëhemi shpesh dëshmitarë të qëndrimeve ndër disa muslimanë se nuk përbën problem që të festohen apo thënë ndryshe të bëhemi palë në aspektin tradicional, sa i përket festave që nuk kanë karakter të qartë fetar dhe që thjesht bëjnë pjesë tek traditat njerëzore. A mund të na ndriçoni mbi këndvështrimin që duhet të ketë muslimani/a mbi kuptimin dhe urtësinë e festave sipas fesë islame?