JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

FORMA E FALJES SË NAMAZIT TË BAJRAMIT

Numri i fetvasë: 415 FORMA E FALJES SË NAMAZIT TË BAJRAMIT

Kategoria: PËRSHKRIMI I NAMAZIT TË BAJRAMIT

867 shfletues/klikues FORMA E FALJES SË NAMAZIT TË BAJRAMIT


 Pyetje: FORMA E FALJES SË NAMAZIT TË BAJRAMIT


Cila është forma e faljes së Namazit të Bajramit, në veçanti ajo e tekbireve të këtij namazi?


 Përgjigjja: FORMA E FALJES SË NAMAZIT TË BAJRAMIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me formën e faljes së Namazit të Bajramit dhe tekbireve shtesë të këtij namazi, thuhet sa vijon1:

Namazi i Bajramit (bazuar në një nga mendimet e juristëve muslimanë që përbën qëndrimin e medh’hebit hanefi) falet si namazi farz i sabahut ose i xhumasë (pra me dy rekate), por me ndryshimin se në Namazin e Bajramit merren 6 tekbire (thënie: ALL-LLAAHU EKBER) shtesë. Tekbiret shtesë merren duke i ngritur duart dhe lidhur ato. Mes këtyre tekbireve nuk thuhet gjë dhe intervali i heshtjes mes tyre është sa koha e duhur për thënien e tre tesbihëve (SUBȞAAN ALL-LLAAH).

Tekbiret shtesë merren si vijon:

a. Në rekatin e parë: pas tekbirit fillestar dhe SUBȞAANEK-es, por pa e lexuar “EUDHU-BESMELEN”, merren 3 tekbire shtesë dhe pas tyre vijojmë me leximin e “EUDHU-BESMELES”, pastaj lexohet surja El-Fatiha dhe pastaj kryhen me radhë veprimet e tjera (njëjtë si në namazin farz të sabahut apo xhumasë); pra në rekatin e parë thuhen fjalët në vijim:

– ALL-LLAAHU EKBER (tekbiri fillestar i çeljes së namazit)

– SUBȞAANEKELL-LLAAHUM-ME UE BIȞAMDIKE UE TEBAAREKE-SMUKE UE TEĂALA XHED-DUKE UE LAA ILAAHE GAJRUKE

– ALL-LLAAHU EKBER (ngrihen duart me tekbir dhe pastaj ulen e lidhen duke qendruar keshtu rreth 10 sekonda)

– ALL-LLAAHU EKBER (ngrihen duart me tekbir dhe pastaj ulen e lidhen duke qendruar keshtu rreth 10 sekonda)

– ALL-LLAAHU EKBER (ngrihen duart me tekbir dhe pastaj ulen e lidhen duke qendruar keshtu rreth 10 sekonda)

– EǓUDHU BIL-LAAHI MINESH-SHEJŤAANIR-RAXHIIM, BISMIL-LAAHIR-RAȞMEENIR-RAȞIIM. EL-ȞAMDU LIL-LAAHI RAB-BIL ǍALEMIIN… (pastaj vijohet si normalisht).

b. Në rekatin e dytë: (pas ngritjes nga rekati i parë) lexohet surja El-Fatiha dhe një sure tjetër pas saj, më pas para rënies në ruku merren 3 tekbire shtesë, pas tyre thuhet tekbiri i katërt për rënien (përkuljen) në ruku dhe pastaj kryhen me radhë veprimet e tjera (njëjtë si në namazin farz të sabahut apo xhumasë); pra në rekatin e dytë thuhen fjalët në vijim:

– BISMIL-LAAHIR-RAȞMEENIR-RAȞIIM. EL-ȞAMDU LIL-LAAHI RAB-BIL ǍALEMIIN…

– ALL-LLAAHU EKBER (ngrihen duart me tekbir dhe pastaj ulen e lidhen duke qendruar keshtu rreth 10 sekonda)

– ALL-LLAAHU EKBER (ngrihen duart me tekbir dhe pastaj ulen e lidhen duke qendruar keshtu rreth 10 sekonda)

– ALL-LLAAHU EKBER (ngrihen duart me tekbir dhe pastaj ulen e lidhen duke qendruar keshtu rreth 10 sekonda)

– ALL-LLAAHU EKBER (tekbiri i kalimit në ruku)

– SUBȞAANE RAB-BIJEL ĂĎȞIIM… (pastaj vijohet si normalisht)

Allahu e di më mirë. AGJËRIMI I MUHARREMIT KUNDREJT SHABANIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ FORMA E FALJES SË NAMAZIT TË BAJRAMIT

FORMA E FALJES SË NAMAZIT TË BAJRAMIT

Poshtëshënim:

  1. Shih: islamweb dhe almrj3.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top