JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

PASI HA IFTAR KUPTON SE KA PERËNDUAR

Numri i fetvasë: 416 PASI HA IFTAR KUPTON SE KA PERËNDUAR

Kategoria: ETIKA E AGJËRIMIT

690 shfletues/klikues PASI HA IFTAR KUPTON SE KA PERËNDUAR


 Pyetje: TEKSA HA SYFYRIN KUPTON SE KA AGUAR


Më ndodhi sot – jo me qëllim – që teksa Iftari ishte në orën 20:00, për shkak të ndryshimit të orës, gabimisht e kam çel iftarin nje orë para, domethënë në orën 19:00. Jam shumë e shqetësuar për këtë. Çfarë më rekomandoni? Pasi e kam çel iftarin e kam  parë se është ende herët, ende dritë, mirëpo pata filluar me ngrënien! A kam rënë në gjynah? Në fakt është hera e parë që më ndodh diçka e tillë.


 Përgjigjja: TEKSA HA SYFYRIN KUPTON SE KA AGUAR


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Sqarimi i pyetjes në fjalë vjen në përputhje me situatat përkatëse në vijim1:

Situata e parë: Personi ka ngrënë, pirë etj., duke menduar (pra mendimi i tij më i fuqishëm ka qenë) se dita ka perënduar

Rasti i parë: Personi ka ngrënë, pirë etj. para perëndimit, duke menduar se dita ka perënduar; pastaj atij para perëndimit i është bërë e qartë ose ka kuptuar se dita nuk ka perënduar dhe pas kësaj ai (para perëndimit të kësaj dite) sërish ka ngrënë, pirë apo bërë diçka nga prishësit e agjërimit; në këtë rast agjërimi është prishur dhe personi duhet të pendohet (sepse ka ngrënë me dashje teksa e kishte obligim të agjëronte) dhe duhet ta agjërojë këtë ditë më pas.Lexoni më tepër

Rasti i dytë: Personi ka ngrënë, pirë etj. para perëndimit, duke menduar se dita ka perënduar; pastaj atij pas perëndimit të kësaj dite i është bërë e qartë ose ka kuptuar se dita nuk kishte perënduar; për këtë rast juristët muslimanë kanë dhënë dy mendime:

Mendimi i parë: Mendimi parësor (që përbën mendimin e shumicës, përfshirë medh’hebin hanefi) është se nëse personi ka ngrënë, pirë etj., duke menduar se dita ka perënduar; dhe më pas i bëhet e qartë (mëson me siguri) se dita kishte perënduar kur ai ka qenë duke ngrënë, pirë apo bërë një prej prishësve të agjërimit, në këtë rast agjërimi është prishur.

Mendimi i dytë: Mendimi i disa dijetarëve (që përbën mendimin e disa dijetarëve të hershëm, Ibn Tejmijes dhe  Ibn Uthejminit) është, se personi i rastit të mësipërm (të përmendur në mendimin e parë) nuk e ka prishur agjërimin, ngaqë ai (kur ka qenë duke ngrënë, pirë etj.) ka menduar se dita nuk ka perënduar, prandaj agjërimi i tij konsiderohet i saktë.

Rasti i tretë: Personi ka ngrënë, pirë etj. para perëndimit, duke menduar  se dita ka perënduar dhe pastaj atij para perëndimit të ditës i është bërë e qartë ose ka kuptuar se dita nuk ka perënduar dhe pas kësaj personi është ndaluar nga prishësit e agjërimit. Edhe për këtë rast vlen sa u tha më sipër në rastin e dytë.

Situata e dytë: Personi ka ngrënë, pirë etj., duke dyshuar (pa qenë i sigurt ose pa qenë mendimi i tij më i fuqishëm) se dita ka perënduar

Nëse personi ha, pi etj., pa qenë i sigurt ose pa qenë mendimi i tij më i fuqishëm se dita ka perënduar, e më pas personit nuk i bëhet e qartë (nuk mëson me siguri) se dita kishte perënduar / sidomos nëse atij i bëhet e qartë (mëson me siguri) se dita nuk kishte perënduar kur ai ka qenë duke ngrënë, pirë apo bërë një prej prishësve të agjërimit; për këtë rast juristët muslimanë janë të mendimit se personi duhet të pendohet dhe ta agjërojë këtë ditë më pas (sepse ka ngrënë me dashje teksa e ka pasur obligim që të agjërojë, pasi origjina është mbetja e ditës derisa të bindemi apo kemi mendimin më të fuqishëm se dita ka perënduar).Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. PASI HA IFTAR KUPTON SE KA PERËNDUAR

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ PASI HA IFTAR KUPTON SE KA PERËNDUAR

PASI HA IFTAR KUPTON SE KA PERËNDUAR

Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top