(Për të hapur linket/lidhjet e mëposhtme, klikoni mbi linkun e dëshiruar!)
SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR Lexoni më tepër
SI SHPAGON I PAMUNDURI PËR TË AGJËRUAR
Pyetja: Sa është kompensimi që duhet të jap për çdo ditë të paagjëruar personi që e ka të pamundur që të agjërojë (për një arsye të përhershme penguese nga agjërimi) dhe kur nxirret ky kompensim? A duhet që ky kompensim të jetë patjetër ushqim apo lejohet që ai të jepet edhe në të holla?
Përgjigjja:
Shumica e juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi) janë të mendimit se i obliguari me agjërim, i cili e ka të pamundur të agjërojë (gjatë gjithë vitit) për shkak të një arsyeje të përhershme penguese, si pleqëria e thyer apo sëmundja kronike (e përhershme) që pengon nga agjërimi, i këtilli e ka obligim të japë fidje (shpagojë) për çdo ditë të paagjëruar.
Në lidhje me trajtën e nxjerrjes së fidjes (shpagimit në fjalë), dijetarët muslimanë kanë dy mendime kryesore:
Mendimi i parë: Nxirret ushqim dhe jo para (sipas mendimit të shumicës së juristëve muslimanë, ashtu që i jepet të varfrit musliman minimalisht rreth 750 gr – më e rezervuara është të jetë 1.5 kg – nga soji i ushqimeve bazë të vendit, si orizi etj.) Po kështu lejohet edhe ushqimi i të varfërve (ngopja e tyre) me ushqim të gatshëm.
Mendimi i dytë: Nxirret në para (sipas medh’hebit hanefi) etj., sidomos nëse kjo është më e dobishme për të varfrit (ky është dhe mendimi i Ibn Tejmijes).
Kurse në lidhje me nxjerrjen e fidjes (shpagimit në fjalë), dijetarët muslimanë kanë përmendur rregullat kryesore në vijim:
Së pari: shumë dijetarë kanë lejuar që fidja (shpagimi) të nxirret edhe në formën e nënprodukteve të drithërave si miell, makarona (që përbën mendimin e Ibn Uthejminit etj.), bukë dhe ngjashëm;
Së dyti: fidja e shumë ditëve mund t’i jepet një të varfri të vetëm;
Së treti: fidja është më parësore të mos nxirret para agimit të ditës që shpagohet;
Së katërti: fidja mund të nxirret pas çdo dite të shpaguar më vete, ose mund të nxirret njëherazi pas përfundimit të Ramazanit (për të gjithë ditët e paagjëruara);
… materiali i plotë: https://www.jetaever8.de/si-shpagon-i-pamunduri-per-te-agjeruar/ …
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim!
SI E KOMPENSON I PENDUARI RAMAZANIN Lexoni më tepër
SI E KOMPENSON I PENDUARI RAMAZANIN
Edhe 16 ditë … Ramazani 2023 / 1444 h. (nata e parë pritet me perëndimin e 22 marsit / dita e parë me agimin e 23 marsit)
Pyetja: Muslimani që e ka lënë pa agjëruar me dashje Ramazanin, a e ka për detyrë që ta kompensojë (kryej kaza) agjërimin e pakryer pasi të pendohet? Nëse po, si vepron?
Përgjigjja:
Situata e parë: Nëse e ka nisur agjërimin e Ramazanit dhe pastaj e ka prishur brenda kohës së agjërimit:
Mënyra e parë: E ka prishur atë me ngrënie a pirje prej ushqimeve të zakonshme:
Mendimi i parë: Medh’hebi hanefi dhe maliki kanë thënë se në këtë rast ky person duhet të pendohet, t’i kërkojë falje Allahut, ta agjërojë më vonë këtë ditë dhe ta kompensojë këtë faj të bërë duke kryer shlyerjen e rreptë (agjëruar dy muaj pandërprerë për çdo ditë agjërimi të prishur pa justifikim);
Mendimi i dytë: Medh’hebi shafi’i dhe hanbeli (kjo përbën mendimin më të fuqishëm që i përket shumicës) thonë se në këtë rast ky person duhet të pendohet, t’i kërkojë falje Allahut, ta agjërojë më vonë këtë ditë dhe nuk e ka për detyrë shlyerjen e rreptë.
Mënyra e dytë: E ka prishur atë me marrëdhënie seksuale; të gjithë juristët janë të pajtimit se personi duhet të pendohet, t’i kërkojë falje Allahut, ta agjërojë më vonë këtë ditë dhe ta kompensojë këtë faj të bërë duke kryer kefaratin (shlyerjen) e rreptë.
Situata e dytë: Nëse personi nuk ka bërë fare nijet (qëllim) që me natë për të agjëruar Ramazanin dhe as që e ka nisur fare atë:
Mendimi i parë: Shumica e juristëve muslimanë (përfshirë katër medh’hebet) janë të mendimit (që është më i fuqishmi) se ky person e ka për detyrë të pendohet, t’i kërkojë falje Allahut dhe t’i kryej më pas ditët e pakryera të agjërimit të Ramazanit.
Mendimi i dytë: Një grup dijetarësh (prej të cilëve Ibn Tejmije dhe Ibn Hazmi), thonë se kujt e çel agjërimin me dashje, s’i bën dobi shlyerja e tij, nëse nuk e ka kryer në kohën përkatëse, pa justifikim ligjor islam; sepse kryerja e mëpastajme (kaza) e adhurimit, është transmetuar vetëm për rastin kur ai nuk kryhet në kohë për një arsye sheriatike…
… materiali i plotë: https://www.jetaever8.de/si-e-kompenson-i-penduari-ramazanin/ …
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim!
S’I DI DITËT E PASHLYERA NGA RAMAZANI
KRITERI I SËMUNDJES LIRUESE NGA AGJËRIMI
AGJËRIMI I TË SËMURIT ME ANEMI-PAGJAKËSI
PRISHJA E AGJËRIMIT PREJ PUNËS SË RËNDË
SHTATZËNA-GJIDHËNËSJA A AGJËROJNË
BËRJA E NIJETIT-QËLLIMIT TË AGJËRIMIT
PLOTËSIMI-ZËVENDËSIMI I AGJËRIMIT
KEFARATI SHLYES I AGJËRIMIT TË RAMAZANIT
ZAKONET-LEHONIA PENGOJNË AGJËRIMIN
ADHURIMI NË RAMAZAN GJATË ZAKONEVE
AGJËRIMI DUKE NDALUAR ZAKONET ME ILAÇE
ILAÇET QË MERR AGJËRUESI NGA ANUSI
DISPOZITA E VAKSINIMIT-AGJËRUESHËM
A LEJOHET PLAZHI NË VETVETE-AGJËRUESHËM
AGJËRIMI I KUJT FLE GJATË GJITHË DITËS
Vijon…